Ku ndodhet Dëshnica?

March 3, 2016 12:27

Ku ndodhet Dëshnica?

I nderuar lexues!

Dëshnica është krahinë gjeografike-etnografike në pjesën veriperëndimore të rrethit të Përmetit. Rrethohet nga të gjitha anët nga male të larta gëlqerore (Trebeshina në perëndim, malësia e Skraparit në lindje, Qafa e Kiçokut në veri që e lidh me luginën e Osumit dhe Beratin). Vetëm në juglindje hapet në drejtim të luginës së Vjosës. Dëshnica është luginë kodrinore që përshkohet mes për mes nga përroi i Dëshnicës. Në pjesën e poshtme të përroit gjendet një fushë e sheshtë 5-6 km e gjatë dhe rreth 1 km e gjerë. Qendrat kryesore të banuara të zonës janë Këlcyra, kryeqendra e zonës, Ballabani, Zhepova, Mërtinja, Suka etj.

 

March 3, 2016 12:27
Komento

1 Koment

  1. qytetari B March 4, 11:09

    Eshte kenaqesi me keto panorma dhe sqarime qe jepi ju te Dites per krahinat e vendit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*