Kufiri detar me Greqinë, Meta flet pas dhënies së autorizimit

March 20, 2018 12:43

Kufiri detar me Greqinë, Meta flet pas dhënies së autorizimit

 

Presidenti Ilir Meta ka folur sot pas dhënies së autorizimit për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

Pas simpoziumit për festën e “Sulltan Novruzit” të Komunitetit Bektashi, Meta tha për gazetarët: “Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.”

Ndërsa lidhur me shtimin Ksenofon Kristafit në grupin negociator me Greqinë, Presidenti tha se ai “ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla.”

Meta dha autorizimin të hënën pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme.

Dhënia e autorizimit vjen pak ditë pas takimit që Presidenti Meta zhvilloi në Presidencë me kryeministrin Rama, takim për të cilin nuk u dhanë detaje, por në qendër të të cilit ishin pikërisht negociatat me Greqinë.

Kjo lëvizje i hap rrugë edhe një vizite të programuar të kryeministrit grek Aleksis Cipras në muajin Prill në Tiranë, ku pritet firmosja e partneritetit strategjik me Greqinë.

a.s/dita

March 20, 2018 12:43
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 March 20, 13:27

    tashti të shohim a do të fillojnë të shfaqen ndryshimet e para në mardhënjet rama meta,sepse për PS-LSI asqë nuk duhet të flasim!!ajo janë vetëm sigla që varen nga dy të sipërpërmëndurit!!
    ndoshta do të ndodhë,do të shohim të realizohet ajo që shkruajti bedri islami,para pak ditësh!!

    Reply to this comment
  2. Kamel nudo me callm n March 20, 13:44

    klloun, sharlatan ,
    hajn me damke me titullin (Ali Baba) ,
    tradhetar.patriot,degjenrate qe
    i ben thirrje popullit per luft civile ,
    i pafytyre ,
    i papune ter jeten ,(miljoner nga Shteti )
    ne cdo post qe i afrojne e privatizon ,
    karagjoz religionesh ,
    gjarper politike
    filoarab ,mesjetar ,
    pesti cdo shoqerie njerezore .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*