Ku ndodhet Rrëzoma?

April 29, 2016 13:46

Ku ndodhet Rrëzoma?

I nderuar lexues!

Rrëzoma është zonë gjeografike në pjesën veriore të rrethit të Sarandës, në të dy anët e rrjedhjes së mesme të lumit të Kalasës. Në kuptimin e ngushtë etnografik Rrëzoma quhet vetëm bregu i majtë i rrjedhjes së mesme të Kalasës me 7 fshatra, të cilët përbëjnë një fshat të bashkuar me qendër në Vergo. Nga ana gjeografike Rrëzoma shtrihet në një luginë sinklinale, e vendosur midis malit të Lavanit në perëndim dhe malit të Lucës dhe Pilloit në lindje. Klima është e ngrohtë dhe e lagësht. Nga ana etnografike bën pjesë në Labëri.

April 29, 2016 13:46
Komento

1 Koment

  1. mirel April 30, 00:37

    Kaq kishit per Rrezoven?
    Thashe se do lexoja dicka me interesante ne lidhje me historine e ketij vendi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*