Ku ndodhet manastiri i Shën Naumit?

February 2, 2014 14:57

Ku ndodhet manastiri i Shën Naumit?

 I nderuar lexues! Manastiri i Shën Naumit është një nga manastiret më të njohura shqiptare. Ndodhet në kufirin shqiptaro-maqedonas, në bregun lindor të liqenit të Ohrit. U ndërtua rreth vitit 900 nga Naumi, i cili punoi, vdiq dhe u varros atje. Nga kisha e vjetër kanë mbetur vetëm themelet në trajtë trikonku (trifletëshi). Kisha e sotme është ngritur rreth shek.XVI mbi të parën. Dallohet për elementet baroke perëndimore, ndërsa piktura murore e kishës është vepër e vitit 1806 e Tërpo Korçarit. Manastiri i Shën Naumit ka pasur edhe një bibliotekë të pasur, e cila u dogj së bashku me konakët e murgjve.

February 2, 2014 14:57
Komento

1 Koment

  1. Bilal camurri February 3, 02:23

    Po nje fotografi e manastirit nuk gjendej ne internet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*