Ku ndodhet gadishulli i Qefalit?
I nderuar lexues! Gadishulli i Qefalit ndodhet në bregdetin shqiptar të Jonit, në veriperëndim të qytetit të Sarandës. Gjendet midis grykës së Pogodës (Pogajetës) në veri dhe grykës së Rojdhesë në juglindje. Shtrihet në drejtim të veriperëndimit me një sipërfaqe 130 ha dhe gjatësi 2.25 km. Gadishulli është krejtësisht shkëmbor, i përbërë nga gëlqerorë të kretakut që ngrihen deri në lartësinë 140 m (në qendër të gadishullit). Vija bregdetare është shumë e thyer, e lartë, me gremina, guva e shpella si pasojë e gërryerjes së fuqishme detare. Në skajin veriperëndimor të gadishullit të Qefalit shtrihet kepi i Qefalit, një bllok shkëmbor i rrumbullakët që bie thikë mbi det.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento