Ku ndodhet Kulmaka?

May 25, 2013 16:01

I nderuar lexues!

Kulmaka (Mali i Zaloshnjës) është mal në rrethin e Skraparit, pjesë e vargmalit Tomor-Kulmakë-Miçan. Majat më të larta janë: Kulmaka (2173 m), Ramia (2172 m) dhe Kakruka (2161m). Relievi është i thyer me shpate të pjerrëta dhe shumë të thepisura në lindje dhe më të buta në perëndim. Kurrizi i Kulmakës është i sheshtë, me plot forma karstike, gropa e hinka. Vende-vende ka edhe sheshe e livadhe të pasura me kullota verore. Bimësia drusore, mbi lartësinë 1700m është e varfër (dëllinjë e zezë, ah, lajthi).

May 25, 2013 16:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*