Kuçovë, 37-vjeçari përplas me makinë policin

July 28, 2018 22:18

Kuçovë, 37-vjeçari përplas me makinë policin

Një efektiv policie është aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Kuçovës, teksa po përpiqej të ushtronte detyrën e tij.

Jonuz Vrapi është goditur nga një makinë Benz, që drejtohej nga shtetasi Ylli Luka.

Policia thotë se Luka është arrestuar në dalje të qytetit pas 30 minutash.

Jonuz Vrapi raportohet se ka pësuar thyerje në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja

Një makinë Benz Mercedes me targa të Krujës është ndaluar mbrëmjen e sotme në Kuçovë nga patrulla e policisë së rendit, e cila i ka kërkuar dokumentat. 37-vjeçari që drejtonte mjetin tip Benz është konfliktuar me policinë dhe më pas ka hipur brenda në mjet, ka goditur me makinë dhe ka përplasur në shesh një nga policët e patrullës. Më pas ai ka xhiruar gomat dhe është larguar nga vendngjarja.

s.a/dita

July 28, 2018 22:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*