KU TE SHPIE GOMARI O Z.MARTENS?!

Nga PAJTIM LUTAJ November 30, 2012 20:07

KU TE SHPIE GOMARI O Z.MARTENS?!

Ёshtё bёrё e udhёs qё, kur dikujt i thartohet truri i kokёs dhe niset tё bёjё njё marrёzit tё pa shёmbullt, tё tjerё njerёz ti thonё:”Ku tё shpie mushka?!”. Mirpo ajo c’ka ndodhi nё 28 Nentor 2012, nё pritjen qё dha Presidenti i Republikёs pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё, nuk ka tё krahasuar e tё treguar dhe nuk tё lё vend tё thuash :”Ku tё shpie mushka?!”. Nuk ka tё krahasuar, sepse ёshtё shumё vёshtirё nё mos e pa mundur tё gjesh qoftё edhe njё rast tjetёr si ky i yni ku festa e 100 vjetorit tё Pavarёsisё u shndёrrua nё kongres Partie. Njё lider partiak i Partive Popullore Evropiane me zёrin plot foli pёr tё djathtёn europiane, pёr atё tё djathtё qё na krenohej me Partinё Demokratike tё Shqipёrisё, simotrёn e sajё ne Shqipёri dhe patjetёr nёnkupto me Sali Berishёn. Z.Martens nuk iu zverdh faqia kur pa drojё i ndau shqiptarёt nё tё djathtёt pёdёistё miq tё familjes sё tij politike dhe nё shqiptarё tё tjerё. Kjo dashuri pёr famijlen politike do tё ishte njё sjellje qё nuk do tё lintё gjurmё, nqse Z.Martens nuk do ti “shpёtonte” gjuha e tё thoshte se u ndie krenar pёr tё djathtёt, ku kjo krenari duhej tё adresohej pёr tё gjithё shqiptarёt. Kjo sepse Ai kishte ardhur pёr tё pёrshёndetur nё njё festё tё tё gjithё shqiptarёve dhe jo vetёm tё asaj pjese qё nxinte hapsira e zemrёs sё Tij. E vёrteta ёshtё se nё atё sallё shqiptarёt me bindje jo tё djathta ishin me pikatore, pёr tё mos thёnё tё ftuar nga zorri. Por ky fakt i pёerzgjedhjes sё dasmorёve nuk pёrligj sjelljen e njё Parlamentari tё lartё te Europёs. Shiptarёt, pёr tё cilёt Ai kishte ardhur ti pёrshёndeste, ishin jashtё asaj salle. Ata, si dasmorёt e vёrtetё, prisnin nga Ai njё pёrshёndetje nё emёr tё europianёve  pёr tё gjithё shqiptarёt dhe jo njё pёrshёndetje nё emёr tё sё djathёs europiane pёr shqiptarёt e djathtё. Pa dyshim qё kjo sjellje i ofendoi shqiptarёt. Nuk mund tё ndodhte ndryshe sepse lavdia e ditёs sё flamurit disi u errёsua , me apo pa dashje, prej prej mjegullёs qё u clirua nga goja e Z.Martens. Vёshtirё tё gjesh shqiptar qё tё mos jetё befasuar prej sjelljes sё Tij. Sjellja eTij, e llogaritur apo jo, pёrzieu ngjyrёn kuq e zi tё Flamurit me ngjyrёn blu tё flamurit tё Partisё Demokratike. Ofendimi, befasimi dhe nervozizmi ishin mё e pakta qё mund tё ndodhte me shqiptarёe nё ato moment tё fjalimit aspak tё zgjedhur e tё menduar tё njё personaliteti qё u rrek tё pёrfaqёsonte gjithё europianёt dhe Europёn.. Zgjuarsia e popullit nuhat mё hollё, analizon dhe vlerёson mё mirё dhe vendos cdo tё bёjё mё drejt se europolitikani. Dhe kёshtu, Shqiptarёt preferuan tё linin mikun mes tё dashuruarve blu dhe vetё Ata vazhduan tё festojnё kёtё jubile tё ndritur Tё gjithё e dinё se nё kёtё sjelje Z.Martens ёshtё viktimё e kёshilltarёve tё vet, europianё apo shqiptarё qofshin kёta. Duket se kjo shpurё kёshilltarёsh dashakeq ka qene nё nivelin e kryebashkiakut te Kamzёs, i cili krah Flamurit Kuq e Zi vuri edhe flamurin blu tё Partisё Demokratike, duke pёrdhosur hijeshinё e Flamurit Kuq e Zi. Kur kjo ndodhi nё Kamёz habia ishte e vogёl, bile u pёrcoll me doza humori. Nё fund tё fundit kryebashkiaku u Kamzёs kishte njёmijё e njё arsye tё bёntё atё paudhёsi qe bёri. Por se do tё kishte dallkaukё europianё qё do ta kёshillonin Z.Martens tё thoshte ato fjalё, kёtё nuk kishte shqiptar qё ta mendonte pa lёre mё ti dёgjonin prej gojёs se Tij ato kumbulla tё tharta. Ka nga Ata shqiptarё qe nuk besojnё se ajo qё ndodhi tё ishte punё e keshiilatrёsh, por ndonjё tundim edhe mё i thellё. Nuk besoj tё ishte kёshillё apo huq mushke, sic iu ndodh shpesh herё atyre qё bёjnё gjёma apo turpe tё tilla. Pra sic duket qёnka edhe mё keq. Duket Z.Martens do tё ketё rёnё viktimё e huqeve dhe kёshillave tё ndojё gomari. E pёr kёtё shqiptarёt kanё tё drejtё ti thonё Z.Martens: “Ku tё shpie gomari, o Z.Martens”. Dhe kjo pёr tё mirёn e Z.Martens, sepse kёshilla e gomarit nё fund tё fundit tё con nё udhёn e gomarit pavarёsisht kush  ёshtё gomari, pavarёsisht cfarё samari apo “spaletash” ka veshur gomari, pavarёsisht nga vendi ku cfarё dhe si kullot gomari. Unё e siguroj Z.Martens se shqiptarёt lusin qё Atij ti jepet rasti ta korigjojё gabimin e rёndё ndaj shqiptarёve. Ti marrё mbrapsht ato fjalё qё foli. Ёshtё mirё ta mёsojё se shqiptarёt para se tё jene tё majtё e te djathtё janё shqiptarё. Shqiptarёt shkojnё edhe mё tej kur deklarojnё: “Feja e Shqiptarёve ёshtё Shqipёria!”, qё rrallё popuj manisfetojё njё sjellje tё tillё. Z.Martens, rrini larg nga gomari. Ruhuni nga mёndja e gomarit. Veprimet e kёshilluara prej gomarit tupёrojnё edhe pse sёra Juaj nuk e meriton njё aksident tё tillё. Provoni se jinni europian dhe dini tё korigjoheni. Ne presim tё njohim Martensin e vёrtetё, jo sigurisht jo atё qё pamё nё 28 Nёntor 2012 kur na prishi pak festёn tonё tё 100 Vjetorit tё Pavarёsisё. Presim dhe shpresojmё.

Nga PAJTIM LUTAJ November 30, 2012 20:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*