Ku ndodhet Stugara?

May 21, 2016 15:46

Ku ndodhet Stugara?

I nderuar lexues!

Stugara është mal në skajin më jugor të rrethit të Gjirokastrës me lartësi 1806 m (maja e Murganës). Shtrihet nga Leshnica e Sipërme në veriperëndim e deri tek maja e Murganës në juglindje. Kurrizi i Stugarës është në formë kubeje, me rënie graduale në drejtim të veriperëndimit dhe ndan pellgun ujëmbledhës të Drinos nga ai i Pavllës. Pikat mbizotëruese në reliev janë gati në të njëjtën lartësi. Shpati lindor ka rënie të butë dhe është i çarë nga disa përrenj të përkohshëm. Mbulesa pyjore është e rrallë. Ka më tepër shkurre dhe dushk, si dhe mjaft bimë mjekësore. Shfrytëzohet si kullotë verore.

May 21, 2016 15:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*