Ku ndodhet mali i Balgjajt?

October 13, 2014 12:26

Ku ndodhet mali i Balgjajt?

I nderuar lexues! Mali i Balgjajt ndodhet midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe malit të Homeshit në lindje, më lartësi 2101 m. Relievi është i copëtuar. Majat më të larta janë: Maja e Micekut (2100 m), Maja Gurrat e Zeza (2079 m), Maja e Arnishtës (2073 m) etj. Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore të përhapura kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të kurrizit. Shpati perëndimor i malit është më i pjerrët se ai lindor. Bimësia natyrore është relativisht e dendur.

October 13, 2014 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*