Ku të punon mami…

March 24, 2018 13:54

Ku të punon mami…

Ku të punon mami ty? Kjo është një ndër fjalitë që përdoret më shpesh kur zë një miqësi të re.

Kuriozitet për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje na ka mbetur ende sot. Po mamatë e personazheve të njohur, çfarë profesioni kanë? Mbase disa nga këto që gjetëm i keni dëgjuar, mbase me disa të tjera as nuk do të habiteni fare, po ndoshta në disa raste edhe do surprizoheni. Përveçse shumicën e këtyre të famshmëve i bashkon mamaja mësuese, diçka tjetër vlen thuajse për të gjithë:

Nuk kanë ndjekur hapat e nënës, të paktën në profesion.

Rezane, mamaja e Blendi Fevziut ishte mësuese dhe kishte të njëjtin profesion me të shoqin. Edhe Blendi eci deri diku në hapat e tyre duke ndjekur universitetin për Gjuhë-Letërsi, por kaq. Pastaj u fokusua në gazetari.

Fëmijë mësueseje është edhe Rudina Magjistari. Diku në një postim ajo tha se e ëma ka dhënë rusisht gjithë jetën.

Arbana Osmani me mamin

Arbana Osmani me mamin

Gocë zyshe ka qenë edhe Arbana Osmani, e një gjuhe të huaj madje. Mamaja e saj ka punuar shumë vite në Burrel si mësuese frëngjishteje, kurse aktualisht punon në Ambasadën Franceze.

Ardit Gjebrea e ka thënë shpesh se e ëma ka qenë mësuese.

Kurse e ëma e Elton Dedës ka qenë pedagoge, që në fakt në thelb mësuese mbetet.

Redon Makashi, po. Ai eci në gjurmët e së ëmës. Nëna e tij, Drita Makashi është këngëtare dhe e kanë një duet së bashku, kujtim.

Ndërkohë që shumë larg mësuesisë apo artit janë mamatë e politikanëve. Nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta ka qenë stomatologe.

Kurse surprizë është profesioni i mamasë së Erion Veliajt. Ajo ka qenë ushtarake dhe ka punuar një periudhë si shefe kuadri. Ishte kolege me bashkëshortin. e.r./dita

March 24, 2018 13:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim