Kufiri i konfliktit

August 29, 2016 13:12

Kufiri i konfliktit

Nga: Rexhep Qosja/

Ka kaluar një vit prej se Vija kufitare me Malin e Zi është bërë çështje politike dhe kombëtare për të cilën diskutohet në institucionet shtetërore, në partitë e Pozitës e të Opozitës, në organizatat joqeveritare, në takime e në tubime të qytetarëve dhe, sidomos, në mediet elektronike dhe ato të shtypit.

Ka kaluar një vit prej se ata që e kanë pranuar të ashtuquajturën Marrëveshje për Demarkacionin me Malin e Zi dhe bashkëmendimtarët e tyre mbledhin të dhëna, të shkruara e të trilluara, me të cilat duan të dëshmojnë se rreth 12 mijë, rreth 10 mijë, rreth 9 mijë, rreth 8 mijë e së fundi po thonë rreth 6 mijë hektarë tokë, në anën natyrore kosovare, i takojnë Malit të Zi, dhe i takojnë sepse, thonë ata, ishin, janë dhe duhet të jenë të asaj Republike!

Ka kaluar një vit prej se ata që janë kundër kësaj Marrëveshjeje, e quajtur Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, mbledhin të dhëna, të shkruara, të mbajtura mend, të shënuara në krijimtarinë popullore, të shënuara prej një vargu historianësh tanë, me të cilat dëshmojnë se ata hektarë tokë, sado as këta ende nuk e dinë saktë se sa, nuk ishin, nuk janë dhe nuk duhet të jenë të asaj Republike.

Por, as ata që e kanë pranuar këtë Marrëveshje me bashkëmendimtarët e tyre e as këta që e kundërshtojnë këtë Marrëveshje nuk janë marrë, në asnjë rast, në asnjë mbledhje të Komisionit për Demarkacionin e në asnjë mbledhje të Kuvendit të Kosovës me një të dhënë tjetër: nuk janë marrë me të dhënën se populli shqiptar, me Ushtrinë e tij të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, prej vitit 1997 e deri në vitin 1999 ka bërë luftë çlirimtare kundër pushtimit të Kosovës prej Jugosllavisë së mbetur, që nga viti 1992 deri në vitin 2003 e quajtur Republika Federale e Jugosllavisë, e përbërë prej Serbisë dhe Malit të Zi, kurse që nga viti 2003 e deri në vitin 2006 e quajtur Unioni Serbi – Mali i Zi.

Me këtë të dhënë tashmë historike është e kuptueshme pse nuk janë marrë dhe nuk merren pushtetarët dhe bashkëmendimtarët e tyre: nuk janë marrë dhe nuk merren ata që në Kosovë deshën s’deshën, tani për tani po kryejnë detyrën që dikur e diku e kryente pseudoelita koloniale.

Por, me këtë të dhënë nuk janë marrë dhe nuk merren as në mbledhjet me Komisionin e Qeverisë për Demarkacionin me Malin e Zi, as në mbledhjet e Kuvendit as kundërshtarët e kësaj Marrëveshjeje, as bashkëmendimtarët e tyre, e as intelektualët e pavarur – ata që për këtë çështje po kryenin e kryejnë detyrën e klasës politike kombëtare dhe të inteligjencies kombëtare.

Pse do të duhej të merreshin e të merren me të?
Në luftërat ballkanike në vitin 1912 Serbia dhe Mali i Zi kanë pushtuar shumë toka shqiptare, në të cilat shqiptarët ishin ku popullsi e vetme e ku shumicë etnike. E në tokat shqiptare që në atë kohë do t’i pushtojë Mali i Zi do të përfshihet edhe një sipërfaqe mjaft e madhe e Kosovës, përfshirë këtu, natyrisht, edhe gjithë Rugovën!

Mali i Zi do të marrë pjesë edhe në kolonizimin e Kosovës midis dy luftërave botërore, por në këtë kohë pa identitetin shtetëror të cilin me dëshirën e një pjese të popullsisë ia kishte dhuruar Mbretërisë së Jugosllavisë. Numri i malazezve të sjellë si kolonë në Kosovë në atë kohë nuk ishte shumë më i vogël se ai i serbëve.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e përkrahur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës – plotësisht dhe prej Bashkimit Evropian – pjesërisht, do ta çlirojë Kosovën në fillim të qershorit të vitit 1999 dhe do ta çlirojë prej dy pushtuesve të saj: prej Serbisë dhe prej Malit të Zi.
Si është e mundshme që tani, në vitin 2016, Malit të Zi t’i dhurohen pjesë të Kosovës të çliruara prej pushtimit të tij siç ishin çliruar pjesët e tjera të Kosovës prej pushtimit të Serbisë në sajë të luftës së UÇK-së?!

Si është e mundshme që tani, në vitin 2016, t’i dhurohen Malit të Zi ato sipërfaqe, që shtrihen në anën kosovare të vijës natyrore Kullë, Çakorr, Qafë e Diellit deri te kufiri me Shqipërinë, në të cilat nuk kanë jetuar as malazez, as serbë as farë etnie tjetër para as pas ardhjes së rugovasve, kelmendasve, në to?!
Po, është e mundshme: një të mundshme të tillë po e bëjnë ata që thonë, shikoni e dëgjoni ç’thonë, që thonë se me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, domethënë me dhënien Malit të Zi të tokave etnike dhe historike shqiptare, sigurohen:
E para, sigurohet konsolidimi i shtetit, thuajse shteti mund të konsolidohet duke tjetërsuar pjesë të tij tokësore!

E dyta, sigurohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, thuajse ky partneritet duhet të sigurohet duke tjetërsuar sipërfaqe historike dhe etnike shqiptare?
E treta, sigurohet liberalizimi i vizave edhe për kosovarët, thuajse vizat e liberalizuara të shqiptarëve duhet të sigurohen duke tjetërsuar pjesë tokësore, thuajse udhëtimi i shqiptarëve të Kosovës pa viza në zonën Shengen duhet të blihet me tokë të Kosovës!
E katërta, sigurohet dëshmia se “në asnjë rast deputetët dhe qytetarët tanë nuk kanë vepruar kundër SHBA-së”, thuajse po nuk e votuan atë Marrëveshje për Demarkacionin me Malin e Zi deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës do të bëjnë veprim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Nuk ka dyshim se me këtë gjuhë fyeshëm poltronizuese ndaj SHBA-së, ndaj shtetit më të fuqishëm botëror, të cilit nuk i nevojitet kurrfarë poltronizmi as prej ndonjë personi politik, as prej ndonjë partie, as prej ndonjë populli a ndonjë shteti, në njërën anë, dhe shantazhuese ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në anën tjetër, mund të flasin vetëm ata njerëz të politikës, të cilët me frazeologjinë e tyre për integrimet euroatlantike, që i dëshirojnë gjithë shqiptarët, në të vërtetë po e mbulojnë “suksesshëm” despotizmin e tyre oriental në Kosovën e pushtuar prej korrupsionit dhe nepotizmit të tyre!

Është e çuditshme pse ata që e kanë pranuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, me të cilën e kanë keqësuar shumë, shumë gjendjen politike në Kosovë, dhe ata që po bëjnë përpjekje për ratifikimin e saj në Kuvendin e Kosovës, nuk po mendojnë, se, si me këtë Marrëveshje ashtu edhe me të dhënat e shkruara e të trilluara kadastrale për të arsyetuar atë dhe miratimin e saj në Kuvendin e Kosovës, pse ata, pra, nuk po mendojnë se kështu, me këtë Marrëveshje e me ato të dhëna, deshën s’deshën, jo vetëm se po i japin “të drejtë” Serbisë që të kërkojë t’i jepet edhe asaj çka po i jepet Malit të Zi – që t’i jepet toka e Kosovës, jo vetëm se po e cenojnë rëndë sigurinë e shtetit të Kosovës, por, nëperspektivën historike, po fusin rrezik të madh në marrëdhëniet shtetërore midis Kosovës e Malit të Zi, në të vërtetë midis Kosovës e Shqipërisë (Shqipërisë së Bashkuar), në njërën anë, dhe Malit të Zi e Serbisë, në anën tjetër.

Për këtë arsye kufiri i ricaktuar me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi edhe mund të quhet kufi i konfliktit. Dhe mund të quhet kështu pikërisht sepse është kufi jonatyror, sepse është kufi i vënë në brendinë gjeografike natyrore të Kosovës, nën vijën bjeshkore Kullë – Çakorr – Qafë e Diellit – Kufi i Shqipërisë, sepse është kufi që cenon kushtet jetësore të popullsisë shqiptare si popullsi e vetme e Rugovës!

Ata që kanë menduar për paqe e jo për konflikte midis popujve dhe shteteve, është thënë edhe para meje prej ndonjërit nga ata që nuk pajtohen me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, ata gjithmonë janë kujdesur që kufijtë midis tyre të jenë kufij gjeografikë natyrorë, kufij të majave të bjeshkëve, kufij të lumenjve, kufij të luginave. E Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi e mohoi këtë përvojë shumëshekullore të zbatuar në Evropë e më gjerë, këtë përvojë shumë të çmuar që është shkelur zakonisht vetëm prej shteteve pushtuese dhe prej shërbëtorëve të tyre nga radhët e të pushtuarve.

Mund të thuhet, më tej, se me këtë Marrëveshje Kosovës, përpos pasigurisë, do t’i sillen dëme të mëdha edhe ekonomike: do t’i tjetërsohen pyje me rëndësi të jashtëzakonshme, e para, për shkak të bimësisë, në këtë kohë të rrezikimit të bimësisë në përpjesëtime botërore, shumë të çmuar dhe, e dyta, për shkak të pyjeve të shumta me vlerë të madhe për industrinë e drurit.
Mund të thuhet kështu sepse me këtë Marrëveshje do t’i tjetërsohen Kosovës kushte shumë të rëndësishme për blegtorinë.

Mund të thuhet kështu sepse me këtë Marrëveshje, me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, do t’i tjetërsohen Kosovës vise me vlera të mëdha turistike, çfarë janë të rralla jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë në përgjithësi.
Të shpresojmë, ndërkaq, se zyrtarët, që janë pajtuar me këtë Marrëveshje, që janë autorët e saj, do të mendojnë për të gjitha këto pasoja që ua sjell ajo shtetit të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi, që ua sjell ajo ekonomisë së Kosovës, sigurisë së Kosovës dhe sigurisë së marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi, dhe do të heqin dorë prej presionit ndaj deputetëve dhe kërcënimeve ndaj Opozitës, sidomos, ndaj Vetëvendosjes.

Për fat, Mali i Zi, si shtet tashmë, i shkëputur pothuaj në të gjitha pikëpamjet prej tutorizmit të njohur të Serbisë, nuk është më ai Mali i Zi i dikurshëm, ashtu sikundër as Kosova nuk është më ajo Kosova e dikurshme. Mali i Ziështë sot shtet me demokraci gjithnjë e më të zhvilluar. Mali i Zi është sot shtet me orientim të dëshmuar euroatlantik. Mali i Zi është sot shtet me rol të çmuar në rajon. Mund të shpresojmë, prandaj, se ky Mal i Zi, se udhëheqja politike e shtetërore e këtij Mali të Zi do të mendojë se nuk ka të drejtë as historike, as etnike, as kurrfarë të drejte tjetër, të kërkojë që të bëhen të tij pjesë natyrore, gjeografike, historike dhe etnike të shqiptarëve, në të cilat, e dinë mirë, se kurrë nuk kanë jetuar as malazez e as serbë.
Mund të shpresojmë, prandaj, se ky Mali i Zi, se udhëheqja politike e shtetërore e këtij Mali të Zi, do të mendojë, më në fund, për pasojat e sotme dhe për pasojat historike, sidomos historike, që ajo Marrëveshje, fort në kundërshtim me vullnetin e popullsisë së Rugovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi, do t’i sjellë sigurisë së Malit të Zi dhe sigurisë së Kosovës, që do t’u sjellë marrëdhënieve midis dy popujve.

Për të gjitha arsyet e sipërthëna kjo Marrëveshje për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të duhej të paraqitej në mbledhje të Kuvendit të Kosovës.
E në qoftë se, megjithatë, zyrtarët që janë pajtuar me të, e paraqesin, deputetët e Kuvendit nuk do të duhej ta votojnë atë Marrëveshje.

Për të gjitha arsyet e sipërthëna është obligim i tyre politik, historik, atdhetar, etik, që t’i thonë Jo kësaj Marrëveshjeje!
Ata, të cilëve u është dhuruar besimi i popullit për ta përfaqësuar, nuk duhet të lejojnë, nën kurrfarë kushtesh e trysnish, që emrave të tyre t’u ngjitet turpi i Ahmet Zogollit, i cili pushtetin e tij do ta blejë edhe duke dhënë toka të popullit të vet.
Vuthaj, 23.8.2016

August 29, 2016 13:12
Komento

16 Komente

  1. demo August 29, 13:40

    Si gjithmone i qarte,i drejte,

    Reply to this comment
  2. Gurbetqari August 29, 15:40

    Kështu do duhej të shprehën të gjithë intelektualët, e n’veqanti t’medhnjët e Kombit!

    Reply to this comment
    • Gjakovari August 29, 21:38

      Ku ti gjejmë intelektualët, të mëdhenjët e Kombit ? Kosova e ka Akademinë e Shkecës dhe Arteve me Prof .Dr. e Akademikë por ata janë turpi i Kosovës. Ata janë pleq të qelbosur prej së gjalli që dinë të mblidhen e të pijnë kafen e mëngjesit duke pritur që ndonjë person t’iu paguaj. Që një vit asnjë fjalë nuk e kan bëza, sepse po të flasin do të largohen nga kështjella A.Sh.A.K. Deri këtu kjo politikë alla Toptane e ka degradua edhe intelektualin. Prandaj profesor të nderuar si Rexhep Qosja e disa të tjerë injorohen në Kosovë sepse të këqinjtë e kan kap Shetin dhe përkrahen nga të këqinjtë.

      Reply to this comment
  3. I.Troplini August 29, 15:56

    Ky stan, kètè bulmet ka,

    èshtè stani i Hashimit Thaçit, Isa Mustafès, Adem Grabovcit dhe Muratit tè Mehève. Mjerè ata qè presin diçka tè mirè nga kjo rrumpallè zanore.
    Tè zhytur nè vrasje politike, hajni dhe korrupsion, tè qartè nè vetvete se vetèm nèpèrmjet imunitetit politik dhe mbajtjes me çdo kusht tè karrikes qè kanè sot, mund “ti shpètojnè” bankès sè tè akuzuarve,,, ata do “dhuronin” gjithkund jo vetèm Rugovèn por edhe Deçanin e Pejèn.
    Mè tepèr se idiotèsia banale e figurave tè korrupsionit mè lart,,, tè çudit tulatja popullore dhe mosartikullimi i zèrit tè protestès pèr krime tè tilla. Ngritja nè kèmbè e tè madh e tè vogèl, èshtè detyrimi moral i çdonjèrit shqiptar dhe shqiptareje tè Kosovès, qè nuk dèshiron ti thuhet nga cinikèt se ÇDO POPULL PASKA QEVERINÈ QÈ MERITON.
    Jo jo. Askush nuk e meriton tè merret peng nga hajnia dhe tradhtia. Askush nuk e meriton tè blehet me njè thes miell, pèr ti dhènè votèn njerèzve tè tillè.
    Ngrihuni dhe fshijini nga faqja e historisè, pèr hir tè fèmijève tuaj dhe tè ardhmes sè tyre.

    Reply to this comment
  4. Guri August 29, 16:24

    T’u lumte pena, profesor. Duhet te perseritet e verteta aq here sa perseritet genjeshtra. Per politikanet kosovare do te mjaftonte te refektonin rreth ketyre fakteve qe sjell Shqiptari i Shquar, Rexhep Qosja, per te mos e futur fare ne rendin e dites se Kuvendit kete çeshtje te turpshme.

    Reply to this comment
  5. metafora August 29, 16:37

    Respekt dhe nderim per z. Qose qe si rrallekush e ngre zerin per ceshtjet kombetare.

    Reply to this comment
  6. Is Kadarja, zevendes i Nexhimjes per 25 vite August 29, 17:09

    Te lumte pena Profesor Qosja. Kam frike se marrveshja do votohet prej kukullave te Hashim hajdutit dhe Isa sherbyesit te serbeve. Te gjithe keta bajga kane frymezim Sali Serbin qe percau dhe shkaterroi nje popull per ta sunduar.

    Reply to this comment
  7. dhori August 29, 17:16

    Prisja profesor te degjoja fjalen Tuaj, qe eshte shume e rendesishme nder shqiptare.
    Besoj se ata qe luftuan per token shqiptare te Rugoves nuk do ta votojne ate qe qeveritaret do iua kerkojne ta votojne.

    Reply to this comment
  8. fteri August 29, 19:14

    *****me vlera të mëdha janë mësimet e akademikut të madhë R.Çose ,detyra për ata politikan që kanë veshë,sy dhe Zemër për atdheun kosovën martjere.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  9. E po kjo pune! August 29, 19:56

    po ku jane “anal-istat” dhe “intelekt-ulet” e atdheut ame qe bejne llazoren per reformat per te bere shtet dhe nderkohe nuk ndjehen per kete ceshtje qe nuk eshte kufiri i Kosoves por i Shqiperise etnike me Malin e Zi. Ju halete qe iu kundervute amerikanit per armet kimike tani pse nuk lehni…, ju te mences se oficerave ku jeni qe na cate trapin per budallalleqe, Rama ndjeu, po i madhi Ismail Kadare ku eshte apo shikon avazin e tij…

    Reply to this comment
  10. Niku August 29, 21:21

    Si gjithmone Profesor i keni vene pikat mbi i. Ajo marreveshje nuk duhet te miratohet. A e mendojne politikanet e sotem se brezat e ardheshem do ti gjykojne per kete veprim, ashtu si po gjykojme Ahmet Zogun qe fali Plaven dhe Gucine?

    Reply to this comment
  11. Zani Burimi August 29, 21:44

    Profesor,
    Edhe une e prisja me shume interes te shpreheshit per demarkacionin me Malin e Zi. Qysh heret, qe ne vitet 80-90 te shek XIX dhe me pas ne vitin 1913 dhe 1921 eshte folur e shkruar qarte per kufirin me Malin e Zi.
    Ja se si shprehet Nobelisti i Paqes 1909 D’Estournelles de Constant, sekretar i caktimit të kufijve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi më 1879 shkruan: “Mali i Zi gurishtor, fole zogjsh gjahu, ishte pika më e avancuar e marshimit sllav, ai priste çmime nga te gjitha anët, dhe nga Perëndimi dhe nga Roma, dhe nga Vjena e Parisi sipas rastit. Ai e kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tijdhe kishte kaluar me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km. katrorë.”
    Ndersa Prof. dr. Bajram Xhafa shkruan keshtu ne artikullin Per Demarkacionin dhe Asosacionin shkruan: Sot Mali i zip po merr çmime të reja nga Brukseli dhe po arrin kuaotat e Shën-Stefanit të 1878-ës që ishte vepër e Rusisë. Kongresi i Berlinit i njohu (Malit të Zi) pavarësinë (si nga xhepi i jelekut)dhe i njohu 9.1 mijë km katrorë duke i dhënë krahinat shqiptare, si: Kuçi, Koja, Trieshi, Pjesa v-p e Krajës me Shestanin, Plava, Gucia, Tivari, Podgorica, Nikshiqi, Piva, Shpuza e Zhabjaku.” dhe me tej B. Xhafa shkruan për këtë: “Komedi për Europën, por tragjedi për shqiptarët. Gjaku, lotët, viktimat e tragjeditë shqiptare që shkuan me breza të tërë, tani nuk klithin e nuk protestojnë. Ata i ka mbuluar toka e zezë me gurin e varrit përsipër. Vetëm historia shkruan nja dy fjalë, sa për akademizëm, me kujdesin mos me hapë problem.”(B. Xhafa, artikulli homonym, Shkodër 14 shkurt 2016).
    Akademik Qosja,
    Valle pak ka marre Mali i Zi prej Shqiperise? Pse duhet me i dhene Europa dhe 10 mije ha toke? Kur Europa na qenka kaq e “kujdesshme” meqe u paska hyre hesapeve, pse nuk i jep Kosoves krahinen shqiptare te Plaves dhe Gucise, por “kujdeset t’i jape edhe nje foshe tjeter nga Rugova, ashtu sic ka bere me pare duke i dhene Anen e Malit, Krajen, Hotin (se Gruden ia dha te gjithen? Do te duhej pastaj te “kujdesej” qe t’ia kthente Shqiperise Dibren, Tetoven, Ohrin, Strugen e shume krahina etnike te Shqiperise ne Maqedoni e Serbi.
    Shqiperia dhe shqiptaret as i kane harruar dhe as nuk do t-i harrojne kurre padrejtesite e bera ndaj nesh. Ne librin e Justin Godart “Shqiperia me 1921 shkruan qe atehere: “SHQIPËRIA, në kufijtë e 1913 dhe 1921 , nuk është aspak në kufijtë e saj etnikë. Ajo demonstroi në debatet në Lidhjen e Kombeve, një përmbajtje të madhe, duke mos i kërkuar territoret nga të qenit të ndara nga toka mëmë. Kjo nuk do të thotë se i ka harruar.
    Kudo ku kaluam në Shqipëri, dëgjuam kërkesat e formuluara nga Kosova, Dibra dhe gjithashtu ato nga Hoti, Gruda për një kohë të gjatë nën pushtimin e huaj.” Po me e dhimbshmja eshte se tash shqiptaret ne shek XXI duan me i fale te tjera toka Kosoves vete per Malin e zi
    Ne i kalofshin ne parlament ket gj, turpi i zi do t’u mbetet perjete pushtetareve kosovare!
    Pershendetje, Profesor Qosja!

    Reply to this comment
  12. intelektuali August 29, 22:41

    Ik o Xhep Qosja dhe shko me mire dhe kendoji ndonje elegji permortore kanibalit MONSTER Enver Hoxha, por mos harro t’i kendosh edhe e tij nga Jugosllavia Komuniste Josip Broz Tito qe ti e quaje BABA se te beri profesor dhe spiun te UDB-se qe te llapesh tere jeten kunder bashkimit te trojeve shqyptare dhe tani del me flamurin e nacionalizmit kunder qeverise te Kosoves dhe flet si nje enverist i vertete per Ahmet Zogun me mashtrime bolshevike. Po kush te ka mesuar more plak i pjerdhur qe te flasesh me kete gjuhe te turpit dhe te rezilit per nje profesor apo akademik?

    sepse:

    Keshtu sic flet ti fliste vetem Partia e Punes me vemje te qelbura komunistesh sic jane keta ne DITA tamam si jashteqitje e mbledhur ne nje grope septike.

    Po kush e shiti Shqypnine tek Jugosllavia dhe Kremlini more plak i zgjebosur qe te ka mbetur ora tek Partia e Punes? Pse nuk hap qitapet e historise dhe te lexosh me Mukjen ne vitin 1943, por edhe per masakren e Tivarit pas Lufte, por po deshe hap edhe ARKIVAT e shtetit ne Tirane qe te mesosh te VERTETEN sesi i shiti kosovaret Enveri tek dashnori i tij Tito dhe sesi donte ta bente Shqypnine Republike te Jugosllavise.

    Ne kete situate tejet vendimtare ti more Rexhep enveristi te dalesh ne media dhe DITA dhe te fillosh te shkruash dacibao antiamerikane dhe antievropiane, ne nje kohe qe Shqypnia dhe Kosova po aderojne te behen pjese e BE-se antikomuniste, kjo o Rexhep Dallkauku eshte tejet antishqyptare dhe nuk ka asnje balte qe ti tenton tja hedhesh Ahmet Zogut qe ta laje turpin nga fytyra jote e enveristit.

    prandaj ne, intelektualet e mirefillte properendimore qe Enveri dhe xhelatet e tij i vrane dhe i masakruan vetem se donin bashkimin e trojeve shqyptare ne nje Shtet Demokratik Perendimor dhe qe organizuan Mukjen e 1943 te themi o Rexhep Qosja:

    IK DHE BEJ SHURREN SE BROCKULLAT E TUA NUK I DUROJME DOT!

    Reply to this comment
  13. intelektuali August 30, 07:40

    Shko i Rexhep Qosja me mire dhe kendoji Enver Hoxhes ndonje elegji nga ato te Partise se Punes dhe mos fut hundet e tua komuniste ne historite e Ahmet Zogut se ai i ktheu sllaveve Shen Naumin qe eshte shenjtor i tyre denbabden, por fitoi Vermoshin dhe krahina te tjera veriore, nderkohe qe Enveri i fali Kosoven dhe Metohine Jugosllavise dhe i shiti BYTHEN Titos si nje servil egoist ne kembim te pushtetit te tij absolut.

    IK O XHEP QOSJA DHE KENDOI NDONJE ELEGJI ENVERIT NGA ATO TE PARTISE SE PUNES SE PER PUNET E VATANIT NUK JA THUA FARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*