Ku ndodhet mali i Shkëlzenit?

November 26, 2015 12:36

Ku ndodhet mali i Shkëlzenit?

I nderuar lexues! Mali i Shkëlzenit ndodhet në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2407 m. Shtrihet midis luginës së lumit të Tropojës në verilindje, luginës së lumit të Gashit në jugperëndim dhe pellgut të Tropojës në juglindje. Formon një kurriz të mprehtë midis vetë majës së Shkëlzenit dhe majës së Radeshës. Shpatet veriperëndimore e juglindore janë mjaft të pjerrëta, kurse shpatet verilindore e jugperëndimore bien thikë mbi luginat. Pjesa kulmore e malit është çarë nga dy lugje akullnajore. Dy majat e tij (Shkëlzeni dhe Radesha) kanë forma tipike piramidale tepër të mprehta. Bimësia mungon thuajse plotësisht.

November 26, 2015 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*