Ku ndodhet Kandavia?

May 21, 2013 12:36

Ku ndodhet Kandavia?

I nderuar lexues!

Kandavia është krahinë malore në luginën e mesme të Shkumbinit, që nga Polisi deri në Qukës. Përmendet së pari gjatë luftës civile më 48 p.e.r për lëvizjen e ushtrisë së Pompeut nga Dyrrahu në Maqedoni. Straboni dhe Plini i përcaktojnë malet e Kandavisë 78000 hapa (rreth 113 km) nga Dyrrahu, si kufiri midis krahinës së parthinëve dhe të dasaretëve. (Gabimisht e japin edhe si qytet të Maqedonisë). Përmendet për herë të fundit gjatë dyndjes gote të v.479 e.r. si pjesa malore e rrugës Egnatia para zbritjes në fushë. Në itinerarët e rrugës Egnatia kishte dy stacione që mbanin këtë emër: Grandavia (në Babie) dhe in Candabis në Spatharë.

May 21, 2013 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*