Ku ndodhet mali i Miçanit?

February 4, 2016 11:01

Ku ndodhet mali i Miçanit?

I nderuar lexues! Mali i Miçanit ndodhet në pjesën juglindore të vargut malor Tomor-Kulmakë-Miçan në kufirin e rrethit të Skraparit dhe të Përmetit, me lartësi 1581 m.

Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë e nga flishi dhe ngrihet menjëherë në formën e një koni të çrregullt me shpate asimetrike: shpati perëndimor është më i butë, kurse ai lindor shumë i pjerrët.

Kurrizi i malit përshkohet nga çarje të shumta gjatësore e tërthore, ka edhe mjaft gropa karstike. Bimësia është e rrallë. Ka kullota të pasura verore

February 4, 2016 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*