Ku ndodhet Taraboshi?

December 13, 2015 13:16

Ku ndodhet Taraboshi?

I nderuar lexues! Taraboshi është mal në rrethin e Shkodrës, në skajin jugperëndimor të liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m. Relievi është i ashpër dhe janë mjaft të përhapura format karstike. Shpati verilindor, i prishur nga tektonika, bie pjerrtas mbi liqenin e Shkodrës. Në këtë anë gjenden fshatrat Shirokë, qendër pushimi turistike e balneare dhe Zogaj. Shpati jugperëndimor bie mbi fushën e Bregut të Bunës. Në këtë anë gjendet krahina e Anamalit. Taraboshi është pak i veshur me bimësi.

December 13, 2015 13:16
Komento

2 Komente

  1. MH March 3, 13:48

    Per 5 metra mangut Taraboshi humbe klasifikimin te quhet Mal.
    Populli e quan mali i Taraboshit po ne fakt duhet te quhet Kodra e Taraboshit.
    Fishta e ka vargezue ne stilin e vet kritik dhe nuk dihet pse,mbasi shirokesit jane njerez te squet me kulture dhe edukate per tu patur lakmi.Dhe i kane dhan Shkodres krenari ne shume fusha.
    At Fishta: Mal pa dru e njerez pa tru.

    Reply to this comment
  2. MH March 3, 13:51

    Harrova nji dicka interresante ne pamje vizuale.
    Po te shikohet me vemendje nga fshati Pjetroshan te duket sikur Liqeni mbeshtetet per Taraboshin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*