Ku ndodhet lumi i Gjadrit?

June 1, 2016 11:13

Ku ndodhet lumi i Gjadrit?

I nderuar lexues! Lumi i Gjadrit është degë e majtë e Drinit, që shtrihet në perëndim të rrethit të Pukës e në verilindje të rrethit të Lezhës.

Ka gjatësi 40.5 km, sipërfaqe 199 km2 dhe lartësi mesatare 422 m. Fillon nga shpatet veriperëndimore të Bjeshkëve të Tërbunit.

Në pjesën e sipërme të rrjedhjes ka formuar një luginë tipike me shpate shumë të pjerrëta e fund të ngushtë. Që nga Kalivaçi e deri në Hajmel, lugina merr pamjen e një pellgu. Gjadri, pasi mbledh ujërat e pjesës veriperëndimore të përroit të Dibrës dhe atij të Kakrit, kthen në veriperëndim dhe derdhet në Drin.

 

June 1, 2016 11:13
Komento

1 Koment

  1. blendi ...ziu June 3, 12:42

    Nje harte nuk mund ta vinit ?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin