Kuçovë/ 2 grabitje brenda natës

February 15, 2018 19:58

Kuçovë/ 2 grabitje brenda natës

Dy raste vjedhjesh kanë ndodhur ditën e djeshme në Kuçovë.

Një berberane e pozicionuar në lagjen ‘1 Maji’ ka rënë pre e vjedhjes së mallrave me vlerë mbi 600 mijë lekë të vjetra.

Pronari i saj ka qenë 25 vjecari me inicialet H.T, i cili  ka telefonuar Sallën Operativ menjëherë pasi ka kuptuar që vjedhja është realizuar në mesnatë. Telefonata ka qenë e shpejtë nga ana e të riut, pikërisht për faktin se banesa e tij ndodhet disa metra larg pallatit ku punonte.

Ai ka cilësuar se i janë marrë dy makina qethje me vlerën e 400 mijë lekëve, si dhe 200 mijë lekë kesh.

Policia njoftoi se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po dje gjatë mbrëmjes, një çift të moshuarish në banesën e tyre kanë rënë pre e grabitjes me thikë.

Dhe në këtë rast autorët mbetën të panjohur për policinë.

s.a/dita

February 15, 2018 19:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*