Ku ndodhet Kollata?

December 3, 2015 11:26

Ku ndodhet Kollata?

I nderuar lexues! Kollata është mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me lartësi 2556 m. Shtrihet nga e majta e rrjedhjes së sipërme të luginës së Valbonës, midis luginës së Kukajt në jugperëndim dhe asaj të Çeremit në verilindje. Formon një bllok malor të lartë. Ka trajtën e trungut piramidal ma shpate të rrëpirta, që bien thiktas për 1700-1800 m mbi luginën e Valbonës. Bimësia thuajse mungon, me përjashtim të shpatit jugor, ku ka drurë të rrallë të rrobullit. Ka kullota alpine mjaft të pasura.

December 3, 2015 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*