Ku ndodhet Kalasa?

March 9, 2016 14:29

Ku ndodhet Kalasa?

I nderuar lexues!

Kalasa është lumë, dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës, me gjatësi 34 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 258 km2 dhe lartësi mesatare 531 m. Fillon në jug të malit të Galishtit dhe ndjek drejtimin nga juglindja. Nën Tatzat mbledh burime të mëdha karstike dhe pasi merr edhe ujërat e përroit të Delvinës dhe të Gajdarit përshkon fushën e Vurgut. Pjesa e sipërme e pellgut të Kalasës ka reliev malor me lartësira 1200-1800 m, e mesmja shtrihet në një reliev kodrinor, ndërsa ajo e poshtmja në fushën e Vurgut.

March 9, 2016 14:29
Komento

1 Koment

  1. qytetari B March 9, 19:18

    Pyetja , ku ndodhet Kalasa ose s’eshte e drejte , ose sqaruesi gabon. Sipas pyetjes , behet fjale per lumin Kalasa apo per fshatin Kalasa, se une sa e lexova, mendova per fshatin Kalasa. Kjo rubrike me pelqen shume, por duhet te jeni me te sakte ne sqarimin e emrave!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*