Ku ndodhet ishulli Kune?

February 15, 2014 14:50

Ku ndodhet ishulli Kune?

 I nderuar lexues! Ishulli Kune është ishull ranor i ulët në bregdetin e Lezhës, në të djathtë të deltës së Drinit të Lezhës, 1.5 km larg bregut. Shtrihet me drejtim lindje-perëndim dhe ka sipërfaqe 125 ha. Është krijuar nga prurjet e ngurta të Drinit dhe kjo bën që forma dhe madhësia e tij të ndryshojnë vazhdimisht. Në një rrip të ngushtë ranor në anën lindore kalon rruga që lidh ishullin me Lezhën. Në anën jugore e lindore laget nga laguna e Merxhanit. Më shumë se gjysma e ishullit zihet nga një kënetë e cekët. Ishulli Kune dallohet për pasurinë dhe shumëllojshmërinë e faunës (sidomos të shpendëve ujorë) dhe prandaj është shpallur rezervat kombëtar dhe monument natyre.

February 15, 2014 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*