Kuçova, një nga qytetet me historinë më të pasur, por edhe më fatkeqe

Zylyftar Hoxha May 3, 2015 11:20

Kuçova, një nga qytetet me historinë më të pasur, por edhe më fatkeqe

Është një nga qytetet shqiptare, që, megjithëse për një periudhë të shkurtër, më pak se një shekull, ka një histori tepër të pasur dhe të ngjeshur me ngjarje e jetë intensive, si në periudhën e Zogut ashtu edhe atë të socializmit.

Kuçova ka qenë e përmendur për naftë, e cila gjendej në sipërfaqe dhe përdorej për grasatimin e qerreve dhe për të mbajtur pishtarë të ndezur. Megjithëse i rastësishëm, zbulimi që bënë ushtarët austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, solli një të ardhme të sigurt dhe civilizim për një nga zonat më të prapambetura të Myzqesë së asaj kohe. Që nga viti 1918, kur filloi shfrytëzimi i naftës e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte, por ato që zunë rrënjë qenë AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, si dhe një shoqëri franceze. Pusi i parë i naftës është shpuar në vitin 1928, në vendin e quajtur Dikatër. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte.

Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA, kuptohet me kushte skllavëruese. Këtu u zhvillua edhe klasa punëtore. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990.

Qyteti i Kuçovës, si një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse pas çlirimit të vendit është parë me një sy tjetër nga sistemi socialist dhe shteti i saj kohe, i cili, duke ia ditur rëndësinë, ka kryer investime të përmasave të mëdha për të ndërtuar sistemin e naftës dhe përpunimit të saj. Është për të theksuar se edhe Italia në kohën që ndodhej në këtë qytet ka bërë investime si në infrastrukturë ashtu e dhe në ndërtim objektesh dhe banesash Psh, në lagjen Pazari janë 12 shtëpi të ndërtuara nga italianët. Si këto ndërtime janë bërë dhe në zona të tjerë të qytetit. Pas çlirimit të vendit shteti komunist me ndihmën e Bashkimit Sovjetikë dhe personalisht të Stalinit, filluan të vinin makineri të ndryshme në ndihmë të sistemit të naftës. Filluan të ndërtoheshin rafineria e përpunimit të naftës, Uzina e Kokësit, Uzina Mekanike e Naftës, TEC-i dhe shumë reparte ndihmës për t’i shërbyer sistemit të naftës. Më pas u ndërtua aerodromi ushtarak i Kuçovës, ku nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1953 erdhën skuadriljet me avionë MIG 15.

Pas prishjes me sovjetikët vrulli për zhvillimin e këtij qyteti nuk ndali, pasi ai ishte baza ekonomike e gjithë sistemit socialist që punonte me parimin e forcave të veta, për të pasur sipas komunistëve pavarësi, jo vetëm ekonomike, por edhe politike. Në këtë kohë filloi të lulëzojë qyteti me një projekt të ri për ndërtim rrugësh, shëtitores, bulevardit dhe shumë objekteve të tjerë. Bulevardi është ndërtuar me një gjerësi 10 metra dhe më një gjatësi 500 metra, është shtruar me kalldrëme guri të gdhendur bukur. Bulevardi më pas u mbulua me palma gjigande, të cilat sot kanë moshën 40 vjeçare dhe janë të ruajtur gjatë gjithë kohërave nga vetë qytetarët.

Kuçova ka qenë një nga qytetet me kapacitete intelektuale më të lartat në Shqipëri. Ajo kishte qindra inxhinierë nafte, të mbi dhe nëntokës, specialistë të fushave të ndryshme, pilotë, specialistë, arsimi, kulture, bujqësie.

Deri 24 vjet më parë Kuçova gumëzhinte. Ajo kishte disa ndërmarrje prodhuese, por kishte pranë edhe disa nga repartet më të fuqishme ushtarake, që gjallëronin jetën e qytetit, më i famshmi nga këta ishte reparti i Aviacionit.

kucovaa-21Ndërsa sot Kuçova ka një pamje tepër të zymtë, me një jetë anemike dhe me pak fronte pune. Një vend si Kuçova, mbi ar të zi, në një fushë nga më të begatat në Shqipëri, siç është ajo Myzeqesë, me rrugë e qytete të afërta urbane si Berati, Fieri, Lushnja, nuk duhet të ishte në këtë kategori ku e ka katandisur politika e mbrapsht shqiptare e të dy krahëve. Sot që në orët e para të paradites, Kuçova dikur një qytet i zhurmshëm dhe i mbipopulluar, është krejt i heshtur. Vetëm në lulishtet në qendër të qytetit, pleqtë kanë përfituar nga pushimi i shiut për të kryer ritualin e përhershëm e të ngadaltë të dominosë. Në qendër të qytetit është mbledhur në konceptin arkitekturor të një agoraje socialiste e gjithë Kuçova.

Shumë njerëz, shumica naftëtarë, e kanë “harruar” zanatin, kanë vite pa punë, megjithëse janë në moshë pune. Ndërsa fëmijët e tyre, djem apo vajza nuk kanë zënë ende punë me dorë. Megjithëse janë nga 25-30 vjeç ata nuk e kanë fare haberin e punës. Lind pyetja, kur dhe si do ta fillojnë ata jetën!?…

Pagëzimi: Nga Kuçovë në Qyteti Stalin dhe, nga Qyteti Stalin në Kuçovë

Kuçova ka ndryshuar dy herë emrin. Kur ishin marrëdhëniet e mira me Bashkimin Sovjetik, në nder të udhëheqësit sovjetik dhe të ndihmave të tij të pakursyera, iu vu emri Qyteti Stalin. Edhe shumë kohë prishjes me Bashkimin Sovjetik, dhe heqjes së bustit të Stalinit, emri i qytetit mbeti, pasi ai ishte bërë 2661271shumë popullor dhe kishte marrë të drejtë qytetarie. Vendimi që ishte marrë për t’u hequr emri i Stalinit dhe qyteti të quhej Kuçovë po zbatohej vetëm në shkresat zyrtare, ndërsa në popull ai quhej Qyteti Stalin. Vetëm tani, pas demokracisë ai po thirret me emrin e vetë, Kuçovë.

Uzinat i ka mbuluar ndryshku, njerëzit, fukarallëku

Qyteti me një industri moderne si ajo e përpunimit dhe nxjerrjes së naftës dhe industria mekanike, tashmë kanë rënë në gjendje kome. Uzinat e shkatërruara i ka mbuluar ndryshku, ashtu si dhe njerëzit i ka mbuluar fukarallëku. Të mërzitur ata dalin nga shtëpia dhe bëjnë xhiro nëpër qytet. Teksa u afrohesh, fjala e parë është: Pse u katandis ky vend kështu! Hekuran Rogu, 70 vjeç, një nga kuadrot e naftës, kujton ditët e më të bukura të tij dhe të qytetit, kur njerëzit grupe-grupe niseshin që në 6 të mëngjesit në punë; kujton mbrëmjet e mbushura me veprimtari kulturore e artistike, shkollat, kopshtet dhe çerdhet ku ciceronin zërat e vogëlushëve. Pranë uzinës së përpunimit të naftës maunet me tonazhe të mëdha mbanin radhë për t’u ngarkuar me naftë, solar, bitum, graso, benzinë, të cilat pasi mbulonin nevojat e brendshme, pjesa tjetër eksportohej jashtë vendit. Specialistët shprehen se benzina shqiptare ishte një cilësie të lartë, pothuaj më e mira në Evropë.

Një i sëmurë i madh…

Qyteti me 50 mijë banorë tashmë është kthyer në një të sëmurë të madh. Shumë studentë që mbarojnë studimet nuk rikthehen më në qytetin e tyre. Ata preferojnë që të punojnë kamerierë në Tiranë dhe të mos kthehen në këtë qytet të lindjes së tyre. Një pjesë tjetër ka marrë rrugët e kurbetit dhe në qytete si në Tiranë, Durrës, Vlorë etj. Këtu vetëm pleq gjen, thotë një i moshuar. Jemi plakur ne, është plakur dhe qyteti. Ç’pret nga pleqtë, thotë një i moshuar, si për t’i vënë kapak muhabetit, por edhe këtij shkrimi të mbushur me nota pesimizmi dhe zymtësie.

Kuçova në lashtësi

Treva e Muzakajve të famshëm

Treva e Kuçovës është shumë e lashtë. Ajo ka qenë vendbanimi i hershëm ilir i fisit Desaret, ndërsa më vonë i principatës së Muzakajve dhe fiseve të dëgjuara të Brisqeve, Skurove, Kurtëve, Matrëngasve etj. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi, ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) është zbuluar një një shëtitore, që ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 m gjerësi dhe 500 m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire.

“Gjeneral Gramafoni”

Një vend mund të pushtohet edhe kështu…

Nuk ka shqiptar normal, i moshës së përgjegjshme, të mos ketë parë filmin “Gjeneral Gramafoni”, e të mos jetë prekur dhe entuziazmuar me forcën dhe nivelin e tij artistik. Heroi i këtij Filmi_Gjeneral_Gramafonifilmi, Halit Berati, i interpretuar nga Bujar Lako, së bashku me disa instrumentistë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, ftohen nga italianët për të incizuar pllaka gramafoni, duke u premtuar paga të mira. Ata pranojnë. E gjithë kjo është e kurdisur nga fashistët propagandës fashiste në Shqipëri, në formën e një të agresioni ideologjik. Kur shqiptarët kuptojnë qëllimin i kundërvihen propagandës fashiste, duke sjellë situata dramatike, çka e bën filmin një vepër me vlera të mëdha në krijimtarinë artistike shqiptare.

Aeroporti ushtarak

Një nga fuqitë dhe bukuritë e gjalla të Kuçovës ka qenë Aviacioni, ku punonin gati 700 veta, aviatorë, mekanikë, oficerë e punëtorë. Çdo ditë ngriheshin në qiell avionët luftarakë, zhurma e të cilëve për veshët e kuçovarëve ishte si një melodi simfonike, ishte një muzikë. Tani ata kanë mall për zhurmën e tyre. Në Kuçovë është edhe një lagje e veçantë ku rrinin familjet e ushtarakëve, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e vendit. Aty një pjesë e tyre dolën në pension, aty martuan edhe fëmijët.

Shkencëtari i shquar polak

InxhinierZuber1199x300-1Këtu ka punuar me vite të tërë shkencëtari i famshëm polak, Stanisllav Zuber, i cili vdiq në burgun e Tiranës si “shpërblim” për punëne madhe që kishte bërë në Shqipëri. Zuber ka dhënë në një kontribut të madh në zbulimin e shtresave të naftës në Shqipëri, por dhe në shumë shtete të tjera Profesor doktor Stanisllav Zuber ishte thirrur nga një AIPA, firmë italiane e fuqishme e naftës. Punoi në Kuçovë për 20 vjet me radhë, gjithmonë në kërkim dhe zbulim në fushën naftëmbajtëse në vendin tonë. Vdekja më mizore dhe tragjike e profesorit të famshëm me përmasa evropiane ka tronditur të gjithë specialistët shqiptarë të naftës në atë kohë. Ai punoi më një përkushtim të rrallë, por pati një fat tragjik. Megjithatë populli i Kuçovës e nderon dhe e respekton shkencëtarin e madh. Ndaj dhe bulevardi i Kuçovës mban sot emrin dhe bustin e profesor Zuberit

 

Kuçova, emra të mëdhenj

Kuçova, nafta dhe naftëtarët e saj, si motori i zhvillimit, janë ngushtësisht të lidhuredhe me histori dhe jetë njerëzore. Në Kuçovë, veç Zuberit teë madh, për të cilin kemi folur në këtë shkrim kanë zhvilluar aktivitetin e tyre edhe shumë figura të tjera teknike, shkencore dhe historike, si, një nga bijtë e familjes së madhe patriote të Toptanasve dhe nip i Naim Frashërit, inxhinieri i talentuar dhe i përkushtuar Sherif Toptani. Janë të njohur dëshmorët e rindërtimit dhe të zhvillimit të kantierit të naftës në Kuçovë, që u bënë shembull frymëzimi për brezat pasardhës. si Minella Sava, Stavri Pojani, Sotir Tërpini, Refat Xakja, Dhori Andoni, Todi Lengu, Llambi Maqina, Muhamer Sala, Ndreko Nakuçi, Kozma Lino, Kristaq Gogollari, Llambi Kokonozi, Lili Xhako, Trush Mitrushi etj. Me Kuçovën dhe kantierin e naftës, lidhet jeta dhe veprimtaria e shumë specialistëve dhe kuadrove patriotë dhe të shquar nga i gjithë vendi, si Koço Pepa, Eqrem Beci me gjithë prindërit, Ramiz Xhabia, Minella Çami, Petrika Ballauri, Ilia Mihali, Stiljan Pili, Llazar Kreshpani, Beqir Alia dhe Petraq Xhaçka, etj etj., të cilët i dhanë Kuçovës dhe naftës, vitet më të mira të jetës së tyre, që ishin shembuj të përkushtimit, që krijuan në Kuçovë familjet e tyre duke u bërë shembull i kulturës dhe jetesës familjare. Kanë qenë me dhjetëra specialistët e huaj së bashku me familjet e tyre që u rritën mes dashamirësisë së naftëtarëve. • Kuçova dhe kantieri i saj i naftës, ishin shumë arsimdashëse dhe kulturëdashëse, duke i nxjerrë artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj. etj. Koço Korçarin,Nito Lalën etj..

Zylyftar Hoxha May 3, 2015 11:20
Komento

10 Komente

  1. GJENERATA 1964 May 3, 13:36

    NOSTALGJI VITET ME TE ARTA QE NUK VIJN ME NAFTETARI 1980

    Reply to this comment
  2. roberto May 3, 16:37

    Ato vite te ARTA i beri SOCIALIZMI si sistemi politik me i PERPARUAR !
    Urrejtja qe kane sot kapitalistet duke shpifur sa te mundin kunder tij,meqenese nuk kane se cfare te tregojne te MIRA per vete,nuk i ngop shqiptaret me buke!
    Ne mos sot ,neser SOCIALIZMI eshte e ardhmja e njerezimit!
    Pas 90-tes te mirat e kapitalizmit po i mjelin vetem KRIMINELET,HAJDUTET dhe POLITIKANET!
    Populli ngeli i MASHTRUAR dhe sot jeton si ne MESJETE!!!

    Reply to this comment
    • Endri May 3, 18:34

      Shko o i nderuar te shijosh frytet e socializmit ne nje nder vendet e vetme te ngelura, Koreja e Veriut. Kur te kthehesh (po shkove dhe u ktheve dot) na trego dhe ne mjeraneve borgjeze imperialiste kapitaliste mrekullite e komunizmit. Sindroma e Stockholm-it eshte e provuar shkencerisht dhe ti mesa duket je nje nder ato qe e vuan ate.

      Reply to this comment
      • roberto May 3, 22:52

        Bravo endri sumatricja!
        Nuk kam nevoje te shkoj ne Korene e Veriut te provoj SOCIALIZMIN,por ben mire ti te shkosh ne Holande te VAJISESH SUMATRICEN,se atje mund te mbrosh edhe masterin si Luli!!!
        Sot ne kapitalizem jane mire vetem politikanet,kriminelet,hajdutet,drogaxhinjte,prostitutat,HOMOT,ZHIGOLOTE etj,ndersa 95% e popullit jetojne ne mjerim!
        Ti si duket ben pjese ne grupin e pare te transverstiteve,homove etj,qe keni pune 24 ore rresht ,ndaj ke pare shume!!!
        SUMA,endri,SUMA,ajo te jep leke ty,ndaj je i kenaqur!!

        Reply to this comment
        • Endri May 4, 11:53

          E kuptoj mllefin qe ke se kafshate qe skaperdihet eshte mjerimi. Gjithsesi me duhet te te informoj qe nuk jane njerezit qe arrijne te kene nje jete dinjitoze me pune dhe aftesi personale te fituara me mundim ato qe shesin sumen. Jane te mjeruarit qe e shesin per te nxjerre buken e gojes, gje te cilen une nuk kam nevoje ta bej. Gjithashtu me duket pak e kote edhe te te pergjigjem duke qene se e vetmja gje qe arrin te besh eshte te shfrysh mllefin pas nje tastiere dhe i vetmi argument qe ke eshte ofendimi. Mirembetsh.

          Reply to this comment
  3. semi May 3, 19:52

    Per futbollin e kucoves nuk ke folur edhe ajo eshte pjese e historise se saj, ishte ne kategorine e pare. Dhe po te kujtohet eshte bere rezistenca e pare ne komunizem per ndeshjen plaj of naftetari dinamo , domethene e para demostrate e klases puntore e para rezistence nekomunizem.

    Reply to this comment
    • armaad May 4, 09:33

      Dhe eshte per tu habitur qe s’flet njeri. Ajo ishte edhe demostrata e pare ku nje qytet i tere u perlesh me forcat qe dergoi Tirana,repartin 326. Ishte hera e pare ne historine e Shqiperise qe klasa punetore protestonte kunder sistemit. Kete primat PD ja dha Kavajes por ishin qytetaret e Kucoves qe ngriten zerin dhe u perleshen me forcat e rregjimit.

      Reply to this comment
  4. loni May 4, 10:44

    Te nderuar intelektuale :):):) akoma me kte dilemen e komunizem kapitalizmit?? Faktet flasin, nostalgjia i perket pleqerise, teoria studiuesve. Ajo qe na ngelet neve te vdekshemve te zakonshem eshte aksioni. Kshu qe pak llafe e kafe dhe shume pune!

    Reply to this comment
  5. Bimi July 18, 22:29

    Duket qe jo te gjithe duan qytetin TONE ,dikush do te nxjeri ne pah vulgaritetin ,dikush tjeter “njohurite”personale ,por shume pake flasin me dashamiresi per kete qytet qe ka vuajtur si ne kohen e komunizmit por edhe tani.
    Lerini ofendimet me njeri-tjetrin dhe tregoni me shume per çka ishte dhe eshte qyteti JONE.
    Te flitet per z.Zef Lekaj muzikanti qe u perdhos nga pushteti komunist.,
    per ekipin “simpatik”te Naftetarit siç e quante kronisti i njohur Ismet Bellova
    per te rejat e volejbollit qe ngrinin qytetin ne kembe ….
    por edhe per shperthimin e revoltes kunder atij pushteti qe po jepte shpirte e ne mbyteje e siper mori me vete edhe viktima te tjera siç ishte edhe Kuçova.
    Ne Shqiperi KV targa (komunizmi vdiq)ishin te paret qe dolen hapur
    kurse targa KJ e kavajes
    (Komunizmi Jeton)
    keshtu u tha policave nje bashkqytetari jone kur e ndaluan ne rrugen nazionale ne afersi te kavajes.
    Uroj gjithe kuçovaret shendete e pune .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*