Kualifikohet Manchester City dhe Chelsea, Leeds bën surprizën e ditës
Nga Arkiva
Fitore të thjeshtë për Manchester City-n dhe Chelsea-n që u kualifikuan pa probleme për në raundin e 1/16-ave të FA Cup.
Kualifikimin e Manchester City-t e vendosën tre gola të realizuar në pjesën e parë, 2 nga Bernardo Silva dhe një nga Phil Foden.
Sakaq, 4-0 fitoi Chelsea ndaj Morecambe që luan në kategorinë e katërt, me nga 2 gola për çdo pjesë nga Mount dhe Werner në fraksionin e parë dhe Hudson-Odoi e Havertz në pjesën e dytë ishin mëse të mjaftueshëm që Chelsea të rikthehej te rezultatet pozitive dhe të kalonte me sukses formalitetit Morecambe.
Nga ana tjeter, surprizën e ditës e dhuroi Leeds Utd i Marcelo Bielsas që u mposht nga Crawley i kategorisë së katërt me rezultatin e thellë 3-0.
h.b/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento