Ku ndodhet Gjiri i Panormës?

October 10, 2019 14:00

Ku ndodhet Gjiri i Panormës?

Gjiri i Panormës (njihet edhe si Gjiri i Palermos) është gji deti në bregun shqiptar të Jonit, gjiri më i madh i krejt Rivierës Shqiptare.

Shtrihet në juglindje të Himarës, midis gadishullit të Panormës në juglindje dhe gadishullit të Kavadonit në veriperëndim.

Ka prejardhje tektonike, gjë që vihet në dukje nga brigjet shumë të thepisura, me gremina që bien 50-70 m nga thellësia e madhe e detit.

Gjiri i Panormës është njohur dhe përshkruar nga autorët antikë dhe me po këtë emër është shënuar edhe në hartat e vjetra.

Ali Pashë Tepelena, në gadishullin e vogël që futet në gji kishte ngritur një kështjellë, që është ruajtur mirë edhe sot, e cila kontrollonte rrugët detare për Jonin jugor.

Sot kështjella është shpallur monument kulture.

d.a. / dita

October 10, 2019 14:00
Komento

2 Komente

  1. mirel October 12, 15:44

    Nje copez mrekulli

    Reply to this comment
  2. DinPak October 15, 15:28

    “… Gjiri i Panormës është njohur dhe përshkruar nga autorët antikë …”, por i harruar qysh prej kohesh qe nuk mbahen mend, u be perseri i njohur ne kohet moderne, me nje shkelqim te papare ne te kaluaren, kur Mihal Kokedhimai iu hodh persiper si Mic Sokoli automjetit te turisteve spanjolle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank