Ku ndodhet Sofra e Skënderbeut?

February 5, 2016 10:12

Ku ndodhet Sofra e Skënderbeut?

I nderuar lexues! Sofra e Skënderbeut (ose Guri i Pishkashit) është një pllakë e madhe gëlqerorësh të kretakut me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, në veri të Përrenjasit (ku është dhe fshati Pishkash), rrëzë malit të Skurës. Zotëron mbi viset përreth dhe nga Qafa e Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske. Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore. Emërtime e gojëdhëna të njëjta ka edhe në Kostenjë, Skuraj etj.

 

February 5, 2016 10:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*