Ku ndodhet Deshati?

February 21, 2021 21:21

Ku ndodhet Deshati?

Deshati është mal në vargun malor të Korabit, në rrethin e Dibrës, me lartësi 2372 m (Velivari).

Shtrihet në skajin juglindor të këtij vargu midis pellgut të Dibrës në jug (Gryka e Radikës), luginës së përroit të Banjave në veri, luginës së Drinit të Zi në perëndim dhe luginës së Radikës në lindje.

Nëpër kurrizin ujëndarës të Deshatit kalon vija kufitare.

Ka formë të zgjatur nga veriu në jug, me reliev relativisht të butë. Dy majat kryesore janë Velivari e Kërçina (2342 m), me forma tipike kubeje.

Shpatet e Deshatit janë skalitur nga cirqet akullnajore, sidomos ato të shpatit lindor (jashtë kufirit).

Ka bimësi të zonës së dushkut, ahut dhe kullota të pasura alpine.

 

——

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

February 21, 2021 21:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim