Ku ndodhen Malet e Vetëtimës?

November 27, 2013 14:43

Ku ndodhen Malet e Vetëtimës?

I nderuar lexues! Malet e vetëtimës janë një pjesë e malit të Çikës, faqja perëndimore e tij që ngrihet menjëherë mbi fshatrat Palasë, Dhërmi e Vuno. Përbëjnë pjesën më të lartë, më të ashpër dhe më të thyer të gjithë Çikës, për shkak të shtrirjes së tyre në kontaktin e zonës tektonike Jonike me atë të Sazanit. Malet e vetëtimës janë të përçarë nga përrenj të thatë e humnera shumë të thella. Janë të veshur dobët me bimësi, në pjesën e ulët me makje e në pjesën e lartë me halorë. Malet e vetëtimës përmenden nga autorët antikë me emrin Akrokeraune dhe shënohen edhe në hartat e vjetra. Nga Akrokeraunet sigurohej lënda e drurit për ndërtimin e anijeve. Emërtimi i tyre është i përligjur: mbi to vërehen shumë vetëtima.

November 27, 2013 14:43
Komento

1 Koment

  1. raimondi Vlonjati December 5, 06:48

    Po Karaburuni eshte pjese e maleve te Vetetimes ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*