KUARTET POETIK

Arben Duka November 7, 2015 15:05

KUARTET POETIK

O ti m’i pasuri në Botë!

 

O ti m’i pasuri në Botë,
që rron në luks e blind,
diku i fshehur ndënë tokë,
të pret një goxha krimb.

As emri yt me germa ari,
as jotja pasuri,
s’e pengon krimbin që së mbari,
të shtrohet në gosti.

Dhe s’do kuptojë aspak i mjeri,
kur ty të përlajë,
në është mish miliarderi,
a mish prej fukarai!

O ti m’i pasuri në Botë,
në pamje i magjishëm,
do kesh njëlloj si çdo idiot,
një fund të palavdishëm…
O ti m’i fuqishmi në Botë!

O ti m’i fuqishmi në Botë,
tiran a prijës i plebenjve,
diku do biesh se s’ke gjunjë,
gjunjë çelik si të hamejve.

Por po të jesh hamall vërtet,
ngarkuar hallet njerëzore,
do të sundosh në këtë jetë,
njëlloj si Zoti me brerore.

Porse kularin-si një kau,
po ia shtrëngove njerëzisë,
në mes të udhës do gremisesh,
mu në humnerë të historisë…
O ti m’i mençuri në Botë!

O ti m’i mençuri në Botë,
të ulem gjer në tokë,
se pasuritë e gjithësisë,
i ke brenda në kokë.

O ti m’i mençuri në Botë,
tek ti s’afrohet gjëma,
dhe po të ikësh ndonjëherë,
s’ka varr që të mban brënda!

O ti m’i mençuri në Botë,
s’të qaset pikë e lotit,
dhe po të ikësh ndonjëherë,
do shkosh në krah të Zotit.

O ti m’i mençuri në Botë,
o mençuri e zjarrtë,
në shekuj madhështia jote,
do duket dhe më qartë.
O ti m’e bukura në Botë!

Dhe ti m’e bukura në Botë,
që ndrin e farfurin,
si unë kusure ke ti plot,
se dhe ti gogësin.

O ti m’e bukura në Botë,
që ndrin e farfurin,
si unë kusure ke ti plot,
se dhe ti hundët shfryn.

Dhe ti m’e bukura në Botë,
që vret me sy e vetull,
si unë kusure ke ti plot,
fsheh djersën ndënë sqetull.

O ti m’e bukura në Botë,
perri me të vërtet’,
si unë kusure ke ti plot,
në banjë e tualet…

O ti m’e bukura në botë,
që njerëz lë pa gjumë,
si unë kusure ke ti plot,
ç’të them tani më shumë?!

Mbi gjysmë shekulli që rroj,
siklet s’i vura zemrës,
këto të gjitha kur kujtoj,
s’marrosem kurrë pas femrës!

Arben Duka November 7, 2015 15:05
Komento

18 Komente

  1. shqipe November 7, 16:22

    O Love,me e bukra ne bote!
    Ke kusure,aqsa dhe une..
    Te gjithe jane kot,vec ti je plot (!)
    Ndaj gjyshja t’ thote: – A,c’me ha mun!…”

    Reply to this comment
  2. LOVE November 7, 16:34

    Neti
    dil ketu tani ,se e di une qe po pret te shkruaj une 😛
    dil ketu dhe me bej pak analizen letrare te kuartetit
    kuartet ca do me thene ? tip kori ? 4 zborist bashke ?
    jo se ca i kuptoj dhe vete 😛 , po ti je studiosur me shume
    ate pppppoezine e pare e ka me Mmmmmmmmeten
    jo prit mos u nxeh ,te spjegoj pse mendoj keshtu
    po ato fjalet …ari , gosti , me lene te dyshoj ,por kur thote idiot ma heq cdo dyshim 😛
    pjesen e dyte me ke ta kete ? ky me xhaxhin envorr e ka pasur mire, dhe ti ne fakt
    po ketu flet per te gjallet ….mah ,mos e ka me shoku Gramoz ??
    me mencurine nuk diskutoj dot fare ,nuk bej dot asnje shembull ,eshte cfaqe e huaj 😛
    po ti na ndrico me ndonje emer ,psh Kadareja tha : nuk diskutohet ne mbreterine e idiotit
    po gjithmone me kane spjeguar qe ai vete ishte kryeidioti i gaztoreve …mah cudi 😛
    uuuuaaaa ,po me te bukuren cfare pati ,he mo ma spjego ??
    thua ta kete fajin partia ? se ajo ju edukonte qe kishte rendesi biografia ,sa dite zbori kishte
    babain e kishte komunist ,mamin koperativiste dhe vellain hero te punes socialiste
    me ndershmeri proletare e dua kete diskutim 😛

    Reply to this comment
    • N.VJOSA November 7, 17:24

      @Love,
      Rrofsh qe kerkon ta pres une Fustanin…
      Hamendjet e tua nuk kane lidhje fare me persona konkret…Letersia flet me gjuhen e personazheve, krijimit te tipave…, por mendjet e vogla i personalizojne gjithnje tipet letrare…
      Love, une nuk e kam fare per zemer Pasurine…Lumturine po.
      Nuk jam i pasur, por nuk jam as i varfer , ndihem i lumtur qe kam qetesine time…
      Dikush, nje Miku im qe me njeh direkt, shkruan dhe ketu tek Dita, ma njeh tipin dhe karakterin…Per njgjarjet politike ne Shqiperi, nuk do me shkonte mendja kurre, por eshte Atdheu im i pare, ku me ka bere koka bam, si i thone fjales, se Atdheu im i dyte eshte ky ku jam prej Çerek Shekulli……Nga botkuptimi im , anoj me shume nga Socialdemokracia, me pelqen qe njerzit te jetojne aq sa eshte e mundur , te jene te kenaqur, e di qe ne kete bote nuk ka barazi, por nuk me pelqen qe nje pjese te mos dine çfare te bejne me Parate dhe te tjere te mos ngopin as barkun me buke…
      Sa per ate qe nje pjese njerzish jane te pangopur , keta miqt e mi austriake thone shpesh, ate qe indirekt thote dhe Poeti….Mbasi mbaron Vrapimi, ne fund, 2 metra katrore do marre secili…Dhe kjo eshte e vetmja drejtesi e kesaj bote…
      Shekspirin e pyeten nje here: kush eshte Qënia me e fuqishme ne bote?…
      K R I M B I, tha ai, se ai afrohet dalengadale prane Arkivolit…
      Dy poezit e fundit te Arbenit, edhe ajo para kesaj , ishin te bukura…Arbeni eshte ne kulmin e Krijimtarise se tij.Une i uroj suksese, por mund te shkruaj me pak dhe te kujdeset me shume per Arbenin…Arbeni shkruan shume per ngjarjet aktuale, ndoshta mund te shkruaj me shkurt per politiken e dites dhe me shume lirika nga jeta e perditshme…
      Ne Shqiperi, Media dhe Politika e ndotin shume Ambientin.Ketu ne Austri, jetohet me qete…Te keshilloj dhe ty, mos rri tere diten duhe lexuar Dita-n, apo gazetat e tjera, dil nje here ne ajer te paster, ne se ajri aty tek ty nuk eshte i ndotur…Love, sinqerisht, me dukesh shume e stresuar, prandaj, mos e harro moralin e kesaj poezie…

      Reply to this comment
    • Tartufi November 7, 17:27

      Ti LOVE ben gabime shume,kete fjalen proletare apo proletariati ,mos e shkruaj me keshtu. Kjo eshte keshtu { pordha e tarasit }
      Nuk ka gje me te shemtuar te jeshe pordha e tarasit.

      Reply to this comment
  3. N. November 7, 19:13

    @Tartuf,
    Me vjen keq qe pothuajse ne te gjitha komentet e tua personazhin kryesor ke Tarrasin…Tartuf, Tarrasi ka 30 vjet qe i ka mbire bari, por per tu çuditur eshte se me shume ja permendni emrin dhe e kujtoni juve qe ju rrasi neper burgje.(nuk thone kot q….nenen, qe te thote baba…)
    I kuptoj vuajtjet e tua atje ne Spaçin e mallkuar, por prap them, kaq i humbur paske qene sa nuk e çave dot Ferren e te kishe ikur diku, qe te shpetoje nga Ferri…?!
    Mos u merzit Tartuf, nga burgu nuk del dot pa cene, por ti me dukesh shume i goditur, i traumatizuar ashper, ndaj akoma te mundon ajo situate ferri dhe kerkon ta shfrysh cdo dite urrejtjen…
    Tarrasi ka vdekur, nuk ngjallet me, as sistemi i tij…Prandaj Tartuf mos u merr me pordhet e Tarasit, merru me mire ere pordheve te Saliut, se jane me origjinale, te perzjera me rigon…
    @Tartuf, nuk doja te ngacmoja, por ty nuk te rri Menderja dhe kruhesh vet

    Reply to this comment
    • Tartufi November 7, 19:48

      Per te shkerdhier me prak te familjes komuniste si ti o N ja, nuk ke pse e shajme ne dylberin, ai i ka kryer nje sherbim te madh ketij kombi. Sa per ate
      qe une i kujtoj ketyre mbeturinave duke te futur dhe ti brenda,kjo eshte engledisje,kalim per kohen e tepert qe me ngel. Ne qofte se do te kuptoshe
      nga domethenjet e medhaja ne kete histori,kupto te fshehtat. Qe nuk hapin
      bunkerin e te fshehtave te bytheqirit te gjirokasteres,jane komunistet,jane
      familjet e shkerdhiara si tendia me shoke,qe nuk duan te hapet loja te miret
      vesh shkerdheria qe ju ka bene dylberi juve. Te denuarit nuk perdhunoheshin
      dot,por izoloheshin nga te perdhunuarit e shumte te ketij populli.

      Reply to this comment
      • N. November 7, 21:38

        @Tartuf,
        I ke vene re ato pemet qe nuk e shohin driten e diellit?….
        Ato jane tëverdha, zverdhen e kalben deri sa bien ne toke….
        Edhe ti , ke grumbulluar shume urrejtje, se ke ndejtur ne erresire, o njeri i erresires…Shikoje komentin tend, sa fjale te pista ke o njeri i pist…
        Une nuk kam qene i burgosur, se ligjet e shtetit i kam zbatuar me perpikmeri, dhe po ashtu edhe deri sot, jam ne rregull me ligjin….
        Do beja perjashtim , ne se ti do ishe i burgosur i ndergjegjes, por ata te Ndergjegjnes, jane njerez te kenduar, te kulturuar e jo si ti njeri i erresires, nga menyra si shkruan, je akoma ne zhargonin e dialektalizmave te tua, ndaj them se do jesh burgosur ose si kriminel, ose si hajdut, ose me ndonje delir tjeter te papranueshem per shoqerine dhe njerzit normal….
        Doja te te ndihmoja, por dukesh se je nga ata kurrizo qe vetem ne nje vend te drejtohet kurrizi…Komuniko normal, or dylber i Erresirës.

        Reply to this comment
        • Tartufi November 8, 13:39

          O hajvani ne parmende
          qe ha shkure edhe gjembe
          burgu eshte gjithe drite
          eshte liria qe te ndrite.

          O kafsha e pyllit te ketij populli,,, nje shoqeri barbare e
          perdhunuar,nuk prodhon kurre ligje,por dhune mbi ligjet
          njerezore.

          Reply to this comment
    • LOVE November 7, 19:52

      tani e kishe mire aty me siper kur shkruan dhe nuk thua asgje
      po me barin pse ngaterrohesh ? apo nuk te ndahet shpirti ,vetem ate shembull mesove ….kur te them une qe eshte semundje e pasherueshme ,nuk beson 😛
      ata ne burg ishin te lire , nuk ishin si ju karikaturat duartrokitese perjashta [?]
      sa per nenen e shohim dhe sot kujt i thoni babe …
      shiko cfare shteti mor zotni ,shet burri veten per 1 lope e 4 dhi
      nejse ,kam vendosur te shkruaj me filozofikisht me ty ,
      qe mos te dukem e stresuar
      ose e studiosur ne shkolle njesoj me ty
      ne 1954 ,nje KOLOS i letrave shqipe , ka botuar nje liber
      “Lumenjte zbresin te kuq ” , u quajt liber Profetik ,nga shume nga ata qe dinin lexim ,jo kendim ….sigurisht nuk e pa driten ne Shqiperine e kryeministrit Envorr …jo per gje po as shkolle nuk kishte ….dhe meqe jemi te bari
      aty jeni akoma ….kryeminister pa shkolle keni
      lexo Neti ,jo per te qene i ditur ,jo per te me replikuar mua ,TARTUFIT ..etj.
      lexo mos te ngelesh skllav ,mos te na tregosh burgun neve ,kur ti nuk ke dale ende nga burgu mendor …dhe si ti plot te tjere ………..
      ISUF LUZAJ quhet autori i atij libri ,kerkoje dhe lexoje
      me shume modesti dhe ky ka qene …sigurisht vlonjat 😛

      Reply to this comment
      • N. November 7, 21:56

        @Love,
        Lexo Isufin,
        Mos lexo as Naimin, as Çajupin, as Migjenin, as De Raden, as Nolin, as Kadaren….
        Ata nuk jane per ty se ti dhe Gjyshi yt kane qene ne anen e kundert te Historise, i kane vene gure nen rrota asaj….ndaj thoni se dhe Populli shqipar paska qene ne burg…, me qe keni qene ju ne burg… ju e ndieni vetmine dhe ftohtesine ndaj thoni qe i gjithe Populli ka qene ne burg…Por nje Popull te tere , miliona njerez nuk i detyron dot te duartrokasin dhe te ndertojne per afro Gjysem Shekulli…
        Lexo Isufin, se dhe une ketej e tutje kete Isufin tend kolos prej balte do lexoj, pamvarsisht se deri me sot nuk i eshte degjuar kakerima ne Shqiperi jo e jo, por ne asnje vend te Botes….
        Ndoshta bota do te botoj ne te ardhmen edhe Sallatat e tua…, krahas atyre te Isufit…
        Medet medet per kete Loven tone qe i pikon tavani vuuuu….

        Reply to this comment
        • sallakja November 8, 07:45

          Ky qyqari vazhdon te shkruaj budallalliqe.
          Ore Neti, a e pive kafene me poetin ?
          Po he, a derezi, na kullundris pak, c’u tha
          e c’u be ? I qave hallet e vatanit ?
          E qate komunizmen ?
          Atdheu im i dyte eshte Austria – thote.
          Ej pike e zeze !

          Reply to this comment
          • N.VJOSA November 8, 09:41

            @Salla,
            Ti nuk e kupton qe ne ato qe shkruan , nxjerr fytyren tende, je shume primitiv, me nje mentalitet prej xhelozi psikopat…
            E cfare te hyn ty ne pune se me ke e pi kafen une?!…Duhet te falsin e mendojne te gjithe si ty?!…Qenka gabim te them se kush eshte atdheu im i dyte, kur mbaj shtetesine dhe jetoj e punoj ketu pjesen me produktive te Jetes?!…
            Kujdes, mos shkruaj asnje hollesi nga jeta jote, pa hequr pafkat e Kalit te Karroces…

  4. prologu November 7, 22:53

    Tema e subjektit ishte tjeter gje,por komentet hyne ne hulline qe vete komentuesit hapin e qe nuk ja gjejne dot fundin.
    – Duke kaluar neper varreza per te vajtur ne nje perkujtimore,pashe dhe lexova nje epitaf ne nje kryq,qe me beri shume pershtypje,ne te shkruhej me sa mbaj mend keshtu;- “O udhetar qendro,te lutem kendo,desha te rroj dhe ca por s’ish ne doren time,se vdekja nuk me la me mori me terbime,me ndau nga vatr’e dashur e rrethi familjar,ku lashe gjith c’kam pasur e fle ketu ne varr,prandaj dhe ti njeri perpiqu vec me nder,se nga gjith ato c’ke pasur,ne varr asgje nuk merr,po vetem dy metro toke dhe nje gur si ky,qe me rendon mbi koke qe e shikon dhe ti.
    – Prandaj them qe komentet duhet te perqendroheshin tek tema e subjektit,qe eshte teper e ndjeshme dhe qe po na vret cdo dite te ardhmen dhe endrat.

    Reply to this comment
  5. bobo November 7, 23:47

    A c me ha mune o love.Si nuk ndenje nje dite pa ngrene mut,kaq shume te pelqen ai i shkrete.

    Reply to this comment
  6. LABI November 8, 02:17

    O ti m’i varferi ne bote,
    ndoshta nuk e di,
    ajo qe te lumturone Ty sot,
    eshte tjeter pasuri!

    Eshte tjete pasuri,
    qe as shitet, as blihet,
    ajo eshte nje trashegimeni,
    nga rrenjet,degete fijet!

    E me i pasuri ne Bote,
    biliarda do te afronte,
    po ai, ate nuk e blene dot,
    sakush s’mund t’ja c’montonte!

    O ti m’i varferi nje Bote,
    zili mos ki zengjine,
    ai lakmi ne Ty, ka sot,
    vec trurin e brilantesine!

    O ti m’i varferi nje Bote,
    mos u zileps pas bukurise,
    se bukuria jote qendrone,
    te geni i zgjuarsise!

    Rehvan te madhe shkenca ka mare,
    madje dhe jete ka inplantuar,
    por akoma, askush nuk njeh,
    ADN-ja te jete adaptuar!

    O ti m’i vetmi nje Bote,
    frike zengjinin kurr mos ki,
    ai genin tend nuk e blen dot,
    me te s’behet tregeti!

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit November 8, 08:58

    Edhe ti o mi gjirizi
    qe fsheh bishtin pas murrizi
    e kafshon dhe s’ndjen te fryre
    dhe nuk kuqesh ne fytyre.

    Me ne fund kur te gjesh paqe
    ti o mi me njeqind faqe,
    do te vije krimb’ i bekuar
    te te haje pa te shijuar.

    Kushedi c’ishe zotrote,
    kaq e pat dhe puna jote!
    Gjithe lavdise qe ty te thuren
    ky fare krimbi i ve vulen.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 November 8, 14:42

    Kur shoh panairin e palacove te demokracise ,kur shoh se balta shitet per mjalte,kur tunden Saliu dhe Edvini ,kur gjithe vendi Po shitet Enveri me duket nje engjell.
    Ne ate kohe thuhej ne Shkoder se u hapen kufijte do te ngelen vetem plepat ndersa tani eshte fakt se Po u hapen do ngelen Kryehajdutet e partive koncensionare.Plepa nuk ka me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim