Ku ndodhet Pashtriku?

August 10, 2015 13:34

Ku ndodhet Pashtriku?

 

I nderuar lexues! Pashtriku është mal në Malësinë e Hasit të rrethit të Kukësit, me lartësi 1989 m. Shtrihet në skajin më verilindor të kësaj malësie, midis pellgut të Krumës në veriperëndim, luginës së Drinit të Bardhë në juglindje dhe Hasit të Thatë në Rrafshi e Dukagjinit në verilindje (jashtë kufirit shtetëror). Maja e tij ka formë tipike konike me lartim relativ 700-800 m mbi pllajën karstike të Hasit. Qafa e Mullarëve në veriperëndim e ndan nga Maja e Kunorës. Gjithë shpati perëndimor, jugor dhe pjesa më e madhe e shpatit veriperëndimor janë thuajse krejtësisht të zhveshura. Shpati verior e ai lindor janë të veshur me bimësi.

August 10, 2015 13:34
Komento

1 Koment

  1. banor September 1, 22:06

    pashtriku eshte nje zone e pazbuluar
    ai eshte vendi me shumllojshmerine me te madhe te luleve si dhe nga ato mjekesore qe nese do benit kerkime per bime mjekesore 70% te tyre do ti gjenit ne kete vend do e rekomandoje si nder vendet me te rendesishme per tu vizituar nga turistet
    problemi i vetem qe mund te ndeshni eshte mungesa.e ujit te pishem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*