Ku ndodhet pika më e thellë në Adriatik?

May 12, 2018 08:43

Ku ndodhet pika më e thellë në Adriatik?

Pika më e thellë e detit Adriatik gjendet në vijën Shëngjin (Shqipëri) – Monopol (Itali).

Kjo pikë ka thellësinë 1590 metra. (sa për kuriozitet pika më e thellë e detit Jon është 5121 metra pranë kepit Matapan të Peloponezit).

Ja disa shifra të tjera për Adriatikun: sipërfaqja e detit Adriatik është 130 mijë km2, gjatësia 850 km dhe gjerësia 203 km.

Në përgjithësi, si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të kanalit të Otrantos, ujërat gjatë bregdetit shqiptar të Adriatikut janë më të ngrohta dhe më të kripura se ato të bregut italian.

Bregdeti shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë.

Në këtë bregdet ndodhen grykëderdhjet e lumenjve më kryesorë të vendit: Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Drinit, Bunës etj..

n.s. / dita

May 12, 2018 08:43
Komento

8 Komente

  1. MH May 12, 13:41

    Siperfaqja e detit Adriatik pothuaj e barabarte me siperfaqen etnike te Shqiperise.10 mije km/2 ma pak se Shqiperia.
    Shqiperia sot.
    Gjatesia rreth aty pak mbi 300 km.
    Gjeresia ma e vogel 150 km dhe ma e madhja 160 km.Gjatesi bregdetare 400 km.
    Jo vetem lumejt kryesor te vendit.Por te gjithe lumejt burojne ne lindje dhe derdhen ne perendim,ne Adriatik dhe Jon.

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji May 12, 14:08

    eshte lumi lim ne vermosh qe ka rrjedhje te kundert,perendim lindje.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi May 12, 16:31

    Ai lumi Lim, behet dege e Vardarit, i cili derdhet ne detin Egje.

    Reply to this comment
  4. [email protected] May 12, 20:44

    Ne thellesine me te madhe te Adriatikut …..jetojne ……..aliene prej miliona vitesh !
    (?)…….

    Reply to this comment
  5. T. Voda May 14, 06:02

    Lumi [Perroi] LIMIT ESHTE I VETMI JO VETEM SE BURON E DERDHET NE DTEJTIMIN E KUNDERT , POR ESHTE DHE I VETMI QE BURON DHE DERDHET JASHT KUFIJVE SHTETROR TE SHQIPERIS

    Reply to this comment
  6. MH May 14, 21:00

    Bravo,T. Voda !
    Shume me saktesi ke ba komentin.
    Ketu flitet per lumej dhe jo per prrej.
    Lum shqiptaret quajn edhe Lanen e Tiranes qe sherben per tranzitin e fekaleve drejt aderiatikut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*