Ku ndodhet shpella e Haxhi Alisë?

March 9, 2015 17:32

Ku ndodhet shpella e Haxhi Alisë?

I nderuar lexues! Shpella e Haxhi Alisë është shpellë bregdetare në skajin veriperëndimor të Karaburunit midis kepit të Gjuhëzës dhe kepit të Gallovecit. Është formuar në gëlqerorët e dolomitet e kretakut nga gërryerja detare dhe nga proceset karstike të tretjes së shkëmbinjve nga ujërat e shiut. Shpella ka formën e një tuneli me gjatësi 30 m në brendi të steresë dhe me lartësi 10-15 m. Gjerësia e hyrjes është 10 m. Thellësia e ujërave në hyrje është 10 m. Shpella e ka marrë emrin nga detari Haxhi Alia, i cili e ka shfrytëzuar atë si vend strehimi.

March 9, 2015 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*