“Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur”

February 7, 2019 14:22

“Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur”

Spartak Ngjela

Asgjë nuk mund të ndodhë nëse Ramush Haradinaj do të ketë shumicën në Parlament. Ndërrimi i kufijve është fyerje që kërkojnë t’i bëjnë shqiptarëve kur këta janë sot në kulmin e suksesit të tyre historik.

Dobësimi i Serbisë është mision historik i shqiptarëve për të neutralizuar në Ballkan një shoqëri që e ka të identifikuar territorin e saj me një krim 200 vjeçar kundër shqiptarëve.

Të shiturit e të korruptuarit e Shqipërisë duhet të tërhiqen nga kjo lojë, se do ta kenë më të rëndë akuzën që i pret.

I.

Çështja e Kosovës ka qenë në 200 vjet një nga çështjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. E gjithë vëmendja ruse ka qenë që të zhbënte katoliçizmin në Shqipëri. Me lejen e Stambollit në këto toka u sulën agjentët ushtarakë rusë të veshur si priftërinj ortodoksë dhe me dhunën e kalorësve serbë, të përkrahur nga Sulltanati, i kthyen katolikët e Dardanisë ose në ortodoksë për t’i sllavizuar dhe për të formuar kishën ortodokse serbe; ose në myslimanë. Çështja ishte që të merrnin kishat. Dhe kështu ndodhi. Të gjitha kishat ortodokse serbe që mashtrohet sot se janë morali i tyre kristian, janë kisha dhe manastire katolike shqiptare.

Pavarësia e Kosovës sigurisht që do t’i nxjerrë në pah të gjitha këto, por këto fakte historikë dëmtojnë rëndë të gjithë gënjeshtrën serbo-greke për historinë e Ballkanit Perëndimor.

ll.

Suksesi i arritur po kërkohet me ngulm që të errësohet nga politikat e blera në Shqipëri dhe në Kosovë. Korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë kundër interesit shqiptar.

Sigurisht që këtu ka një farë lëkundje të politikës perëndimore, sepse ka rrethe të caktuara politike që nuk e duan forcimin e Shqipërisë së bashkuar kundrejt një Serbie të dobët, dhe prandaj, politika serbo-greko-ruse se shqiptarët janë muslimanë fondamentalë, po luhet ende. Agjentë serbë në Shqipëri dhe në Kosovë dallohet tani se janë hedhur drejt një islami radikal, por asgjë nuk po ngjit. As në Shqipëri dhe as në Kosovë. Madje kjo i ka tërbuar më shumë, sepse Dardania madje po tenton nga feja e të parëve, sepse gjesti i presidentit Rugova i kthyer sërish në katolik, i ka shqetësuar shumë qarqet serbe që në fakt shumica janë ushtarakë të veshur si priftërinj ortodoksë. Kjo është arsyeja që gjithçka është përqendruar te korrupsioni i lartë i politikës shqiptare.

Por nuk kanë asnjë argument, me përjashtim të tregtisë që kërkon të bëjë korrupsioni Rama -Thaçi në Tiranë dhe në Prishtinë.

Veçse këtë nuk e arrijnë dot.

Ndërkohë në politikë spikat se ka dalë një qëndrueshmëri shqiptare e cila kish një shekull që nuk ekzistonte kundër Beogradit dhe Athinës. Është patriotizmi klasik i kosovarëve dhe patriotizmi i spikatur sot i brezit të ri në Shqipëri, që nuk e lejon asfare vallen makabër Rama-Thaçi. Dhe, bashkë me ta, vjen edhe qëndresa shembullore kastriotiane e Ramush Haradinajt që po shquhet në krye të këtij patriotizmi të avancuar shqiptar.

III.

Pritej që pavarësia e Kosovës do ta ringjallte realisht patriotizmin shqiptar. Por të huajt grabitqarë në Beograd e kanë ditur këtë. Këtë e dinte edhe Milosheviçi dhe e din edhe Vuçiçi, madje edhe të gjithë të tjerët.

Pikërisht në këtë kohë dolën në skenë të korruptuarit e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në të vërtetë gjithçka këta e kanë ngritur për interesin e tyre, veçse këtë e di edhe Beogradi edhe Moska.

Korrupsioni shqiptar i të dy krahëve kërkon që t’i japë oksigjen Sërbisë dhe në këtë mënyrë të ndalojë rikrijimin e një shteti shqiptar ligjor në Tiranë dhe në Kosovë. Një Serbi ende e fortë, u jep këtyre shpresën e destabilizimit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kjo po kërkohet sot sidomos nëTiranë, njëlloj si më Çadrën makabër të Berishës, ngritur nga histeria ruso-serbe, por që u prish me ndërhyrjen e politikës amerikan e cila iu vuri krerëve shqiptarë mbi tryezë faktet e konspiracionit rus.

IV.

Sigurisht ashtu siç qe bërë në 200 vjet, pas pavarësisë së Kosovës, madje shumë shpejt pas saj, i gjithë reaksioni ruso-serbe u hodh në Shqipëri. Tani këta janë përqëndruar te shkëputja e territorit të Kosovës. Atje ndërkohë po kërkohet të krijohen dy rryma: njëra që pretendon të fitojë pavarësinë e plotë duke dorëzuar Mitrovicën, dhe tjetra duke ruajtur territorialitetin e Kosovës sipas pavarësisë së saj të shpallur. Pikërisht kjo mendohet të sjellë përplasjen e dëshiruar nga Rama dhe nga Thaçi.

Por tani të dy janë në hall se politika perëndimorë kërkon shumicë parlamentare. Asnjë lloj territori nuk mund të shkëmbehet pa Parlamentin dhe Referendumin në Kosovë. Pikërisht këtu do të bjerë ngecje e tyre, dhe pikërisht këtu do të spikasë hapur patriotizmi i kryeministrit të Kosovës dhe shumicës parlamentare në Prishtinë, por edhe patriotizmi i brezit të ri në Shqipëri. Do të vijë një çast kur vendosmëria kastriotiane e kryeministrit Haradinaj do të jetë një fakt historik që do të nisë bashkimin e padiskutueshëm të Arbërisë.

Pikërisht kjo po tremb Ramën dhe Thaçin dhe që të dy janë nisur njëri te lobi ruso-serb në Uashington dhe tjetri me brekushe në Riad. Që të dy naivë dhe qesharakë. Kjo sepse sot në Uashington lobi rus është nën hetim, dhe nuk ia jep dot hapur mbështetjen Thaçit. Kurse ky prandaj vërtitet pa thënë një gjë konkrete. Po ç’të duhet o Thaç ziu që futesh në hetimin e FBI-së amerikane!

Rama është edhe më kaqol. Po ky nuk bën dot gjë.

Në fund, të dyve këtyre iu duhet lexuar vargu i bukur i Homerit te Odisea: “ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur!”

 

February 7, 2019 14:22
Komento

20 Komente

  1. kodra pas bregut February 7, 15:01

    Ta q. Bash 700 dreqen mor adoleshent 70 vjeçar .
    Po me Ramen çfare ke qe e fut ne te njejtin kazan .
    Rama shkoi dhe i mblodhi lideret e Kosoves sepse e urdheroi DAJ SAMI , apo ti nuk degjon nga ai vesh .
    Te gjithe ju b. th q.met qe vitet e Rinise se hershme i kaluat po heret ne vitet 70 – te nuk arritet Kurre qe te beheni dikushi , prandaj dhd ti Papagall pa Sqep pjerdh nga goja çdo dite .
    Je nje qën qe leh dhe nuk ke ndukë , prandaj asnje krahë politik nuk te jep ty pozitë .

    Reply to this comment
    • Zeqo Xhufllaku February 8, 05:44

      Eh more Taku tarrallaku, qe kur ishe me pantallona te shkurtera e deri sa u rrite koqe mbete. Komenton per te tjeret pa ditur se ti vete je nje koker legeni, nje mashtrues ordiner dhe nje llafazan, qe ja kalon 2 Fatosave, 3 Artureve dhe Ydhit qe pi raki.

      Reply to this comment
  2. une February 7, 15:01

    Sic duket Dita po reshqet per dite dhe me shume ne llumin e opozites! Te perdoresh Avukatin per te shprehur ate qe mendon eshte cektesi intelekti! Nuk mund te bjere Dita ne nivelin e Takut! Tosi,Taku,Andi Zheji dhe nje pjese tjeter e nomeklatures komuniste qe e heqin veten si te persekutuar eshte me e pakta naivitet! Kjo rrace llofazanesh komuniste qe fshihen me parimet anglo-saksoe eshte me e rezikshme se ete Saliu dhe Meta me mediokrit e tyre! Keta patriote si Taku ju servilosen te huajve per nje post qe e kane enderuar me kohe se shtrese e inteligjences te Enverit qe ja u mohoi meritat! Keshtu lerini keta truthare ne ‘mbreterine” e tyre!Une do te kritikoja Ramen diten qe drejtesia do te filloje te merret me Sali-Meta-Luli-Mona dhe Co. Taku e Tosi jane nihiliste dhe kurre nuk do te jene te kenaqur,pervec se po u dhane postet qe enderojne dhe te bejne lemsh gjithka! Keta qe flasin per demokracine jane armiqte me te medhenj te saj!

    Reply to this comment
  3. katarakti February 7, 15:03

    Keto qe shkruan Ngjela tingellojne bukur sikur te jene te verteta! Por a jane?! Mua me duket se koha po punon serish kunder shqiptareve. Amerika ben presion per shkembim territoresh. Komisioni Europian kerkon qe te rivihet gjithçka ne pikepyetje, duke perfshire ketu edhe Trepçen?! Sikur nuk e di qe 22 vende europiane e kane njohur pavaresine e Kosoves! Ndersa Rusia i rreh shpatullat Serbise dhe i thote: Beni me Veriun e Kosoves ate qe une bera me Krimene! Se na ke nga mbrapa! E gjitha kjo filloi me ate deklaraten e çmendur te Thaçit per ndryshim kufijsh! Ide qe ia futen ne vesh ne Uashington! Ndofta nuk duhej hapur fare kjo çeshtje. Thaçi po qe burre shteti duhet me mire te jape doreheqjen sesa te punoje kunder Kosoves. Per te shpetuar veten nga Gjykata e Hages qe i rri si çekiç mbi koke. Faktori shqiptar perparoi keto vitet e fundit, por gaboi rende kur filloi bisedimet me Serbine. Nuk ke çfare te bisedosh me nje agresor qe te ka mbajtur te shtypur 100 vjet, te ka perdhunuar, masakruar, poshteruar dhe vrare. Aq me shume qe keto bisedime kane çuar uje ne mullirin e Serbise! Me nje fjale punet jane keq. Asnjehere me pare Shqiperia nuk ka qene me dobet si shtet sesa keto 28 vjet shkerdhatokraci. Nga nje shkemb graniti ne brigjet e Adriatikit, siç ishim vertet, u kthyem ne nje han me 100 porta, ku nuk ka mbetur derr me breke dhe pa breke pa kullotur! Ne rast se Fuqite e Medha vendosin qe Mitrovica e Veriut t’i kaloje Serbise, apo ne rast se Serbia dergon atje trupat e veta, me mbeshtetjen e heshtur te Perendimit dhe te hapur te Rusise, – e vetmja zgjidhje per mua mbetet bashkimi kombetar. Pra qe Kosova t’i bashkohet Shqiperise si province e shkeputur prej saj padrejtesisht. Ndryshe…

    Reply to this comment
    • Bureto February 8, 10:28

      @katarakti e mbyll: Ndryshe….Nuk di në e kuptova kështu retiçencën, pra që ndryshe do ketë luftë. Veç nuk di, a do ketë luftë midis shqiptarëve dhe serbëve, luftë e IV-ët ballkanike, apo luftë botërore!?….

      Reply to this comment
  4. Spinoza February 7, 16:34

    Per mua Ngjela Thaci duket si njeriu amerikaneve analiza kete here e turbullt dhe me boshlleqe ke ngaterruar anet

    Reply to this comment
  5. Adih February 7, 16:51

    Gjithon brilant ,dhe mbi te gjitha jeni nje patriot ,pa me te voglin kompromis , Zoti i nderuar AV: Ngjela I keni numuruar te gjitha ,ne menyren me llogjike , qe eshte shume e lexueshme dhe e qarte .

    Por do shtoja vetem nje dicka :
    Tek ne eshte vendosur me force reforma ne DREJTESI nga Perendimi ,dhe (natyrisht kondra vullnetit te politikikaneve ) .Kjo do te thote ,ose quhet ,ndoshta ,ne rast REZIKU , ta RUAJME NJE VEND , per te mbrojtur kokat e tyre ,plus familjareve .ku te koruptuarit dhe hajdutet “mendojne “,ne kemi nje vend mik prej 75 vitesh ne ish Bashkimin Sovjetik ( e sot RUSI) rrumpalle si tek ne shqiperi ,me nje tranzicion post komunist , tamam si gjakun e kuq te vellezerve tane Rus. ?? Por e kane te kote .
    .Zoti i ruajte Shqiptaret dhe Shqiperine .
    Respekt z AV Ngjela.

    Reply to this comment
  6. fteri February 7, 16:51

    O Spartak Ngjala mos merr rolin e veladonit,as fenë e islamit radikal ,as judizmin apo protestanizmin- anglosakson të Martin Lutergigut gjerman ,as me analizën shkencore ekonomike të 200 vjet më parë të Marksit dhe Englësit .

    Por merru me shpjegimin e shkaqeve të përhapjes fesë katolike ,ortodokse e sekteve të tjerat në Ballkan dhe Kosovë ,cili qe roli i kishës katolike të Romës në zonat veriore të shqipërisë dhe kosovë ,cili ishte politika dhe roli i apo Konstadinopojës kishat (ortodokse serbo -greko -ruse) ?

    Fol për grushtin e fortë të mylimanizmit që u dha kristjanizmit e judizmit .çifutve dhe të krishterve ,ku edhe sot ekzistojnë disa paragjykime përmitive dhe kontradita që mundohesh ti shpjegosh përciptazi në KOSOVË , me R.Haredinaj me kundërshtar Hashim Thaqin dhe E.Ramën nga ana tjetër,kjo është çëmenduri e aventurit S.Ngjelës të bëshë këto krahsime vdekje të Odiseos !… .

    Feja islame u ka caktuar vendin kristjanve ,budistve ,ortodoksve në :-xhehnem (skëterrë) ,ti Spartak e di ?..

    Përse vallë islamizmi i dënoj kaq rëndë besimet e tjera ?..
    A kishte dieni se i biri i zotit KRISHTI kish “zbritur” në tokë nja pesë a’ gjashtëqind vjet para Muhametit ,birit të allahut ?…,dhe ishte martirizuar për njerzit.?…..

    Si shpjegon këtë armiqësi e urrejtje kafshrore kleri mysliman ,dhe shitet se është fe hyjnore në shekujt e V dhe Vl pas erës sonë dhe të ruaj përsëri kaq kaq urrejtje të gë lidhet edhe me politikën e shteteve kapitaliste që i japin rëndësinë e dorës parë kishave sebe në kosovë,cilat jan shkaqet ,përçarjet dhe sundimi ?

    Reply to this comment
  7. Adih February 7, 16:53

    Gjithon brilant ,dhe mbi te gjitha jeni nje patriot ,pa me te voglin kompromis , Zoti i nderuar AV: Ngjela I keni numuruar te gjitha ,ne menyren me llogjike , qe eshte shume e lexueshme dhe e qarte .

    Por do shtoja vetem nje dicka :
    Tek ne eshte vendosur me force reforma ne DREJTESI nga Perendimi ,dhe (natyrisht kondra vullnetit te politikikaneve ) .Kjo do te thote ,ose quhet ,ndoshta ,ne rast REZIKU , ta RUAJNE NJE VEND , per te mbrojtur kokat e tyre ,plus familjareve .ku te koruptuarit dhe hajdutet “mendojne “,ne kemi nje vend mik prej 75 vitesh ne ish Bashkimin Sovjetik ( e sot RUSI) rrumpalle si tek ne shqiperi ,me nje tranzicion post komunist , tamam si gjakun e kuq te vellezerve te tyre Rus. ?? Por e kane te kote .
    .Zoti i ruajte Shqiptaret dhe Shqiperine .
    Respekt z AV Ngjela.

    Reply to this comment
  8. fteri February 7, 17:15

    O Spartak Ngjala mos merr rolin e veladonit,as fenë e islamit radikal ,as judizmin apo protestanizmin- anglosakson të Martin Lutergigut gjerman ,as me analizën shkencore ekonomike të 200 vjet më parë të Marksit dhe Englësit se nuk ke bythë .

    Por merru me shpjegimin e shkaqeve të përhapjes fesë katolike ,ortodokse e sekteve të tjerat në Ballkan dhe Kosovë ,cili qe roli i kishës katolike të Romës në zonat veriore të shqipërisë dhe kosovë ,cili ishte politika dhe roli i apo Konstadinopojës kishat (ortodokse serbo -greko -ruse) ?

    Fol për grushtin e fortë të mylimanizmit që u dha kristjanizmit e judizmit .çifutve dhe të krishterve ,ku edhe sot ekzistojnë disa paragjykime përmitive dhe kontradita që mundohesh ti shpjegosh përciptazi në KOSOVË , me R.Haredinaj me kundërshtar Hashim Thaqin dhe E.Ramën nga ana tjetër,kjo është çëmenduri e aventurit S.Ngjelës të bëshë këto krahsime vdekje të Odiseos !… .

    Feja islame u ka caktuar vendin kristjanve ,budistve ,ortodoksve në :-xhehnem (skëterrë) ,ti Spartak e di ?..

    Përse vallë islamizmi i dënoj kaq rëndë besimet e tjera ?..
    A kishte dieni se i biri i zotit KRISHTI kish “zbritur” në tokë nja pesë a’ gjashtëqind vjet para Muhametit ,birit të allahut ?…,dhe ishte martirizuar për njerzit.?…..

    Si shpjegon këtë armiqësi e urrejtje kafshrore kleri mysliman ,dhe shitet se është fe hyjnore në shekujt e V dhe Vl pas erës sonë dhe të ruaj përsëri kaq kaq urrejtje të që lidhet edhe me politikën e shteteve kapitaliste që i japin rëndësinë e dorës parë kishave sebe në kosovë,cilat jan shkaqet ,përçarjet dhe sundimi po përse fut hundët lëshon veç për përçarje dhe helm .

    Harrove kur the se ndërtesa e qeverisë në fushatën tënde për kryetar Bashkie të PD-së ju drejtove popullit me fjalët lapidare si Don Kishoti me mullijtë e erës kur that ,se këto ndërtesa të qeverisë janë prej kartoni,dhe populli ju dha kastravecin ….dhe kastravecin më të gjatë do marrësh përsëri me 16 shkurt. së bashku me kopenë tënde kafshërore Lulin ,Saliun,Munikën ,ilirin dhe vetë avokatin që i ranë brekët duke vrapuar sa në një sofër në tjetrën për një kockë mishi ?????

    Reply to this comment
  9. Ngjelës i ranë brekët sa në një sofër në tjetrën ! February 7, 17:22

    Spartask ! Përse fut hundët lëshon veç për përçarje dhe helm ?

    Harrove kur the se ndërtesa e qeverisë në fushatën tënde për kryetar Bashkie të PD-së ju drejtove popullit me fjalët lapidare si Don Kishoti me mullijtë e erës kur that ,se këto ndërtesa të qeverisë janë prej kartoni,dhe populli ju dha kastravecin ….dhe kastravecin më të gjatë do marrësh përsëri me 16 shkurt. së bashku me kopenë tënde kafshërore Lulin ,Saliun,Munikën ,ilirin dhe vetë avokatin që i ranë brekët duke vrapuar sa në një sofër në tjetrën për një kockë mishi ?????

    Reply to this comment
  10. qetesohu taku; ti s'u nxehe, qe berisha pushtuesin 500 vjecar turk e quajti ..vella ?? February 7, 17:36

    o dita mos u mere me nje fantasmagorik . ketij koke paces i kane fluturuar trute . nje lloje si berisha; per te argumentuar versionet e veta, perdor vetem hiperbola …200 vjete kosovaret; thote kane qene te pushtuar nga serbi . a thua se kemi pas shtet, perpos pak kohe nen skenderbeun dhe keta vjete pas shpalljes se pavaresise gjithmon, ne kufijte e shqiperise se sotme . u nda dhe kosova nga serbia, me vullnetin e fuqive te medha . eja te punojme, shqpetare e te gezojme . po jo si thote ky, psikoja, te bejme lufte, deri ne cfarosje te njerit apo tjetrit .

    Reply to this comment
  11. demo February 7, 18:19

    Ramen e ka kapur deliri i liderit ballkanik dhe ky i fryu ne vesh Thacit per ndryshim kufijsh.Duke bere kete deklarate te papergjegjshme,Thaci zgjoi djajte antishqiptare ku jane e ku s`jane,te gjithe te armatosur,qe mezi presin ta fusin Kosoven ne kurthin e pergatitur.
    Haradinaj mbetet i vetem duke mbajtur mbi shpatulla te gjithe presionin antishqiptar te treshes Vucic-Rama-Thaci.
    President i SHBA nuk eshte Bill Klinton.
    Vota e Senatit eshte serbo-greke.
    Rusia po furnizon me arme pa pushim Serbine.
    Keshilli Sigurimit eshte proserb.
    ShBA po terhiqet nga NATO.
    Rama nuk ka kellqe.Eshte i pari qe do te terhiqet,kur trupat serbe te msyjne Mitrovicen.Rama nuk duroi presionin e nje eurodeputeteje qipriote,qe ja hodhi Kacifen si mut pas ftyre,jo te behet Barrikade per vershimin e Serbise,ne rast te zbatimit te ketij Plani ogurzi.
    Ngjela po Alarmon Kombin!Mos e hidhni kete Hap Fatal!

    Reply to this comment
  12. Fevzi Fantomasi February 7, 18:54

    RESPEKTE pafund për ju AVOKAT NGJELA ! Gjithë PLEHRAT dhe FEKALET që të Shajnë , janë Militantë Hipokritë të PS PD dhe LSI , që për një KOCKË qê ju hedhin HAJDUTËT e 3 PARTIVE të Mèdha , shesin GRUAN , VAJZAT , NÈNÈN dhe BABANÈ , MOTRËN e VÈLLANÈ !!!! BJERU HAJDUTËVE dhe KRIMINELÊVE AntiShqiptarë i Dashur SPARTAK NGJELA ! ! Bjeru HORRAVE Avokat pa dallim , të Majtë apo të Djathtë Qofshin

    Reply to this comment
  13. Gzim Kulufi February 7, 20:26

    Me duket se avokati i flet vetes, dhe pretendon se po i flet te tjerve!

    Reply to this comment
  14. Genti February 7, 23:25

    Spartak paske rrjedhur fare. Edhe nja 3 vjet e me duket se do te marin prej dore per ne shtepi.

    Reply to this comment
  15. kodra pas bregut February 7, 23:30

    Mua edhe më tutje me shqetson vetëm një gjë:
    Ajo qe bëri i pavdekshmi Klinton per Kosoven , kam frikë se mos kuajt e radhes se tanishme ne USA , e kane ( Kosoven ) si RESTO Xhepi që t’ia japin RUSISE kur ta lyp nevoja .
    Kur permend Rusine , kam ndermend Serbine e cila eshte KODRA para Rusise .
    Ti japësh Serbise TREPÇËN me gjithe Xeheroret e saj do te ishte shkatërrimtare se pastaj Serbët do kerkojne qe te vijne ne GËRMI per relaks dhe fare kollaj me nje vrap Pele shkojne deri ne Prizren ( sepse ështe Autostrade ) dhe krejt kollaj dalin deri ne Durrës .
    Kjo më tremb mua dhe jo ato çka thote Bu.. Turtulli dhe Cinxurri Taku Sapllaku !

    Reply to this comment
  16. Nje qytetar February 8, 07:32

    Epo , une e quaj humbje kohe dhe ofeze ndaj vehtes te lexoj apo komentoj S.Ngjelen .
    Eshte totalisht i rrjedhur,delirant, mitoman

    Reply to this comment
  17. SHQIPTARI... February 8, 09:11

    …Sa lehte dallohen fecet e jashteqitura te benevrekeve….O vdekatare me SHENJE, ckeni me “mustaqet e celos”, e nuk shihni “fshatin qe digjet”???!!!…KOLERA TURKO~GREKO~SLLAVE, kane qene, jane dhe do jene perjetesisht, armiqte me te eger dhe te urryer te kombit shqiptar…E para per arsye religjioni, qe per 500 vjet ushtroi GENOCID ZHDUKES, …e dyte dhe treta, per arsye territori dhe historie te uzurpuar ne kurriz te shqiptareve…!Fatkeqesia kombetrae, eshte se mbi 100 vjet, politikanet shqiptare, jane ne sherbim te kesaj KOLERE…!.

    Reply to this comment
  18. kokepalari February 10, 16:25

    keta miqte e Vuçiçit andej e ketej kufirit po qajne me lot krokodili per taksen,kesaj rradhe dolen fare zbuluar se nese nuk vijne tregetaret serbe ne Kosove shume mire mund te vine te tjere, Kosova eshte ne qender te Evropes.
    Kam frike vetem se mos i pregatisin nje çaj Ramushit me ndihmen e miqve ruse!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim