Ku ndodhen Treportet?

June 3, 2018 22:39

Ku ndodhen Treportet?

Treportet janë rrip kodrinor toke në trajtën e një istmi të ngushtë në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim, me gjatësi 8 km e gjerësi 150 m – 3,2 km.

Kodrat përbëhen nga shkëmbinj miocenikë. Dikur ato kanë qenë ishuj dhe u bashkuan me tokën nëpërmjet rripave ranorë të krijuar prej veprimtarisë depozituese të detit.

Lartësia e tyre është 30-80 m. Gërryerja detare ka formuar gremina që bien 20-40 m mbi det. Në vende të tjera rripi është shumë i ulët dhe përbëhet nga mbushje rëre të imëta (zona e Kavalonës në perëndim të Nartës).

Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin bëhej nëpërmjet tre hyrjeve, sot ruhet vetëm njëra (ngushtica e peshkimit në veri), ndërsa dy të tjerat janë mbyllur nga veprimtaria depozituese e detit.

Në pjesën më të gjerë dhe më të lartë të Treporteve, gjendet fshati Zvërnec. Zgjatja drejt jugut e kësaj kodre formon kepin e Treportit.

b. m. / dita

June 3, 2018 22:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*