Kuçova dhe një shifër sa naftë ka sot nëntoka e Shqipërisë

August 29, 2018 06:41

Kuçova dhe një shifër sa naftë ka sot nëntoka e Shqipërisë

Nga Vlash Laçka

Referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela)…

****

U festua 100 vjetori i zbulimit të naftës, por ai që i vuri vulën Shqipërisë si vend naftëmbajtës ishte vendburimi i Kuçovës i futur në shfrytëzim para 90 vitesh. Historia e këtij vendburimi është historia që ka përcaktuar natyrën dhe karakteristikat e jetëssë vet qytetit dhe qytetarëve të Kuçovës, si një nga qytetet me nivel qytetarie të lartë që trashëgoi e zhvilloi edukatën e punës dhe profesionalizmin e nivelit të lartë prej italianëve e në vijim atë të vendeve të tjera me të zhvillura se ne, gjeneroi  të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por edhe kulturë e arte nga dolën jo vetëm inxhinierë të shkëlqyer por edhe artistë e piktorë tëmëdhenj, siguroi një punësim të stabilizuar të qytetarëve të saj dhe, krijoi një bashkësi qytetare unike ku u tretën karakteristikat me të mira krahinore të vendit. Por sot shikon një qytet ku gjen shumë pak nga gjallëria e kaluar.

Kremtimi i vakët i 100 vjetorit të industrisë së naftës, i mbajtur në Kuçovë para rreth 4 muajsh, kaloi si “era me shi”, duke lënë jashtë vëmendjes  gati tre çerekun e atyre që bënë historinë e kësaj industrie dhe i siguruan vendit të ardhura të mëdha që të “shihnin dritë” edhe zonat më të thella të vendit.  Asnjë fjalë për dinamikën dhe të ardhmen e rezervave të naftës e të gazit, as edhe për ecurinë e prodhimit të naftës e gazit, grafiku i të cilit të kujton ngjitjen në malin e Shpiragut, ku sot pritet të zbulohet një vendburim  shprese.

Referate të mbushura me një mori detajesh dhe të personalizuara në detaje për metodat e kërkim – zbulimit, ku shifrat për dinamikën e kilometrave të profileve sizmike dhe numri i puseve me metrazhin e shpuar ndër vite zunë vendin kryesor, sikur ato të përbënin statistikat dhe vlerën kryesore që kanë karakterizuar ecurinë 100 vjeçare të kësaj industrie! Kilometrat e profileve sizmikë dhe metrazhi janë mjete për të realizuar produktin me vlerë të lartë ekonomike, sepse të gjithë investimet për operacionet hidrokarbure që kryhen në naftë kanë si qëllim vetëm shtimin e rezervave dhe intensifikimin e prodhimit te naftës dhe gazit, që përbëjnë thelbin ekonomik të sektorit hidrokarbur.

Por në këtë aktivitet simbol, referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit dhe çfarë përbëjnë ato, asgjë për evidentimin e arritjeve në fushën e zhvillimit të vendburimeve,  asgjë  për teknologjinë që rrit rikupermine rezervave,për rrjedhojë asgjë për të ardhmen e tyre.

Nuk u evidentuan as kontribuesit kryesorë që realizuan me sukses shfrytëzimin racional të rezervave dhe zhvillimin e vendburimeve të naftës e gazit, aktivitet që e kanë udhëhequr Vangjush Kokonozi, Rodolf Sahatçi e Skender Osmani, etj, duke vendosur në baza shkencore bashkëkohore vlerësimin e kapaciteve naftëmbajtëse e naftëdhënëse tëvendburimeve dhe me Plane Zhvillimi të mirëfillta që siguronin nxjerrjen e maksimumit të mundshëm të rezervave prej tyre; po ashtu edhe ata që gjetën rrugët dhe metodat më të përshtatshme për të intensifikuar nxjerrjen e naftës në përputhje me karakteristikat e dallueshme të naftave të rënda e shumë viskoze të vendit tonë,nëpërmjet eksperimentimeve shkencore të panumërta, ku në krye kanë qendruar Milto Bano, Simon Ranxha e Kristaq Fani, etj. Po këtu duhet të veçoheshin edhe Perikli Prifti e Robert Kokonozi, etj. që përfaqësojnë modelin më të arrirrë në menaxhimin dhe administrimin me profesionalizëm të lartë të strukturave të prodhimit të naftës e gazit.

Prej organizatorëve duhej të pritej që të iniconin propozimin tek Presidenti për t’i akorduar këtyre titullin “Mjeshtër i Madh”.

Vlash Laçka

Pra është rrudhosur aktiviteti i AKBN-së. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela).

Po rikthehemi tek Kuçova. Ka vite të tëra, mbi një çerek shekulli që vendburimi po konsiderohet gati i shterruar dhe nuk ka një vizion të qartë për të. Prodhimi i vendburimit të Kuçovës aktualisht nuk i arrin 20 mijë ton naftë në vit që po shkon drejt shuarjes dhe banorët e Kuçovës  po vazhdojnë ta ndjejnë këtë tani me shkurtimin e vendeve të punës, pa asnjë shpresë për nesër.

Paradoksi qendron në faktin se në bilancin shtetëror (INSTAT) për Kuçovën, si vb i dytë më i madh në vend, janë të regjistruara dhe raportohen brenda e jashtë vendit 78 milion tonë naftë (rreth 500 milion bbl) rezerva gjeologjike, nga të cilat janë nxjerrë pak më tepër se  4 milion ton (5.5 %), të provuara me shkallë sigurie 50 deri 90 %.

Për një pyetje që bëra në fund të eventit të 100 vjetorit për rezervat e vendburimeve tona e  në veçanti për Kuçovën se çfarë të ardhme kanë rezervat e mëdha të mbetura në nëntokën e vendburimit, nëse do promovohej ky vendburim e të përzgjidheshin kompanitë që zotërojnë dhe ofrojnë teknologji të avancuar, mora si përgjigje një “ngritje supesh”.

Që ky vendburim mund të rehabilitohet, këtë e vërteton në mënyrë të padiskutueshme vet historia e shfrytëzimit të tij. Në këtë nivel të ulët që është sot ka qenë prodhimi i vendburimit edhe mbi 50 vjet më parë (v. 1956 = 25 mijë ton/vit). Në fillim të vitit 1965, pak pasi isha diplomuar, pata rastin dhe fatin të më ngarkohej realizimi i studimit për rigjallërimin e tij, që e përfundova në fillim të vitit 1966 bashkë me k/gjeol. e DPPN Beqir Alia. Studimi i kryer dhe zbatimi i tij, kryesisht nga vlerësimi dhe futja e sipërfaqeve të veçanta në shfrytëzim (bashkë me inxh. Robert Kokonozin) e rritën prodhimin pas 3 viteve (1968) në 38.2 mijë ton ose mbi 50 %; mëvonë futja e shtratimeve të rinj dhe përdorimi iteknologjisë së injektimit të avullit (EOR) në vitet ’80 e ngritën prodhimin në nivelin e 91 mijë tonë naftë në vit (1986) ose mbi 3.6 herë krahasuar me vitin 1965.

Prandaj më ka ardhur keq kur, në ndonjë takim të rastit me drejtues, deputetë apo politikanë kryesorë, kam dëgjuar të thuhet se “i tillë është tipi i vendburimit të  Kuçovës dhe nuk mund të merret më tepër”, mendim i cili me siguri është servirur nga specialistë mediokër.

Që të rehabilitohet vendburimi i Kuçovës ka dy mundësi. Së pari, Marrëveshja Hidrokarbure me kompani të huaja, si rruga më e përshtatshme për të siguruar investime dhe teknologji për rekuperimin e rezervave të mbetura në vendburimet. Marrëveshja e vitit 2007 për Kuçovën me kompaninë Sherwood International Petroleum, u reduktua në 1/100 e sipërfaqes produktive të vb, nga e cila,  tani pas 10 vitesh, janë shpuar vetëm 2-3 puse me një prodhim vjetor prej vetëm 2000 – 2500 ton/vit (!?).

A ka kuptim që një marrëveshje e tillëtë bllokojë vendburimin për 10 vjet me radhë dhe të mos bëhet asnjë promovim për mbi 90 % të sipërfaqes produktive të vendburimit  që është lënë e lirë, madje kjo MH vazhdon të konsiderohet si marrëveshje e tërë vendburimit (edhe në raportet e çdo viti të EITI Albania). Çfarë kuptimi ka kjo?!

Së dyti, duhet gjetur investitori që zotëron teknologji të avancuar për rehabilitimin e vendburimeve në shterim. Sot shtetet e zhvilluara të naftës, por edhe nga ato në zhvillim kanë ndryshuar rrënjësisht strategjinë e tyre për naftën, madje e quajnë si sfida e shekullit ’21, që lidhet me inovacionet në teknologji për shfrytëzimin e rezervave hidrokarbure të njohura. Ka një përmbysje të madhe për të përmirësuar rikuperimin  e naftës nga vendburimet ekzistuese me rënie prodhimi, mbështetur në zhvillimin cilësor dhe të shpejtë  të teknologjive dhe praktikave të reja të  punës, që tek ne janë të panjohura.

Madje nga ekspertët vlerësohet se këto mundësi janë më të mëdha në vendet ku, për arsye të ndryshme, disa nga teknologjitë më të fundit dhe mënyrat e punës nuk kanë mundur të zbatohen, ku ne jemi tipik në këtë drejtim.

Aktualisht tek ne nuk ka struktura që mund ta realizojnë strategjinë e re. Sot mund të gjesh një promovim skematik në nivel drejtuesish qendror, larg atij promovimi që bënte Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve deri 10 vite më parë, kur u shkri Insituti i Naftës dhe,me ristrukturimin në AKBN u hoq dorë nga profesionalizmi.

Botuar sot në DITA

August 29, 2018 06:41
Komento

14 Komente

  1. Eagle August 27, 23:23

    Rama i ka shitur te gjitha pasurita te huajve dhe na reklamon Turizmin si shpetim dhe si heqje te vemendjes ndaj naciplanizimit te pasurive jashzakonisht te shumta qe ka Shqiperia.Ne duhet te Jetonim me mire se sheiket dhe te jepnim dhe jo te merrnim borxhe

    Reply to this comment
  2. kodra e vogel August 27, 23:53

    ndoshta ban mire me ia cjerre masken ketij anishqiptari , po mendimi dhe deshira ime ashte qe ky te jetoje braktisjen totale nga populli shqiptare.

    Reply to this comment
  3. D.P August 28, 02:46

    Pershendetje koleg, kemi punuar dhe diskutuar gjate se bashku per ato vendburime, pamvaresishte se ishim ne dy Institute shkencore te ndryshme. Ajo qe na lidhte bashke ishte profesioni dhe ato vendburime ku punuam dhe i sollem ne nivelin me te larte te mundshem, duke i vene ne maksimumin e kapacitetit prodhues te tyre. Iken ato kohe te lavdishme ne aspektin shkencor (jo politike), te punes se palodhur te brezit tone te intelektualeve dhe te mbare naftetareve qe punuam shume dhe humbem cdo gje. Me behet qefi qe ke permendur ata koleget tane naftetar ne kete artikull, jane me tere mend per tu bere heronje te naftes dhe kame ndier kenaqesi kur diskutoja dhe punoja me ta dhe si ata mund te kete edhe te tjere. Nje brez i tere intelektualesh qe nuk mendoj se mund te perseritet. Ju dhe une e dime shume miren se bota sot po kruan therrimet neper xhepa,, qe jane Vb ekzistuese, sepse zbulimet e reja jane pakesuar shume dhe risku i zbulimit eshte rritur jashte mase. Ju e une e dime qe Vb nafte te tipit te Kucoves, Patos Marinzes, pa folur per ato ne karbonate, mund te konsiderohen nder te rallet ne koren e tokes, por injoranca e pas 90′ dhe qe vazhdon akoma, nuk kishte si qellim orientimin per zhvillimin e tyre por taktiken me ogurzeze per shkaterrimin e tyre, te kesaj pasurie natyrore me vlera kolosale, te pa zevendesueshme. Kjo u duk qe ne prishjen e institucioneve shkencore, te dy instituteve te naftes, krijimit te Axhensise Kriminale te Burimeve Natyrore (sic e quaj une me te drejte), dhenien e tyre me koncensione tek kompani fantazem, pa eksperience dhe te krijuara rishtas vetem per te pervehtesuar kete pasuri kombetare me vlere te dyja palet, mafjozet qeveritar dhe ata te huaj, dhe duke na zbuar ne specialistet rrugeve te botes, qe punuam ne ato Vb. per nje kohe te gjate dhe qe e kishim lidhur jeten me to. Ikja jone nga Shqiperia, heqja nga puna e nje pjese te mire te specialisteve me eksperience dhe shkaterrimi i institucioneve te naftes ishte e qellimshme vetem per te vjedhur ate pasuri dhe nepermjet allishverisheve me kompanit koncensionare te siguronin mbeshtetjen financiare te tyre per te qendruar ne pushtet. Ne qe levizem dhe shikojme si operojne kompanit private te naftes neper bote, mesuam shume per veten tone por kjo nuk i vlene me njeriu. Kame punuar ne disa vende te botes, kame bere detyren qe kame patur ne ato projekte por kame fituar shume ne aspektin organizativ jo vetem ne kompanit private por edhe per ato me organizim shteteror. Kame vene re qe shume kompani private perdorin metoda e teknologji jo vetem te avancuara, sepse ato i perdorin te gjitha kompanit sot kudo ne bote, por qe ato ne vetevete, megjithese e kane Vb pasuri te tyre, abuzojne shume ne shfrytezimin barbar te tyre qe te marrin sa me shume profit dhe pamevaresishte sa shume rezerva lene ne rezervuar, pra per t’a ka rendesi vetem fitimi per sot. Po shume me interesant eshte gjithashtu fakti qe ne disa shtete qe e kane naften shteterore, dhe keto nuk jane pak, nuk e japin me koncension te plote vendburimin tek koncensionari por e ndajne ate midis tyre, pra me kompanin shteterore te naftes, zakonisht 60% me 40% per koncensionarin. Ne kete rast kompania shteterore ka nen kontroll cdo gje dhe i nderpritet rruga koncensionarit per abuzime. Pamvaresisht se koncensionari ka shumicen, cdo gje qe ai do te beje ose zbatoj ne Vb do marri medoemos miratimin tek kompania shteterore dhe ky lloj koncensioni behet vetem per ato siperfaqe te reja ose Vb qe sapo jane zbuluar dhe nuk jane zgjeruar, zhvilluar apo vene ne shfrytezim. Ne kete raste koncensionari do vije me mend ne koke kur te hedhi parat, te investoj sipas kontrates, dhe keshtu ju pritet rruga kompanive fantazem. Po ashtu eshte shume interesante qe nuk kame pare pasuri (Vb) te zbuluara dhe te vena ne shfrytezim me para shteterore (sic eshte rasti i Vb. tona) qe te jepen me koncension tek private dhe 100%, ato operohen vetem nga kompanit shteterore.
    Ketu p.sh mund te permend dhenia e Vb. Cak-Mollai, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvine, nje far Tartari ne Tirane (bashkejetuesit te kesaj Vokshit qe eshte sot deputete), qe nuk kishte as kompani nafte dhe nuk ishte as specialist nafte, i cili u lidh me nje mafioze ne Greqi dhe krijuan kompanin “Strea Oil & Gas). Nuk e kuptoj cfare koncensionari eshte ky?? Kjo kompani vuri vetem disa puse ne pune, i shfrytezoj barbarisht per nje kohe te gjate keto Vb, nuk beri asnje shpim te ri ose investim tjeter, nuk pagoi asnje taks ne shtet se e raportonte kompanin me humbje, dhe kur prodhimi arriti ne piken kritike qe nuk kishin me interes, ja shiten keto Vb rreth ja 42 milion dollar nje kompanie tjeter sikur te ishte pasuria e tij. Kompania qe i bleu keto Vb., megjithese e njoh qe ishte nje serioze dhe me experience, mbasi u njohe mire me situaten e ketyre Vb dhe fitimet e priteshme, shume shpeite ja shiti nje kompanie tjeter fantazem qe nuk i dihen ende pronaret, dhe mori parat e tij. Kompanit qe lidhin koncensione per Vb. ose i blejne totalisht ato pasuri sic ndodh kudo ne bote, ose i marrin ne perdorim dhe ndajne fitimin sipas kontratave me shtetin, pra jane thjeshte operator dhe jo pronar. Keshtu ka ndodhur edhe me Patos Marinzen, po keshtu edhe me Kucoven, qe ata jane bere pronar pa i blere, i shfrytezojne si i do qejfi, nuk bejne asnje investim. Nuk paguajne asnje fitim ose taks ne shtet dhe i shesin si te duan. Pra, i dashur Vlashi keto nuk jane kontrata koncensionare te lidhura nga Axhensise Kriminale te Burimeve Natyrore, (qe une kame te drejte kur e quaj keshtu).
    Pra, kompanite koncensionare qe kane ardhur ne shqiperi dhe jane bere pronar te Vb, nuk kane ardhe per investime dhe per te rritur prodhimin por per te vjedhur sa eshte e mundur bashke me pushtetaret. Ato kontrata per Vb, jane lidhur nga njerz medioker (sikurse e thoni dhe Ju), une po them dhe idiot, jo specialist, partiak, dhe qe nuk e kane idene se c’fare behet me naften ose si lidhen ato kontrata neper bote, pra une i kame quajtur ato qe ne momentin e lidhjes nje gabim shume i madhe, kete ja kame sugjeruar edhe Bufit balle per balle. Pra ato jane krejtesisht gabim dhe gabimi duhet te denohet ligjerisht. Nuk kame shume kohe te shkruaj gjithe kete veprimtari koncensionare ne shqiperi, ka shume e shume probleme te tjera, por do te sugjeroja te zhduket urgjent kjo Axhensise Kriminale te Burimeve Natyrore, te forcohet Albpetroli shteteror, te ngrihet e fuqizohet Instituti i naftes, te zgjidhen kontratat e lidhura dhe tu hiqet pronesia ketyre kompanive mbi Vb dhe te dyja se bashku te marrin ne dore fatet e kesaj pasurie kombetare.

    Reply to this comment
  4. demo August 28, 08:30

    Kucova nuk gjeneroi as inxhinieri,teknollogji,e aq me pak arte ,kulture dhe pikture te zhvilluar.
    Qyteti,Stalin,Ballshi,Patosi gjeneruan ziiii.Zi e me zi ,..Lufte klasash ,persekutim,vdekje,helme,ere e tmerrshme squfuri,si ajri i qelbur i puseve te naftes,..Burg,arrestime,vdekje,pushkatime per inxhinieret e shquar te naftes,,Populli ndyre,popull qe ti hante te gjalle intelektualet,inxhinjeret,pedagoget…
    Vente i gezuar ne sallat ku demaskoheshin,denoheshin armiqt e popullit,inxhinieret projektues dhe nxjerres te naftes.Sot ky popull i poshter,i ndyre,kanibal, po vuan pasojat e poshtersise se vet.
    Hajdutet ne Tirane nuk i pyeten fare,por i shiten vendbanimet e tyre tek Kompanite grabitese te naftes,qe edhe naften ja grabisin,edhe helmin e naftes ja leshojne mbi koke,edhe token ja trondisin nen toke.Jane haqet e atyre inxhiniereve qe u denuan kot,qe ky poipull i poshter brohoriste emrin e TYRANIT SHARLATAN,qe u hidhte viktima kanibaleve.

    Reply to this comment
  5. ZZ August 28, 10:11

    PO ME POPULLIN CPATE O TE QIFTE DERRI TETEME….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. info analitike August 28, 13:10

    Jam dakord me artikullshkruesin sepse ngre probleme qe diskutohen prej kohesh tek Gjeologji Minierat. Persa i perket konsiderimit “i tillë është tipi i vendburimit të Kuçovës dhe nuk mund të merret më tepër”, mendim i cili me siguri është servirur nga specialistë mediokër, duhet pare ne nje balanc te investim-perfitimit afat shkurter, afa mesem e afatgjate sepse tashme pjesa e naftes qe mund te nxirrej me kosto te ulet eshte shfrytezuar dhe duhet investuar shume me teper per te shpuar me ne thellesi. Mirepo ne nje situate politike ku gelon korrupsioni dhe gjerat po shkjojne sot per neser, askush nuk e merr persiper te investoje ne kohe afatgjate por secili perpiqet te zhvase sa te mundet e te ike. Fatkeqesisht ndonese strategjik per formimin e inxhiniereve te ardhshem Fakulteti i Gjeologji Minierave eshte lene pas dore ne menyre te turpshme. Shikoni AKBN-ne qe gelon nga militantet e ku ata pak specialiste varen nga tekat e politikes. Shumica e inxhiniereve te FGJM-se punojne me sukses ne Kanada, SHBA, Europe e gjetke sepse albanistani i hajduteve e te korruptuarve bandite te politikes i ka trajtuar gjithnje keq e me keq. Mjafton te shikoni se ne cfare kushtesh jepet mesim tek FGJM per te kuptuar kete gje.

    Reply to this comment
  7. Dash Pacja August 28, 14:18

    info analkake…..kike…..teke…..tike,
    allabin belaves memzi ta gjej llagapin.
    E po qe do t’mershe vesh ene nga gjeologjia vallahi, bilahi kurr s’kish me ma mur menia!!!!!
    Po pse mo la harxho kohen kot me komente gazetash!? Ty s’ka akademi shkencash ne bote qe s’te punson. Tina qeke si i thone fjales, gjeni,……..apo paguesh per nji kte pune?

    Reply to this comment
  8. demo August 28, 14:28

    Afishoje dhe pergjigjen time per kete ZZ,se me the e ta thashe,eshte!

    Reply to this comment
  9. ANTI DEMON.... August 28, 16:21

    ore demo; po ndonje kurve si ti; do qeruar edhe sot mor mbeturine njerezore . shkenca e naftes dhe mekanikes, si cdo shkence e mirefillte dhe ne sistemin socialis, ka qene art ne vetvete, harmoni e kenaqesi njerezore, more mizerabel me shoke si vetja .MORE njerez; ju drejtohem kujtedo, qe lexon ne lkete blog, mos kujton njeri, se nderrimi i socializmit duhej bere per te kthyer demot, e mbetyrinave osmane, ne pushtet ??? KURR amore njerez KURR….qe shuarje dualiteti (lufta e ftohte); komunizem vs demokraci perendimore, e cila kishte kosto po te shkonte drejt komunizmit boteror dhe me pak kosto ne drejtim te “demokracise BORGJEZE” . kjo pasi kapitali boteror, ishte perqendruar ne duarte e bllokut te atllantikut verior, dhe mbi te gjitha, aspiratat, qe ngrinte komunizmi per mireqenje dhe barazi ne mes njerezve, pretendohej te zgjidheshin me parimin; “pushtet i te gjithe popullit”; ku dhe i pa puni, mbrohej me ligj, me mbeshtetje ekonomike. PRA; qe nje kompromis paqesor, midis bllokut komunist ( me komunistet ne krye) dhe bllokut te demokracive perendimore me (liberalet ne krye). nuk qe triumf “heronjsh” te tipit demo-n….o derra, demosh e kompani…dhe as per derra, demosh e kompani . por cfar ndodhi me pas e ndodh tani, eshte nje ABYS I thelle ABSURDI, qe pa tjeter do…NDREQET…. ps . dialektika e zhvillimit, behet ne forme…SPIRALE, por ama …behet .

    Reply to this comment
  10. katarakti August 28, 17:56

    Me pelqeu pa mase komenti i shkrimit te Vlash Laçkes nga D.P. Duket se ishte i zanatit. E njihte problemin dhe kishte kulture dhe llogjike ne ato qe shkruante. Ajo qe nuk duroj dot tek ai Palloshi kryeminister eshte se i ka hedhur tutje si lecka pa vlere gjithe ate armate kuadrosh dhe intelektualesh qe u formuan gjate atyre 45 vjeteve. Qe ngriten dhe ndertuan nje Shqiperi
    europiane dhe moderne.Po te kesh me shume se 45 vjeç per palloshin kryeminister je i mbaruar. Nderkohe qe presidenti i SHBA-ve eshte 72 vjeç, ai i Kines dhe Rusise i kane mbushur me kohe te 60-tat. Vetem ne Shqiperine famemadhe, te udhehequr nga kryeministri dandy me brekushe dhe atlete, te gjithe ministrat rrotullohen tek 30 – 35 vjeç! Dhe per me shume jane caktuar ne vende pune ku nuk ia kane idene.Aq me teper qe kryeministri as nuk merr dhe as nuk pranon keshilla nga ata qe kane nje stazh pune 40 vjeçar. Tragjedi! Pashe edhe qeverine “hije” te Lulushit. Ajo edhe me beterr akoma! Per te vene duart ne koke. E verteta eshte se ajka e shoqerise shqiptare, eshte larguar tashme nga vendi. Pothuajse ka ikur i gjithe “truri” i shoqerise. Kane ngelur mediokrit, perfituesit e paskrupullt, hajdutet, te korruptuarit, biznesmenet – bandite etj etj. Brezi i dikurshem i punes, atdhedashurise dhe i ndershmerise eshte lene menjane, nese nuk ia ka lene ai i pari”pendet”vendit. Tani na kane ngelur neper kembe ose maloket dru me pre ose gjysemopingat. Ata qe jane mesuar qe te ngrejne dy gishtat lart. Qe nga mengjezi deri ne darke veçse shajne Edi Ramen vetem se u hoqi nga pushteti kryemalokun. E vetmja gje qe dine te bejne mire eshte te shajne, te shpifin, te njollosin, te damkosin, te ndyejne gjithçka. Si psh puna e ketij Demon-it me siper. Pa folur per plot te tjere qe as nuk dine te argumentojne, as dine te arsyetojne dhe as dine te shkruajne me sintaksen dhe drejtshkrimin zyrtar. Keshtu u katandis Shqiperia.
    Per te iu kthyer shkrimit dhe komentit. Ky Palloshi kryeminister, ose ministri pergjegjes, duhet t’i afroje autorin e shkrimit dhe komentuesin D.P. prane vetes. Tu kete numrat e tyre te telefonit dhe email-at. Dhe sa here te kete probleme apo paqartesi persa i takon fushes se shfrytezimit dhe nxjerrjes se hidrokarubureve tu telefonoje dhe tu marri mendim. Keshtu bejne qeverite dhe kryeministrat me te shquar te te gjithe botes. Kane nje bllok me emrat e specialisteve me te shquar te vendit ne te gjitha fushat e ekonomise, shkences, kultures, mbrojtjes etj etj. Dhe prandaj vendet e tyre perparojne. Ndersa kur lexon Vlashin dhe D.P. bindesh se Shqiperia tashme eshte kthyer ne nje vend afrikan qe shfrytezohet egersisht nga “investitoret” e huaj dhe politikanet e korruptuar.

    Reply to this comment
  11. Karaburuni August 28, 19:30

    Me mire nga te gjithe Vlashi e di se problemi i shfrytzimit te Kucoves nuk qendron,,,, Pse shkruan?! Per hesap te tij.

    Me pak fjale ai thote qe, ne ujin e detit ka ar dhe duhet shfrytezuar… po ne ujin e detit ka ar dhe kush te doje te shkoje ta shfytezoj.

    E mira eshte qe keto siperfaqe te kultivohen me zarzavate, bostan… ullinj etj. po duan vertet te bejne ndonje pune me leverdi.

    Komandanti legjendar- 1 nga 100 tiranet e historise se shkruar te njerzimit, shfytezoi nen rregjimin e tij diktatorial 50 milion ton nafte dhe e perdori per te luftuar imperializmin amerikan, revizionismin rus, kinez dhe per te ngritur anemban vendit kampet e perqendrimit… mbeshtetur marksizem-leninizmin fijtimtar duke financuar Zhoa Amazone e te tjere aventurier marksit/komunist?

    Motivacioni si Tiran per E.Hoxhen eshte “ka skllaveruar popullin e vet”

    Po dhe 10 milion ton nafte i dogji specialisti Hekuran Isaj me djejen e Cakranit……..

    Fatkeqsisht ato qe shkruan Demo jane te verteta plotesisht.

    Spaci duhej te kishte funksionuar te pakten per 5-6 vjet per eliten e rregjimit komunist dhe militantet qe flasin pa mente ne koke dhe snjohin te verteten dhe sot…

    Reply to this comment
  12. demo August 29, 13:46

    Po mire o moderatori,,fyerjet kunder meje i boton ti,,kunderpergjigjet i censuron.
    Arbiter,arbiter,t`qifsha motren,e ke degjuar ne stadium?

    Reply to this comment
  13. gogo August 29, 22:08

    Pervoja jone e shfrytezimit te vendburimeve ekzistuese ne shtresat terrigjene (ranore), para vitit 1990, eshte mjaft e pasur, per intensifikimin e nxjerrjes se naftes, duke perdorur gjeresisht metodat intensifikuese dhe ato te veprimit ne shtrese (ose sic quhen ndryshe, metodat e dyta e te treta). Metoda te tilla jane zbatuar edhe ne vendburimet e Patos-Marinzes dhe ne ate te Kucoves. Rezultatet kane qene shume te mira dhe shume premtuese. Keshtu, ne Kucove u eksperimentua me sukses injektimi i avullit, ne menyre ciklike dhe te vazhdueshme, ne shtresat e Marinezes u zbatua ne shkalle industriale injektimi i ujit, ne shkalle eksperimentale injektimi i gazit karbonik, ne Kasnice (Patos) djegia nentokesore, etj dhe u eksperimentuan ne vendburimet karbonatike te Gorishtit dhe Ballshit injektimi i polimereve, etj. Por, ne periudhen mbas vitit 1990, u braktisen nje nga nje te gjitha keto metoda, u shperbene dhe u shkaterruan ndermarjet e prapavijes, qe realizonin keto procese, sic ishte baza e fuqishme teknike e materiale, qe nga agregatet e deri tek te gjitha repartet mbeshtetese, duke bere qe dalngadale te mos mund te kryhet asnje punim i tille mbeshtetes, aq sa sot na ngjan si nje enderr e keqe e se kaluares! Te gjitha qeverite e kesaj periudhe, sikur e kane bere me gare se kush te beje me teper krime ndaj kesaj industrie, qe shume vende do ta kishin zili dhe do ta quanin fat te madhe, po ta kishin, mbasi sot lufta per energji esht kudo aktuale! Por qeveria e sotme, i do punonjesit e te gjitha niveleve te administrates, te rinj, pa eksperience, militante partiake, te manipulueshem dhe krejt te paafte, per t’i perdorur lehte per interesat e tyre meskine. Po te shikosh sot Albpetrolin, te cilin qeveria e sotme synan ta mbylle krejtesisht, aty specialistet e naftes te mirefillte jane shume te paket, mbasi aty mbizoteron militantizmi dhe jane te gjithe ne moshe shume te re, pa asnje pervoje ne industrine e naftes, gjen agronome, ekonomiste medioker te dale nga Kristali e UFO, gjen drejtore me Bachelor, mjaft qe te jene besnike te partise! Kete e stimulon edhe vete Kryeministri, i cili i do punonjesit, me te rinj se ai vete, pra, ne se je mbi 45 vjec, per Kryeministrin tone je i vjeter. Duhet qe urgjentisht, te rishtetezohen keto pasuri te pariperteriteshme dhe ne se jepen me koncension, qeveria te mbaje mbi 50 perqind te aksioneve, me qellim qe te thote fjalen e fundit ne vendimmarrje. Rishtetezimi duhet bere, pamvaresisht nga sanksionet apo gjobat qe duhet te paguaje shteti, mbasi vete keto vendburime do t’i shlyejne ato. Por, sigurisht qe kjo duhet shoqeruar me nje seri masash, perfshi edhe pergatitjen e specialisteve te ulet e te mesem. Kryeministri dhe ministri duhet te degjojne me shume vemendje specialistet e vjeter, qe kane mbetur, edhe pse shumica e tyre mund te jene ne pension. Mbi te gjitha, urgjentisht duhet te ringrihet Instituti i Naftes dhe i Gazit, te mos shkrihet Albpetroli dhe te riorganizohet AKBN

    Reply to this comment
  14. demo August 30, 14:41

    Ty anti demon te shkerdhefsha cte permban pragu, ti kurve ke tet eme e tet ate prostitute ke motrat dhe vete je bucore interneti.Po s`te pelqeu cfare shkruaj une hajde me ha hajdar karin tim me gruan, e vajzat e cte permban pragu deres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*