Ku kalon Drini i Zi?

November 12, 2017 08:40

Ku kalon Drini i Zi?

Drini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë.

Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave” nëse e kini dëgjuar.

Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore.

Shënon një pjesë të kufirit Republika e Maqedonisë – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë.

Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.

Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.

Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km.

n.s. / dita

November 12, 2017 08:40
Komento

1 Koment

  1. Z/K November 12, 15:01

    Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.Bashkimi i Drin it te Zi me Drinin e Bardhe bashkimin e bajne brenda liqenit te hidrocentralit te Fierzes,ish fshati Kolsh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*