Deti me Greqinë, Presidenca rrëzon Bushatin: Nuk ka kërkesë për ekspertë

January 30, 2018 18:02

Deti me Greqinë, Presidenca rrëzon Bushatin: Nuk ka kërkesë për ekspertë

Çështja e kufijve detarë është një nga temat e diskutuara në bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati.

Takimet e zhvilluara në dhjetor në Kretë dhe disa ditë më parë në Korçë janë përqendruar në disa pika, përfshirë edhe marrëveshjen e detit.

Një ditë më parë në një raportim mbi bisedimet në Komisionin e Jashtëm, ministri Bushati tha se e ka informuar presidentin e Republikës në lidhje me këto bisedime dhe theksoi se gjatë tyre është shprehur bindja për t’i qëndruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paktin detar me Greqinë.

“Kam biseduar me presidentin e Republikës. E kam informuar për hapat që mund të ndërmerren në parim në lidhje me Greqinë. Ne do t’i përmbahemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bushati.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar në televizionin shtetëror grek, se me palën shqiptare është rënë dakord për ndryshim të vijës kufitare, pra të marrëveshjes së parë dhe madje se Shqipëria i njeh Greqisë të drejtën për ta shtrirë kufirin në 12 milje detare.

Ky është një aspekt politik që ka dhënë dakordësi në parim për njohjen reciproke të disa koordinatave të përgjithshme, pasi puna konkrete u takon ekspertëve.

Mirëpo këta ekspertë duhet që të marrin plotfuqinë nga Presidenca, jo vetëm pse kështu e thotë ligji, por sepse kjo është një nga çështjet për të cilat është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin e rrëzimit të vendimit të parë.

Burime nga Presidenca thanë për TemA TV se nuk ka ende një kërkesë të tillë nga qeveria.

“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.

Çka do të thotë se dakordësia politike me palën greke duhet të gjejë shprehje konkrete mbi hartë dhe nga ekspertët.

Ky është një vendim që kalon nga presidenti, partia e të cilit sot ka dalë kundër diskutimeve me palën greke.

Mbetet për t’u parë çfarë do të bëhet, por pakti i shumëpritur i muajit prill do të kërkojë gjithësesi firmën edhe të Ilir Metës. e.k./dita

January 30, 2018 18:02
Komento

7 Komente

  1. Izeti January 30, 18:29

    Po deri ne prill si dihet kush mund te ulet ne postin e Presidentit,,,,,,,

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune January 30, 19:11

    greku e leshoi ate bombe qe te sabotohen bisedimet se do cohet tanet dhe keshtu do shkoje dem uzoja e bisedimeve sepse nuk ka interes greku te jemi ne BE, do i iki gjysma se do shkojne camet ne token e tyre dhe arvanitasit do kerkojne te drejtat e tyre, prandaj greku thjesht krijon iluzione. sa per presidencen, kush tha dikur qe ata qe ishin kunder dhenies se detit prej sales ishin sharlatane!

    Reply to this comment
  3. Arber I January 30, 19:18

    Presidenti i republikes se Shqiperise e ka ne Tirane Prof. Dr. Myslim Pashain, specialistin patriot dhe dijetar i Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. demo January 30, 19:33

    Meta nuk duhet ta firmose marreveshjen.Kot nuk mburret Kozja,se llafin ja kane dhene keta.Tani dredhojne me lojna fjalesh.Te therriten expertet nderkombetare,TE SHIHET VENDIMI I KOMISJONIT NDERKOMBETAR I fIRENCES 1925,se pa kufij detare nuk kemi qene ne.Te zbatohen ligjet nderkombetare per shelfin kontinental dhe per ishujt.Te mos e vene kompasin tek shkembi Barketa greket,por tek ishulli Korfuzit.Sa bukur di ta masesh sahatin e dritave per fukarejte ti,qe edhe sahatin ta paguahje fukaroi,,Ashtu ta masesh edhe detin mor shejtan kryeminister,qe ben sikur po ta hedhin greket!

    Reply to this comment
  5. Ateisti January 30, 23:13

    Po shyqy more , mbase bën një herë të vetme nje punë të mirë Ilir Meta ! Mbetet të shpresojmë !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*