“Kufiri detar”, Dervishi: I kemi paraqitur Greqisë propozimet për rinegocim

November 21, 2015 09:24

“Kufiri detar”, Dervishi: I kemi paraqitur Greqisë propozimet për rinegocim

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi në një intervistë të dhënë dje për “Independent Balkan News Agency” ka deklaruar se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve mbetet një objektiv i rëndësishëm në axhendën e përbashkët shqiptaro-­greke.

“Ashtu si Greqia, edhe Shqipëria është shumë e interesuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Për këtë ne nuk kemi rreshtur nga përpjekjet për të gjetur termat që do bënin të mundur nënshkrimin e saj. Janë parashtruar propozimet tona për rinegocimin e saj që do të ishin në përputhje të plotë të interesave tona të përbashkëta, të konventave ndërkombëtare për detin dhe parametrave të BE ku ne bëjmë pjesë. Në këtë kuadër, në nivel diplomatik dhe ekspertësh takimet dhe konsultat janë në proces. Është rasti të theksoj se, ashtu siç shikon me preokupim arritjen e një marrëveshje me Greqinë për detin Jon, Shqipëria është e interesuar të nënshkruaj edhe aktet ligjore me fqinjin tonë të Jugut për njohjen zyrtare të kufijve ekzistues në tokë dhe të ujrave të ëmbla”.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në lidhje me marrëveshjen për ushtarët grekë të cilët u vranë në vitin 1940 dhe trupat e tyre janë në tokën shqiptare, ambasadori shrpehet se me Greqinë, ky proces ka filluar disi me vonesë dhe për shkak të marrëdhënieve të “ngrira” deri në vitin 1971 (vendosja e marrëdhënieve diplomatike). “Mbas ndryshimeve demokratike në vendin tonë, megjithëse Greqia vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, midis dy vendeve, në vitin 2009 u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Greqisë dhe Këshillit te Ministrave të Republikës së Shqipërise për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve greke të rënë në luftë, në Shqipëri, gjatë luftës greko­italiane, të viteve 1940­1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin Republikë së Shqipërisë”. Për menaxhimin e këtij procesi u ngrit një komision i përbashkët, i cili në Shqipëri drejtohet nga Zv/shefi i i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Mbas fillimit nga puna dhe ngritjes së dy varrezave, në proçesin e zhvarrosjes dhe grumbullimit të eshtrave ndodhën disa ngjarje të pakëndëshme që e devijuan këtë proçes politikisht dhe moralisht. Në marrëveshje është parashikuar që në raste të tilla të mblidhet Komisioni i përbashkët për të zgjidhur keqkuptimet. Në shkurt të këtij viti, pala shqiptare ka kërkuar zyrtarisht palës greke për mbledhjen e Komisionit të përbashkët për të zgjidhur problemet dhe për t’i hapur rrugë këtij procesi human, në respekt të të rënëve. Së fundmi, këtë muaj ka një reagim nga pala greke për takimin midis dy komisioneve”, tha z. Dervishi.

Sa i përket minoriteteve, Dervishi shprehet: “Kur ka vullnet të mirë politik nga fqinjët dhe ndikimi i tyre është pozitiv dhe konstruktiv me mesazhet e tyre, ato bëhen urra të fuqishme të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis tyre. Minoriteti grek në Shqipëri është një nga minoritetet më të emancipuara dhe më të integruara në shoqërinë shqiptare. Ata ndërthurin historinë e përbashkët të dy popujve tanë. Heronjtë e historisë sonë dhe ndryshimeve të mëdha revolucionare janë të mbushur me emra që i përkasin minoritarëve grekë dhe atyre me origjinë shqiptare që kanë luftuar e kontribuar në Greqi. Edhe sot, minoriteti grek në Shqipëri dhe zonat ku ai është shtrirë, është një model me parametra emancipues për pjesën tjetër të vendit. Përfaqësuesit e tij janë të pranishëm në institucionet më të larta të shtetit shqiptar, në Parlament, qeveri e kudo”.

 

November 21, 2015 09:24
Komento

5 Komente

  1. bardhi November 21, 09:57

    Pershendetje nga britania e madhe .une duke lexuar ket artikull ,me beri qe tju shkruaj juve si gazetar edhe si per kontributin tuja qe u jepni popullit shqiptare,duke lexuar ket faqe interneti ,jam shum i shqetesuar ,me programet e partise Demokratike ,kur ishte ne pushtet,per punen e Detit,mes grecise edhe shqiperise,nuk i jepet kujt deti edhe tokat e shqiperise,por ato jan maskarenje ,qe shesin gjakun edhe tokat e kombit shqiptare,

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami November 21, 13:51

    Po cfare diplomaciet kerkoni te shitni tek greku ne arenen nderkombetare.Kur gjykata e larte ka marre vendim te prere.Deti i mbetet Shqiperise dhe pike.
    Ju vueni nga krenaria e semure.Pse beni ishshshshsh kur nuk ka pula .Ky kapitull asht i mbyllun nga gjykata.Ku doni te dilni.Doni t’ia jepni.Jepjani dhe mos na u beni komedian sikur jeni diplomat te urte,te sjelleshem dhe qe i merrni ne konsiderat pretendimet e tjetrit.
    Per mue jeni NULLLLLL i jashtzakonshem.

    Reply to this comment
  3. Remi November 21, 14:40

    Keta jane te gjithe shkerdhata si sala edi meta pse nuk diskutohej me pare puna e detit sepse ai ju a shkerdhente robt .gjykata e mbylli ate ceshtje kurse ti do me e hap trathtar nje dite do i paguani pislleqet qe i beni vendit.

    Reply to this comment
  4. mirel November 21, 15:22

    Perse negocion Shqiperia dhe per cfare po negocion.
    Edi Rama po e shet ne heshtje detin duke mashtruar perdite per nje mareveshje qe nuk ka cfare te negociohet me te.
    Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte, dhe per pasoje nuk eshte e vlefshme. Nuk kafuqi ligjore dhe nuk ka pse negociohet nga Rama.
    Ky plere e ndyre po e jep dhe po e le ne qetesi qe te mos I trazohet qetesia dhe lavdia.
    Ai eshte njelloj tradhetar si Berisha,
    Njelloj si kermat e KOsoves qe po bejne Zajednicen, kjo eshte Zajednica shqiptare

    Reply to this comment
  5. jetnor November 21, 18:27

    ZOTI AMBASADORE DHE GJITHE DIPLOMATET QE MERREN ME PROBLEMET GREKO-SHQIPTARE PERPARA CDO MARREVESHJE, DHE CDO INTERESI GREK PER VARRE KISHA APO DJALLE, DUHET HEQUR PIKESEPARI LIGJI I LUFTES KY FORMALITET I ASHTEQUAJTUR GREK DHE PASTAJ SHTETI SHQIPTARE DUHET TE NGREJ SHENJEN E BARAZISE MINORITET GREK – KOMUNITET ARVANITAS. KOMUNITETI ARVANITAS SHUME I RESPEKTUAR TE JETE UDHERREFYES PER MINORITETIN GREK I CILI NE SHTETIN SHQIPTARE ESHTE KEQPERDORUR DHE KEQPERDORET PER NGATERRESA SHTETERORE. TE DREJTAT E TYRE MINORITARE-ARVANITAS TE TRAJTOHEN NE KOMISION TE PERBASHKET ASKUSH TE MOS PRETENDOJ ME SHUME SE TJETRI. NJE KANAL TV SHQIPTARE TE JETE PJESE E PAKETAVE TELEVIZIVE BAZIKE GREKE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*