Ku ndodhet Shpella e Gadimës?

December 20, 2013 16:35

Ku ndodhet Shpella e Gadimës?

I nderuar lexues! Shpella e Gadimës është shpellë karstike në Kosovë, në Lindje të Fushës së Kosovës, 3 km nga rruga Prishtinë-Shkup, në afërsi të Lipjanit, në fshatin e Gadimës së Poshtme. Njihet ndryshe si “Shpella e Mermertë”, e formuar nga veprimtaria tretëse e mermerit mbi ujin dhe si e tillë mund të jetë e vetmja që njihet në botë. Shpella ndahet në katin e mesëm që është për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm. Përbëhet nga korridore, galeri e salla të mbushura me shtylla, kolona dhe shumë stoli të tjera me bukuri të rrallë. Janë hulumtuar rreth 1500 m, që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të saj. Shpella ka vlera shkencore dhe turistike.

December 20, 2013 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*