Kufiri detar, pa ekspertizë nuk ka negociata me Athinën

April 15, 2016 20:16

Kufiri detar, pa ekspertizë nuk ka negociata me Athinën

Qeveria shqiptare nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me palën greke për marrëveshjen e kufirit detar pa pasur më parë ekspertizën e duhur shumë planëshe.

Duke folur për Report TV drejtori i Traktateve në Ministrinë e Jashtme, Armand Skapi deklaroi se marrëveshja e vitit 2009 tregoi sesa delikate është kjo çështje dhe për këtë arsye një marrëveshje e re mes dy vendeve do të kërkojë kohë.

“Ajo që ndodhi me marrëveshjen e detit na ka bërë që marrëveshje të tilla kërkojnë një ekspertizë mjaft të plotë si vëndase dhe po qe nevoja dhe ndërkombëtare. Pala shqiptare për sa kohë që nuk ka hyrë në negociata i rikthehet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studion praktikën ndërkombëtare me synimin që çdo negociatë që do të zhvillohet të bazohet në ekspertizë mjaft të saktë dhe të realizohen sa më mirë interesat e shtetit shqiptar. Eshtë duke përgatitur le të themi disa detyra shtëpie që ne do ti kemi të qarta për një negociatë të mundshme me palën greke për të përcaktuar ato vija të kuqe” -tha drejtori.

Zyrtari i ministrisë së Jashtme ka konfirmuar se as më Malin e Zi nuk ka negociata për ndarjen e kufirit detar në Adriatik për shkak se palët nuk janë gati.

“E besojmë se si në rastin e Greqisë ashtu dhe në rastin e Malit të Zi pala shqiptarë do të ketë ekspertizën e nevojshme, është duke mbledhur ekspertizën e nevojshme, janë bërë analizat e duhura por ende nuk kanë filluar negociatat”,-tha Skapi

April 15, 2016 20:16
Komento

3 Komente

  1. Seneka April 15, 21:23

    Ekspert mbi ekspertet keni Sali Berishen, tani qe ka edhe kohe te lire per facebook!
    Ate te thrrisni ju se eshte prej Vicidoli.

    Reply to this comment
  2. Loni April 16, 13:00

    Per Sali Serbi Berishen e ka fajen, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha qe e njihnin shume mire kush ishte (paris 79), por shyqyr zotit qe nuk na paska harruar, jemi duke u futur ne rruge(Edi Rama, SHBA)

    Reply to this comment
  3. populli April 16, 13:44

    Prit gomarr, te mbije bar. Derisa te vine zgjedhjet e jera qe ne t’u japim voten. O popull, mos u bej i paditur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin