Ku ndodhet kalaja e Varoshit?

June 3, 2015 13:37

Ku ndodhet kalaja e Varoshit?

I nderuar lexues! Kalaja e Varoshit ndodhet në malësinë verilindore të Matit, pranë fshatit Murrë. Në dokumentet turke kjo kala njihej edhe me emrin Stelush. Kalaja e cila i përket shek.XIV është ndërtuar në një pikë strategjike mbi një majë shkëmbore të mbrojtur. Rrafshi i vogël në jug e lidhte me qytetin e poshtëm, Varoshin. Zotëronte njërën nga dy rrugët kryesore që lidhnin Dibrën me Matin dhe me bregdetin e Shqipërisë. Varoshi u rindërtua dhe mori tiparet e një qyteti mesjetar kur u fuqizua principata e Kastriotëve. Skënderbeu e mori në dhjetor 1443, e përfshiu në sistemin mbrojtës të vendit dhe kështjella luajti rol në luftërat e tij.

June 3, 2015 13:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*