Ku po shkon ky vend?

February 2, 2018 22:30

Ku po shkon ky vend?

Nga Sokol Dodani

 

Në një nga citimet e tij, presidenti amerikan WoodrowWilson thotë:  “Mund të thuhet për një shtet që ka arritur shkallën e fundit korruptive, kur nuk ka tjetër forcë shtytëse, veçse paranë…Korrupsioni është gjithashtu mungesë dinjiteti, mungesë skrupujsh, shfrytëzim i njerëzve të pambrojtur. Tregomëni çfarë është e drejtë dhe unë do të luftoj për të!”

VITI I MBRAPSHTË

2017-a u karakterizua nga një dëshirë mbarëpopullore për të kërkuar këtëëndërr që quhet:  “DREJTËSI”. Duke pasur parasysh paaftësinë e shoqërisë shqiptare ta kërkojë nga vetja (ku mosekzistenca e dukshme e shoqërisë civile e bën edhe më të theksuar këtë mungesë), sytë tanë u drejtuan për nga faktori i jashtëm, kryesisht SHBA-ve dhe BE,  të cilët po luajnë rolin e tyre dashamirës për ëndrrat bashkëkohore të popullit Shqiptar për aq sa hapësira e tij diplomatike i lejon, dhe ndoshta, edhe më shumë.

Shkërmoqja e gjithë superstrukturës politiko-institucionale të Shqipërisë, në ditët e sotme, po del gjithmonë e më qartë në sytë e opinionit të gjerë.

Kemi një parlament ilegjitim, ku pjesa më e madhe e deputetëve, akuzojnë njeri-tjetrin për krime monstruoze. Si mundet drejtësia të veprojë aq egër kundrejt atyre që për pamundësi ekonomike nuk arrijnë të paguajnë as faturat e ujit apo ato të energjisë elektrike e kur në shtresat e larta të politikës kemi një mbarështrirje thuajse supreme të krimit?! Si ka mundësi kaq shumë akuza nga të gjitha palët në klasën politike dhe asnjë reagim i organeve të drejtësisë?

Opozita e drejtuar nga lideri i saj historik Sali Berisha, ku skandalet e shumta nuk i shqiten figurës së tij; viti 1997, Gërdeci, 21 Janari apo akuza në lidhje me familjarët për abuzime të karakterit ekonomik në kurriz të qytetarit shqiptar, apo liderit Basha, që rrugëtimi i përbashkët me z.Berisha, e ka përlyer gjithashtu si figurë. Por jo vetëm kaq, ai vetë është pjesëmarrës edhe në protestën e 21 janarit, protagonisti kryesor në abuzimet e Rrugës së Kombit. Familjarë të tij, gjithashtu në afera me konflikt interesi, në raport me postet  që ai mbante kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Por edhe maxhoranca socialiste me këtë konfuzion të krijuar dhe e zhytur në të, duket të jetë e paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Më shumë duket sikur tenton të krijojë një ekuilibër shantazhesh që “po më the këtë të nxora atë”, apo “mbylle, se ti je më i zhytur se unë në këtë batak”, sesa vullnetin përgjegjës për mirërrugëtimin e reformës që po duket gjithnjë e më qartë se, pa të drejtë, në ato fillime, pretendoi që ishte nismëtare.

Fatkeqësisht, maxhoranca e kapur për fyti nga çështja “Tahiri”, shoqëruar kjo me një mori miniskandalesh, thuajse të përditshme, të cilës nuk po dijnë t’i japin përgjigje, me një padije të dukshme për të drejtuar,me frikë përballë klithmave të pakuptueshme të z.Berisha apo shoqërueseve të tij eklektikë, bën që me paaftësinë e saj, të duket po aq bashkëfajtore dhe të njehsohet në krimet; me apo pa faj. Në këto nivele, heshtja institucionale (dhe jo llafazanëria vulgare), të kthen në bashkëfajtor. Klasa aktuale politike shqiptare, ju ngjan bandave të organizuara dhe ka vetëm një emërues kriminal të përbashkët e nga ku, nuk mund të përjashtohet askush. Kjo është e përgjithshmja që karakterizon sot parlamentin shqiptar.

Qeveria është kthyer thuajse inekzistente ku, kryeministri aktual drejton vetëm me 4 apo 5 zëvendësministra, megjithëse në parlament zotëron pjesën dërrmuese të deputeteve. Paradoks qesharak që historia na tregon se vjen në ato momente kur gjithçka në instancat shtetërore shkërmoqet dhe bashkë me të edhe pushteti.

Deklaratat e bëra nga Ministria e Brendshme për numrin e bandave të organizuara, 44 apo 17 të rrezikshmërisë së lartë, të cilat kanë lidhje me politikën(me cilën pjesë të saj?)dhe përveç fjalëve dhe konstatimeve, nuk ka asnjë kundërveprim ligjor, ku Ministri i Jashtëm me plot naivitet, bën deklarata kundër Berishës, si për t’i thënë:”mbylle se t’i nxora të palarat!”, e që në të vërtetë, shprehur e tillë, duket se është një tallje e hapur me interesat e këtij vendi (përse e lejojmë këtë kllounadë?).

Po të shohim organet e drejtësisë dhe shkërmoqjen e tyre, ndeshemi me njërin nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Z. Besnik Imeraj, i cili jep dorëheqjen pas mbylljes së dosjes së Gërdecit,shuarjes së akuzave ndaj Lulëzim Bashës për abuzime në skandalin e Rrugës Durrës-Kukës, pengesë reformës në drejtësi etj.,apo ku institucioni kryesor i akuzës, Prokuroria, ka pasur në drejtimin e saj për gjithë këto vite, dikë si zotin Llalla, në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, me vizë të refuzuar në SHBA dhe me dyshime serioze mbi dokumentacion fals përsa i përket nivelit të tij profesional. Përse nuk ka një hetim për të dhe për ata që e kanë emëruar në këtë post kaq nevralgjik?!

E ndërkohë qytetari ndeshet gjithmonë e më shumë me fenomenet e informalitetit vrasës. Thuajse një e treta e qytetarëve gjendet në emigracion dhe ky fenomen vazhdon pothuajse me të njëjtin intensitet. Fenomen ky, shqetësues, për shumë vende në Europë por që kalon i shpërfillur në Shqipëri. Shohim godina ku shkruhet “SPITAL” por brenda shërbimi spitalor është inekzistent dhe e detyron qytetarin të futet edhe njëherë në riblerjen e shërbimeve mjekësore, të cilat, e drejta kushtetuese, ju a garanton falas. Po i njëjti fenomen ka prekur sistemin tonë të arsimit, ku të ashtuquajturat reforma, vazhdojnë të jenë të mbytura nga korrupsioni e informaliteti. Përsëri rrethi vicioz: diploma false – provime të dhëna kundrejt shumash parash- vite të humbura – prodhim spekulatorësh e spekulimesh.

A do të ketë përgjegjës për gjithë këto breza të rinj shqiptarësh që hyjnë në kuadrin tragjik të «brezave te humbur»?!

Në mbyllje po i kthehem edhe një herë  citimit të presidentit amerikan Woodrow Wilson:  “ …Tregomëni çfarë është e drejtë dhe unë do të luftoj për të…

February 2, 2018 22:30
Komento

17 Komente

  1. Une,Lubonja February 3, 00:18

    Te drejten e di c’do shqiptar! Largoni Berishe e Co.,Meta e Co. dhe Shqiperia do te marre fryme!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku February 3, 01:26

    Ju z.Dodani nuk dukeni edhe kaq budalla, perse prisni t’ju tregoje dikush tjeter se cfare eshte e drejte qe ju te luftoni per te. Gjeje te drejten vete dhe fillo e lufto deri sa ta marresh vesh qe e ke kot, sepse tashti e ka marre ferra uraten.

    Reply to this comment
    • Adriatiku February 3, 11:35

      XHUXHUMAK o xhuxhumak ,
      Leshrat tufa – tufa na i rezove
      ne toke me kete koment o Ballist .

      Paske bere fizio – terapi – Trunore o perves ?

      Paske ngel pa Panolina ?
      Prostata demokratike shkoka per hesap te vete ?

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku February 3, 14:07

        Adriatik, o rakiktik duku ta provosh prostaten dhe te shpetosh nga kapslleku. Po nuk na beri pune kari ta lirojme me kaçavide. Dil e lufto per te drejten po ta mbajti bytha e mos na çaj derrasa me traplleqe feminore.

        Reply to this comment
  3. alphade February 3, 02:33

    Pershendetje,mikut tim te vjeter, KOLIT ! Ishim te rinj dikur dhe tash kane kaluar mbi 20 vjet qe s’jemi pare.
    Ngushullime per humbjen e babait tuaj , Markut. Tran-
    metoi gjithashtu ngushullimet e mia te sinqerta TEMES.
    Artikulli qe ke shkruar,si dhe shume artikuj te tjeter qe ke
    shkruar ne te kaluaren me kane pelqyer per objektivitetin
    qe mbani ndaj problemeve akute qe kane “kerrusur” shqiptaret e skamjes qe tash 27 vjet me radhe.
    Te fala e perqafime miku yt i vjeter: ALPHADE…….!

    Reply to this comment
  4. I verteti February 3, 08:43

    Edhe un keshtu mendoj.
    Rama zhgenjyes
    Te gjithve Jane pjestar te se njejtes bande dhe dhe konflitohen vetem per interesat e tyre personne.
    Rama zhgenjyes.

    Reply to this comment
  5. intelektuali February 3, 09:03

    E “DREJTA” FSHIHET BRENDA PIRAMIDES FAMEKEQE TE ENVERIT NE MES TE TIRANES.

    Z. Dodani,

    Ke harruar me qellim apo pa qellim mbase se ky gjykatesi kriminel i Kushtetueses Besnik Imeraj shpetoi edhe Like Floririn nga prangat dhe burgosja kur e kishte pare gjithe Bota me ze dhe figure nga videoja e Dritasn Priftit si vidhte dhe kollofiste ryshfetin pushtetar dhe se sot ky rushfeci qe Perendimi e ka etiketuar si “Mbreti i Korrupsionit” eshte Presidenti i vendit dhe se gruaja e tij Monika Kryemadhi eshte pjese e opozites se Lulzim Bashes per te luftuar per te DREJTEN qe nuk e di askush ne vendin tone.

    prandaj:

    SI MUND TE NDESHKOHET MASHTRUESI EDI RAMA KUR NUK ESHTE NDESHKUAR SALI BERISHA DHE DUDUMI I TIJ BESNIK LULZIM BASHA?

    A e pe si e akuzoi Lulzim Basha Fatos Lubonjen tek emisioni i Eni Vasilit si ARMIK se i tha ne sy qe je BANDE kriminale njesoj si Edi Rama, por qe ka ka vrare njerez te pafajshem ne dallim nga Edi Rama, por qe ka vjedhur njesoj si ai, mjafton te shikosh ARMON qe berishistet vodhen 500 milion eur dhe Edi Rama ka vjedhur vetem 204 milion eur me sekseret e tij. Ku kane shkuar keto LEKA ne shuma maramendese?

    por:

    SI MUND TE NDESHKOHET SALI BERISHA KUR NUK ESHTE NDESHKUAR LIKE FLORIRI, ALEATI I TIJ QE U KAP DUKE VJEDHUR RYSHFETIN PUSHTETAR ME ZE DHE FIGURE?

    Perkundrazi Edi Rama e beri President te turpit dhe rezilit te Shqypnise ne syte e Botes. Nuk e shikon qe ASKUSH nga Bota Demokratike nuk e ka ftuar asnjehere kete President Ryshfetci dhe ASKUSH nga Perendimi nuk po i hedh gelboqen Kreyt te shtetit shqyptar, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit?

    por:

    SI MUND TE NDESHKOHET MAFIA E KUQE ME PUSHTET QE PO E DEGRADON VENDIN KUR ENVER HOXHA MBAHET “HERO” DHE PIRAMIDA E TIJ QENDRON SI BUNKERI I HITLERIT NE MES TE TIRANES?

    Ketu fshihet edhe pyetja qe ben ti sot ne gazeten DITA per te kuptuar se cila eshte e DREJTA ne menyre qe ti dhe populli shqyptar te luftoje per te.

    Reply to this comment
    • Tosum , kadaif bakllava SHERBETI February 3, 11:30

      TE ma rruaç Kumandar sa Yilberi .
      Yilberr ishe , e Yilber mpete o Mysybet .
      Na shti na thua kush io paguan kestet ,
      qe te kemdojme kengen o katran qe o katranoshs’
      ishalla jaraberbi Zog strafullah …………………….

      tek kestet fshihen komunistet o kUmandar …..

      Reply to this comment
  6. Keshilluesi February 3, 09:28

    Te gjithe pjestare te se njejtes bande.
    Fundrinave po ju vjen fundi.
    Vetem se kam nje pyetje per ju kush do jene ata qe do te vendosin drejtesin ne kete vend?
    A ka vertet shprese ?
    Apo gjersa shkruajme dmth qe shpresa eshte akoma…

    Reply to this comment
  7. Hi February 3, 11:18

    Perse shqetesoheni miq!
    Nga njera âne kemi Berishen,Lumin,Monen,Meten dhe co& ne anen tjeter Ramen,Xhafen,Ditmirin &co.
    Te gjithe keta kane votuar per analfabetin Llalla.
    Dhe ne kerkojme drejtesi ha!
    Ndoshta na e sjell Luna!?
    Ka vetem nje pergjigje qe ne e dijme te gjithe por qe nuk guxojme ta themi : te cohemi dhe tu tregojme vendin aty Ku e kane dhe ku e péritoine….
    E kuptoni per per c’fare eshte fjala.

    Reply to this comment
  8. Adriatiku February 3, 11:37

    XHUXHUMAK o xhuxhumak ,
    Leshrat tufa – tufa na i rezove
    ne toke me kete koment o Ballist .

    Paske bere fizio – terapi – Trunore o perves ?

    Paske ngel pa Panolina ?
    Prostata demokratike shkoka per hesap te vete ?

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 3, 15:39

      Adriatik, o rakiktik duku ta provosh prostaten dhe te shpetosh nga kapslleku. Po nuk na beri pune kari ta lirojme me kaçavide. Dil e lufto per te drejten po ta mbajti bytha e mos na çaj derrasa me traplleqe feminore.

      Reply to this comment
  9. betixho February 3, 13:54

    Këjo analizë e z.Solol Dodani është modeli se si nuk duhet të jetë një analizë që ka për qëllim dhe objektiv të parashtrojë një aktualitet politik, ku kriteret,parimet dhe analiza e diferencuar sipas prioriteteve e një situate të dhënë,të ndihmon për të përcaktuar një kirurgji efikase sherimi dhe suksesi.
    Të njësosh dobësitë e krahëve të politikës sipas subjektivizmit tënd,të mos evidentosh se kush është sensi i drejtimit aktual,të marrësh për argumenta mbështetës parashtrimin apo qëndrimin e një opozite të ngulur fuqishëm në pengimin dhe sabotimin e qëllimshëm të hapave progresive të reformimit në drejtësi,arsim,territor,shëndetësi,administratë dhe reformimin e pajimit teknollogjik dixhital,impulset zhvillimore të marëdhënieve me fqinjët dhe normalizimin e tyre si kushte paraprake për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian,këjo do të thotë të veprosh sipas një optike të mbrapshtë.
    Sipas kësaj optike e cila zhduk hallkat kryesore të analizës,konfodon problemet,humbet prioritetet të çon në konkluzion të gabuar,konkluzion që dashje pa dashje ju z.Dodani e zbuloni tek rrotulloheni pa orientim në përmbysjen e kësaj klase politike duke nënëkuptuar se kirurgjia e diferencuar është absurditet dhe se duhet të ushqehemi me iluzionin se pasardhësit zëvëndësues të kësaj klase do jenë as më pak as më shumë se sa njerëz të rënë nga qielli.
    Ky iluzion hipotetik të largon nga realiteti për të parë se kush është qëndrimi pozitiv dhe cili është hapi i duhur që duhet hedhur.
    Të barazosh sharjet,shpifjet dhe akuzat e pabaza me përgjigjet për ti ndriçuar ato në dritën e së vërtetës është non sens,është të hedhish mjegull në fushën e argumentave dhe shtyrje drejt absurdit.
    Të ngatërrosh një votim për një prokuror me veprimtarine e tij të kondraligjishme të deritashëm është njësoj si të unifikosh një shpresë mbarëvajtjeje me rezultatin e pa dëshëruar të pritshmërisë,dhe të ngarkosh të dy palët për veprime të njëjta.
    Të mos kuptosh pritshmëritë e popullit për faktorët politik relevant nuk është asgjë tjetër veçse çuarja ujë në mullirin e pamerituar dhe marrja mbi vete e përgjegjësive të mëdha.
    Ti je aty z.Dodani për të ndihmuar në analizën pozitive dhe me rrugëdalje për popullin por edhe politikanë dhe jo për të peshkuar në ujra të trubullta të dëshirave meskine dhe hpokrite të politikanëve që e kanë hak të dalin me shpejtësi lakuriq para popullit që i kanë bërë njëmijëe një të zeza.

    Reply to this comment
  10. betixho February 3, 14:00

    Këjo analizë e z.Sokol Dodani është modeli se si nuk duhet të jetë një analizë që ka për qëllim dhe objektiv të parashtrojë një aktualitet politik, ku kriteret,parimet dhe analiza e diferencuar sipas prioriteteve e një situate të dhënë,të ndihmon për të përcaktuar një kirurgji efikase sherimi dhe suksesi.
    Të njësosh dobësitë e krahëve të politikës sipas subjektivizmit tënd,të mos evidentosh se kush është sensi i drejtimit aktual,të marrësh për argumenta mbështetës parashtrimin apo qëndrimin e një opozite të ngulur fuqishëm në pengimin dhe sabotimin e qëllimshëm të hapave progresive të reformimit në drejtësi,arsim,territor,shëndetësi,administratë dhe reformimin e pajimit teknollogjik dixhital,impulset zhvillimore të marëdhënieve me fqinjët dhe normalizimin e tyre si kushte paraprake për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian,këjo do të thotë të veprosh sipas një optike të mbrapshtë.
    Sipas kësaj optike e cila zhduk hallkat kryesore të analizës,konfodon problemet,humbet prioritetet të çon në konkluzion të gabuar,konkluzion që dashje pa dashje ju z.Dodani e zbuloni tek rrotulloheni pa orientim në përmbysjen e kësaj klase politike duke nënëkuptuar se kirurgjia e diferencuar është absurditet dhe se duhet të ushqehemi me iluzionin se pasardhësit zëvëndësues të kësaj klase do jenë as më pak as më shumë se sa njerëz të rënë nga qielli.
    Ky iluzion hipotetik të largon nga realiteti për të parë se kush është qëndrimi pozitiv dhe cili është hapi i duhur që duhet hedhur.
    Të barazosh sharjet,shpifjet dhe akuzat e pabaza me përgjigjet për ti ndriçuar ato në dritën e së vërtetës është non sens,është të hedhish mjegull në fushën e argumentave dhe shtyrje drejt absurdit.
    Të ngatërrosh një votim për një prokuror me veprimtarine e tij të kondraligjishme të deritashëm është njësoj si të unifikosh një shpresë mbarëvajtjeje me rezultatin e pa dëshëruar të pritshmërisë,dhe të ngarkosh të dy palët për veprime të njëjta.
    Të mos kuptosh pritshmëritë e popullit për faktorët politik relevant nuk është asgjë tjetër veçse çuarja ujë në mullirin e pamerituar dhe marrja mbi vete e përgjegjësive të mëdha.
    Ti je aty z.Dodani për të ndihmuar në analizën pozitive dhe me rrugëdalje për popullin por edhe politikanë dhe jo për të peshkuar në ujra të trubullta të dëshirave meskine dhe hpokrite të politikanëve që e kanë hak të dalin me shpejtësi lakuriq para popullit që i kanë bërë njëmijëe një të zeza.

    Reply to this comment
  11. info analitike February 3, 16:19

    Ky vend po shkon aty ku po e con Partia!

    Reply to this comment
    • AI - Inteligjenca Artificiale February 4, 10:52

      ky vend ka 27 vite qe po shkon drejt
      Ylberizmit .

      Ylberizmit te familjes – ku edhe ti info nuk i shpeton .
      Ylberizmit – te punes , .- ku femijet e tu rezikohen [ nuk do tu mjaftojne Lekat dhe kestet ]

      Tek cili kest keni arritur ?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*