Ku ndodhet Koritniku?

January 14, 2015 14:47

Ku ndodhet Koritniku?

I nderuar lexues! Korintiku është mal në vargmalin e Korabit, në rrethin e Kukësit, me lartësi 2396 m. Shtrihet në skajin më verilindor të vargut, midis pellgut të Kukësit e luginës së Drinit të Bardhë në veriperëndim dhe luginës së përroit të Orgjostit në juglindje. Në verilindje përfundon në pellgun e Prizrenit, kurse në jugperëndim gryka e lumit të Lumës e ndan me malin e Gjallicës. Korintiku ka formë të përzgjatur verilindore-jugperëndimore 15 km. Në pjesën kulmore të tij gjenden dy cirqe akullnajore (i Beljes dhe i Praces, jashtë kufirit). Bimësia përfaqësohet kryesisht nga zona e dushkut, e ahut dhe e pishës.

January 14, 2015 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*