Kufiri me Greqinë, Bushati: Javën e ardhshme, takim midis ekspertësh

April 24, 2018 19:14

Kufiri me Greqinë, Bushati: Javën e ardhshme, takim midis ekspertësh

Në intervistën e tij me Zërin e Amerikës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka folur për ecurinë e marrëveshjeve me Greqinë.

“Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme, por edhe për shkak të nevojës për një akordim më të mirë nga ana jonë. Javës tjetër do ketë një takim në nivel ekspertësh për përcaktimin e vijës kufitare”, u shpreh Bushati.

Ai theksoi për çështjet e hapura me Greqinë se “është e rëndësishme që të kemi një marrëveshje sa më të mirë ,sa më të drejtë dhe sa më të zbatueshme. Ka shumë gjëra që mund të na bashkojnë me Greqinë”.

Lidhur me çështjen çame, Bushati vuri në dukje se qeveria e ka përfshirë që prej vitit 2013 në programin politik, por mënyra se si dy shtetet e konceptojnë është subjektive.

“Çështja çame është e përfshirë në programin politik të qeverisë që nga viti 2013. Mënyra si konceptohet kjo çështje është e ndryshme. Kjo është një çështje e lirive dhe e të drejtave themelore të njeriut. Është një çështje që ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, e të drejtave pronësore. Është një çështje që ka të bëjë edhe me të drejtën e kujtesës me atë që ka ndodhur. Ne nuk duhet të mbetemi peng të historisë, por të gjejmë rrugë që zbusin plagët e së kaluarës”, tha Bushati.

s.a/dita

April 24, 2018 19:14
Komento

2 Komente

  1. Eduarti April 24, 20:26

    Qeveria Rama ka detyrim ligjor, por mbi te gjitha moral qe ta beje transparente kete marrveshje detare me Greqine. Sa kohe kjo nuk behet, marrveshja eshte ca me keq akoma nga ajo e 2009. Prova eshte transparenca, sa per denglat e Bushatit ato nuk thone asgje.

    Reply to this comment
    • Krist April 25, 06:36

      Mos ja fut kot. Komisioni Bushati ka eksperte me ze ne boten mbare, ka njerez me pervoje te gjate ne diplomaci, ka njerez me karriere te shkelqyer ne administrate, ka personalitete shkencore si zoti Krisafi, ka gjeografe te shquar si zoti Pashaj, ka edhe juriste te shkelqyer si zoti Qirko. Ka rendesi transparence, por se pari qe ndaria e kufirit te jete e drejte, e sakte dhe e ndershme.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*