Kujdes makinën nga “Rushiti”

Entela Resuli March 20, 2015 13:38

Kujdes makinën nga “Rushiti”

Këto ditë vendosëm të hedhim një sy se sa “të ndershëm” janë disa policë rrugorë në emër të zbatimit të ligjit dhe sorollatjes së “shkelësve” për të paguar gjobat e vëna ose për të rimarrë automjetet e tyre të bllokuara, lejet e qarkullimit, apo patentat. Për të parë nga afër se çfarë ndodh me një person i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo edhe për faktin se e ka lënë makinën të parkuar pranë banesës se tij, ne ndoqëm rastin specifik të një qytetari, i cili duhet të zgjidhte hallin që i kishte rënë.

Çfarë i kishte ndodhur qytetarit në fjalë, i cili dëshiron të mbetet anonim? Mëngjesin e datës 4 mars, ndërsa ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, befas, nuk e gjen automjetin e tij poshtë pallatit ku e parkonte përherë. Karroatreci e kishte gllabëruar atë, edhe pse makina prej vitesh parkohej në të njëjtin vend.

Por, veç këtij rasti, ne mësuam dhe kuptuam se çfarë ndodh edhe për shumë situata të tjera të ngjashme. Vëzhgimi është kryer në pikën e bllokimit në Arbanë dhe në Komisariatin e Policisë Rrugore, ku vërejtëm dhe kuptuam se: Polici mund t’ju gjobisë për çfarëdolloj shkeljeje pa dorëzuar në komisariat asnjë lloj prove (pra, për ata që thonë se polici të fotografon shkeljet, NUK është e vërtetë).

Nga rreth 300 rastet e investiguara me “shkelës” të ndryshëm, në asnjë rast Komisioni (OASH) që merr në shqyrtim rastet nuk kishte asnjë foto apo provë të policit për ndonjë shkelje për ta vërtetuar atë para qytetarëve!

Që të vini mend! Mos e përdorni celularin për të bërë selfie, fotografoni makinën tuaj në çdo vendparkim apo moment që keni mundësi. Do t’ju duhet për ta paraqitur si provë, atëherë kur nuk ua merr mendja.

138818Polici rrugor mund t’ju gjobisë për shkelje deri në 5.000 lekë dhe mund t’ua japë gjobën në dorë (ky duhet të jetë rasti më fatlum për ju)! Ju paguani gjobën kudo dhe vazhdoni të drejtoni mjetin tuaj “i qetë” në pritje të rasteve të tjera.

Nëse polici ju vendos një gjobë me vlerë 0, mos u gëzoni, sepse zerot do t’ju shtohen diku tjetër, dhe para tyre edhe një numër me vlerë! Bëhuni gati të merrni disa ditë leje nga puna për t’u paraqitur në Komisionin e Policisë Rrugore (OASH)!

Ditë të humbura dhe gjoba që variojnë nga 6.000 lekë për 1 xham të zi në 40.000 për kalim në kundravajtje deri në 6 muaj bllokim patente si përsëritës.

Nëse jeni i bindur në shkeljen e bërë, nuk keni pse humbisni ditë të tëra pune për të pritur policë, kaluar nëpër komisione apo për të paguar gjobën, të cilën duhet ta paraqesësh prapë para komisionit për të marrë dokumentin e bllokuar, aq më tepër nëse keni pretendime për gjobën e vënë, por në këtë rast është dashur të mendoheni më parë për të bërë një foto të makinës apo momentit tuaj “të shkeljes” para se të vini këtu. Tashmë jeni vonë.

Në mungesë të këtyre provave nga asnjëra palë, Komisioni(OASH), në të cilin duhet të paraqiteni për të vlerësuar “gjobën 0”, veçse zgjat vuajtjen e “shkelësve” për të humbur edhe një ditë të plotë pune dhe nuk kryen asnjë lloj verifikimi tjetër për pretendimet e qytetarëve, por shton zerot dhe një numër sipas rastit, dhe Go Pay për të kursyer të paktën 20 për qind ulje!

Në këtë komision duhet të dorëzosh fletën e gjobës para orës 08:00 (nëse shkon që në 05:00 të mëngjesit, mund të jesh i pari dhe mund të kryesh punë rreth orës 08:30, kur fillojnë procedimet, nëse shkon në 08:00, atëherë kur fletëgjobat dorëzohen, mund të jesh i 80-ti ose 130-ti, më pak se kaq njerëz ne nuk pamë gjatë këtyre dy javëve) dhe nuk kryen punë deri në mbrëmje.

193700_205388909480484_342883_oNëse makina ju merret me karroatrec, asnjë fotografi e vendit ku ju është marrë makina (për të vërtetuar vërtetësinë e shkeljes) nuk do t’ju paraqitet dhe, madje, nëse nuk do të dilni ta gjeni vetë makinën, as do t’ju njoftojë njeri që makina ju është marrë me karroatrec, madje edhe nëse telefononi në numrin që është në dispozicion për këtë gjë, 126, në të shumtën e rasteve nuk janë në dijeni që makina juaj është marrë nga Policia Rrugore!

Por nuk mbaron këtu

Pasi ta keni gjetur vetë pikën e bllokimit, ju duhet të ruani procesverbalet që polici ju ka lënë në këtë pikë, si dhe emrin e pronarit të karroatrecit, për të sqaruar ato situata kur makina juaj ka pasur dëmtime gjatë transportit. Nuk janë të pakta rastet ku makinat pësojnë dëme të mëdha gjatë transportimit me karroatrec, dhe në këtë rast ju duhet të dëmshpërbleheni, por këtë nuk e dimë sa do t’ia arrini!

Më pas, ju duhet të paraqiteni në Komisariatin Rrugor dhe të bëheni gati për një verifikim të hollësishëm të makinës së bllokuar (edhe nëse ajo ka qenë e prishur dhe e papërdorur, ju do të gjobiteni për kolaudim dhe siguracion nëse nuk i keni të vlefshme).

Të gjithë ata që i mbajnë makinat pa përdorur poshtë pallateve ku banojnë, kujdes! Në asnjë prej rrugëve të pallateve tuaja NUK ka tabelë lejohet parkimi, por vetëm ndalohet, pavarësisht se ju duket sikur asnjëherë aty nuk vjen ndonjë polic për të vendosur gjobë.

Polici “i varfër me gjobat e ditës”, e di se ku duhet të shkojë për të realizuar planin dhe mund të jetë radha juaj që karroatreci të kalojë aty, dhe ju do të kaloni një kalvar të gjatë për ta rimarrë makinën tuaj, qoftë edhe “e prishur”, pasi të keni paguar me gjobë çdo mangësi në dokumentacion, edhe pse ato ju nevojiten për mjetin NË QARKULLIM!

Me pas, ju duhet të komunikoni me policin rrugor që të vijë dhe të bëjë verifikimin e dokumenteve të makinës! Kjo gjë do t’ju kushtojë minimalisht pritje gjatë gjithë ditës, derisa polici rrugor të gjejë kohë që të vijë në komisariat për të kryer këto verifikime, edhe kjo në rast se ai e ka dorëzuar më herët kopjen e gjobës së bllokimit të makinës (në rast se jo, atëherë do t’ju kushtojë edhe një ditë tjetër të plotë)!

Pra, nëse makina iu bllokohet me karroatrec (me ose pa të drejtë, këtë nuk keni ku ta vërtetoni, nëse ju vetë nuk i keni bërë një foto makinës suaj kur e keni parkuar), ju duhen minimalisht 2-3 ditë të plota qëndrimi në dyert e komisariatit (madje edhe 5 ditë, nëse e shtuna dhe e diela bien në mes) që ta rimerrni makinën tuaj!

aks194Gjatë investigimit vërejtëm se në komision (OASH) paraqiteshin edhe “shkelës” për mosvendosjen e rripit të sigurimit, rënie të borisë me ose pa vend (këtë e di polici rrugor), dalje nga makina kur të ndalon polici (ndonëse mund të kesh 15-20 minuta që e pret të të kthejë dokumentet), pse nuk i hap rrugë eskortës ose, në të kundërt, pse kalove me të kuqe, edhe nëse je i detyruar t’i hapësh rrugë eskortës!

I vetmi vend ku ia vlen të mundohesh të gjesh të drejtën, nëse ju nuk e pranoni gjobën dhe nuk e keni firmosur atë (nëse arrini ta përballoni në ndonjë rast edhe presionin e policit për ta firmosur gjobën), është Gjykata Administrative në Laprakë, ku polici dhe qytetari janë të barabartë dhe nëse polici nuk paraqet prova për shkeljen e pretenduar në gjobë (foto ose fakte të tjera), atëherë ju jeni i fituar.

Këtë ankesë mos e merrni me frikë nëse ju është bërë padrejtësi e aq më tepër kur keni fakte, sepse nuk do t’ju harxhojë kohë më shumë se dy seanca, të cilat nuk zgjasin më shumë se 10-60 minuta, aq më tepër nëse paguani një avokat, që nuk do t’ju kushtojë më shumë se 10.000-15.000 lekë për një rast të tillë, nëse doni të vini të drejtën tuaj në vend, qoftë edhe morale.

Gjithashtu, nëse keni pretendime të forta për gjobën e vënë, mos hezitoni të kontaktoni me shefat e policëve rrugorë, teksa prisni në komisariat me orë e ditë të tëra për të paguar gjobën.

Ndoshta nuk do të zgjidhni gjë, por të jeni të sigurt që shefat do t’ju presin (madje me mirësjellje). Atyre ju duhen këto informacione nga qytetarët për t’i përdorur ndaj policëve rrugorë në rastet kur iu nevojitet ose kur ata “e mbushin kupën”.

Në këtë mënyrë, ju do të jeni moralisht më të qetë (gjithmonë, nëse keni pretendime të forta për gjobën e vënë ndaj jush) dhe do t’u jepni një ndihmë drejtuesve të policisë që të zgjedhin më mirë policët rrugorë, të cilët nuk duhet të jenë kaq arbitrarë me personat që disponojnë një makinë.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, por, nëse polici rrugor abuzon me ju, mos hezitoni të denonconi, nëse rrini të heshtur, abuzimi ndaj jush nesër do të shtohet më shumë! E kuptoni se sa kohë dhe nerva do të harxhoni nëse nuk tregoheni të kujdesshëm! Shumë prej lexuesve mund të kenë kaluar situata të ngjashme. Personazhi ynë iku në datën 4 dhe u kthye në 19 në shtëpi. Atij iu deshën 15 ditë të kthente makinën pranë familjes…

*****

gjobat

Gjobat për shkelje kur dilni në komision, janë si më poshtë:

Me xhama të zinj: 6.000-10.000 lekë (varet sa xhama të zinj ka makina juaj)

Pa kolaudim: 8.000-13.000 qoftë edhe sikur të keni 1 ditë nga mbarimi i datës!

Pa siguracion: 14.000-20.000 lekë (në varësi të datës kur ju ka mbaruar siguracioni)

Me semafor të kuq: 20.000-25.000 lekë

Lëvizje në drejtim të kundërt: 30.000- 40.000 lekë

Nëse jeni përsëritës brenda vitit për kalim të semaforit me të kuq: 30.000-50.000 lekë gjobë, dhe ju bllokohet patenta 6 muaj.

 

*Rushiti është emri i njërit nga policët që hasëm gjatë punës sonë

Entela Resuli March 20, 2015 13:38
Komento

23 Komente

  1. Ar March 20, 14:02

    Atehere zbatoni ligjet!

    Reply to this comment
    • Endri March 20, 14:37

      Problemi nuk eshte e zbaton apo jo ti ligjin. Se kush shkel ligjin normalisht ndeshkohet. Problemi ngrihet kur ti nuk shkel ligjin dhe dikush qe “eshte ligji” te keput nje gjobe pa te paraqitur asnje prove per shkeljen dhe pa te njoftuar fare. Si mund te ndeshkosh dike pa e provuar? Parimi baze i shtetit te se drejtes eshte prezumimi i pafajsise per cdo krim/shkelje derisa provohet. Keshtu problemi ngelet te sistemi i prapambetur sepse ne perendim kur te vendosin gjobe te japin bashkengjitur foto qe provon shkeljen.

      Reply to this comment
    • mergimtarifv March 20, 22:52

      Ar !te lumte mendja e dora per pergjigjen , ne Shqiperi zbatimi i ligjeve quhet ndershkim i pa drejte ose hakmarrje nga zbatuesit e ligjit si ne kete rast me policine rrugore , nuk kane faj se kane 25 vjet anarshi e shtet rumpalle , por nuk e dine qe ne Perendim te fluturon veturadhe gjobat dhe te gjitha shpenzimet per parkingun e policise ne vartesi te kohes kurr te te lajmerojne per çrregjistrimin e çpronesimin per veturen e garuar ne shkelje te ligjit , une per vete shkoj ne prefekture te policise kam shkuar disa here dhe pres gjoben kur tu teket atyre dhe paret qe do detyrohem 10 fishi i vleres se vetures te marr kredi ne Banke , ne Perendim nuk te pjerdh polici rrugor apo bashkiak te te jape llogari por shenon targen , oren , vendin e garimit e drejte ne kompiuter e njoftim me poste me afat per pagese, sa me shume te neglizhish aq rritet tarifa , per kuriozitet vetura ime 70 mij Km, iishte para ballkonit prej vitesh por ligji thote qe çdo ja

      Reply to this comment
    • Qytetari i ndershem punetor July 3, 23:01

      O Ar k.. ligji zbatohet kur eshte i zbatueshem. Kur e fut qytetarin ne gracke, ja bllokon gjithe parkimet ne gjithe qytetin, ve tarifa parkimi sa gjithe rroga e muajit, bllokon rruget per qarkullim me akse te ngushta si pritat e skenderbeut, taksohesh 3 here per naften me te shtrenjte ne rajon, perseri gjobitesh kur polici zgerdhehet, nuk punon asnje numer denoncimi per qytetaret ndaj policeve abuzues, perseri keshilla jote e vetme eshte zbatoni ligjin??? Ik o pirdhuni ju rrefugjat mos na jepni mend neve qe po jetojme ne ferr e po na shkaterrohet shendeti nga stresi per mbijetese. Rrini mire aty ku jeni, mos na jepni leksione ne.

      Reply to this comment
  2. plaku i mocem March 20, 14:05

    Pat filluar nje proces dikur per shqiperimin e emrave,larg atyre me origjine arabe,apo qe kane lidhje me fera te ndryshme.Keshtu nga Bajrami lindi Arbenii,nga Kicoja lindi Besmiri,nga Faiku lindi Eltoni nga Zefi lindi Cukali e keshtu me radhe.Ka 50 vjet ky process,akoma vendosin emra Rushit?Sa vjec qenka ky polici Rushit?

    Reply to this comment
  3. Mali March 20, 14:19

    Perdorim shpesh fjaline: mos u befsh per spital, tani na eshte shtuar edhe nje fjali tjeter, qe eshte me vend: mos te rente halli te te marin makinen. Eshte nje tmerr i vertet, ec e gjej vrimat e ketyre. Mundohuni te jeni korrekt me rregullat e qarkullimit dhe do te shpetoni

    Reply to this comment
  4. Nasi March 20, 14:21

    Pershkrimi eshte real. Mu duke sikur keni perjetuar historine time. Ne fakt ne kete shkrim e gjejne veten shume shqiptare qe njehere te vetme i eshte marre makina nga karroatreci. Me vjen mire qe gazeta Dita sjell shkrime kaq godtese dhe me interes per njerzit. Eshte hall i perbashket!

    Reply to this comment
  5. italiani March 20, 14:24

    Eshte kaq reale e gjithe kjo qe keni pershkruar o Entela Resuli sa nuk mund t’i shtoj asnje presje.

    Reply to this comment
  6. nigo March 20, 15:00

    Megjithate mua me vjen keq qe e shperdorojme ne disa here policine.Une nuk kam pare te ndaloje e te gjobisi policia per qef apo per kaprico. Por me vjen shume keq kur ne cdo 5 km shof police ne rruget e vendit tone. Jemi kthyer ne nje shtet policor ku zhvillohet nje lufte e pashembullt midis policise dhe shofereve te makinave. Kjo eshte shume e trishte per vendin tim. E ndiejme veten te deshperuar qe jetojme ne nje shtet te tille, megjithese i dhame voten per te bere demokraci.

    Reply to this comment
  7. shqiptari March 20, 15:15

    Mua me ka ndodhur dy here, dhe ishte tmerr i vertetete! per fat, dokumentat i mbaj gjithnje ne cante, dhe polici i gjobave, pasi e pa qe s’kisha gjoba u tregua zemermire dhe s’me coi tre here varavingo nga unaza e re ne kinostudio, po Breshka ime ( kshu ia kam vene emrin makines smiley fjeti nje nate ke parkingu i huj. Tani, me eshte bere fiksim, kudo qe parkoj makinen, shof rrugen mire e mire se mos ka ndonje tabele te fshehur. po, ama, ishte stermundim i madh!

    Reply to this comment
  8. emigranti March 20, 15:16

    Personalisht ne itali me ka shku edhe me keq. 80 euro per nje scooter vetem te parkingu qe i donte cash ne dore. shto ecejaket mes policise bashkiake dhe parkingut qe ishin me te lodhshme. duhet ti shtosh kesaj edhe gjyqin civil, edhe avokatin edhe ditet e punes.

    per nej scooter. qe pastaj e merr dhe merr vesh se te kane vene 400 euro gjobe se nuk kishe kaske. qe ban be se nuk do e kishe marre kurre ate scooter se 480 euro e blije nje te ri. ne sicili ku eshte e keshillueshme te ecesh pa kaske se ndryshe dyshon policia te ti. me teper tingelonte e gjitha si nje maskarallek mes karrotrecit dhe policise bashkiake. per ato 80 eurot cash.

    Reply to this comment
  9. flora March 20, 15:19

    Artikull i rralle ky. Po kujtohen edhe gazetat tani qe ne Tirane ka rene bomba. Se deri tani pallatet dhe mungesa e transportit urban dhe nderurban qe ia bente ‘muuu’ nuk ishte arsye per te shkruajtur. Me vjen mire per kete gazete, e cila po tregon profil asnjeanes, duke vendosur ne qender te vemendjes njeriun. Bravo

    Reply to this comment
  10. Pëllumb zaimi March 20, 15:36

    Plaku i moçëm? Megjithëse nuk kam makinë Entela shkruan aq me vërtetësi për spekullimet e policisë rrugore saqë nuk ke si të mos bindesh. Por dëgjoj dhe shumë ankesa nga qytetarët për policët e kësaj policie me mendësi frikëndjellëse! Nejse,dua t’ju them diçka që ka të bëjë me vendosjen e emrave këtu te ne dhe që si problem ju ka tërhequr vëmëndjen. Kini të drejtë për “rushitllëqet” dhe unë mendoj dhe kam prova sa të doni se emra të tillë po vendosen edhe sot. Më duket se mendësia osmane është akoma e fortë! Disa familje priren nga “trashëgimi ” i emrave të paraardhësve dhe vallja osmanllie vazhdon…! Traditë e keqe por ja këta jemi ne. Por, kush do ta shmangë këtë traditë kur shteti nuk lëviz fare në këtë tematikë! Madje,shih snobizmin pa fre në emërtimet e dyqaneve… Emra të huaj pa fund! S’di çfarë të them por jam neveritur nga ky “ashqiptarizëm” nga kjo ksenomani tronditëse! Askush nuk meret me këtë fenomen! Askush! Edhe ministrat e “Ramë redaktorit” përdorin pa fund terma e terminologji të huaj! Tronditëse! Nuk po vazhdoj më tej nga ky kutërbim frikësues i qelbjes së identitetit shqiptar..! Nderime për Entelën dhe për ju!

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit March 20, 15:45

    nje minute, se te besh 200 km nga jam une nuk has asnje patrulle policie, kurse ne Shqiperi ne 200 km ke patjeter 10 postblloqe e thuhet pastaj qe jemi vend normal. Para 10 vjetesh prenotova nje apartament ne pallat te ri. Me thone ndertuesit qe ishin planifikuar parking te jashtem dhe garazhe te mbyllur ne katet e nendheshme. Po miore u them, me jepni nje te jashtem. Jo, ppo prit kur te mbaroje pallati dhe do t’ua shesim nga 2-3 mije euro, sepse rregulli ne tere boten e ka per ndertimet e reja qe te ofroje vend parkimi per te gjitha hyrjet, te pakten nje makine per hyrje. Mbaroi pallati, ndofta i keputen ndonje kat shtese dhe avulluan parkinget e jashtem, se ata qe blene lokale/dyqane shpiken arbitrarisht lulishtet e tyre komode dhe i mbushen me tavolina. Atehere kerkova nga ndertuesit nje garazh te brendshem nga e keqja, por edhe kjo s’u ben dot, sepse ata e mbyllen dhe me duket do ta bejne palester apo kombinat mishi apo piceri, kush dreqin e merr vesh. Atehere me thuaj ku ta le makinen une, ne ate lagje lesh e li? Pra, e nderuar gazetare, nese i hyni ketij problemi do ju lutesha te vezhgonit me kujdes kete problem deri ne detaje, sepse keto te tjerat lindin nga mungesa totale e sherbimit qe ne origjine. A ka ndonje person ne bashki apo INUK qe une ti tregoj kete planimetyrine iniciale te pallatit tim me parkinge te jashtem dhe foton e kesaj rrumpalles se sotme, ku kane mbire lulishte pa kurrfare leje, tamam duke vjedhur arbitrarisht hapesiren e perbashket?

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi March 20, 16:14

    VR ! @@@@ Plaku i moçëm? Megjithëse nuk kam makinë Entela shkruan aq me vërtetësi për spekullimet e policisë rrugore saqë nuk ke si të mos bindesh. Por dëgjoj dhe shumë ankesa nga qytetarët për policët e kësaj policie me mendësi frikëndjellëse! Nejse,dua t’ju them diçka që ka të bëjë me vendosjen e emrave këtu te ne dhe që si problem ju ka tërhequr vëmëndjen. Kini të drejtë për “rushitllëqet” dhe unë mendoj dhe kam prova sa të doni se emra të tillë po vendosen edhe sot. Më duket se mendësia osmane është akoma e fortë! Disa familje priren nga “trashëgimi ” i emrave të paraardhësve dhe vallja osmanllie vazhdon…! Traditë e keqe por ja këta jemi ne. Por, kush do ta shmangë këtë traditë kur shteti nuk lëviz fare në këtë tematikë! Madje,shih snobizmin pa fre në emërtimet e dyqaneve… Emra të huaj pa fund! S’di çfarë të them por jam neveritur nga ky “ashqiptarizëm” nga kjo ksenomani tronditëse! Askush nuk meret me këtë fenomen! Askush! Edhe ministrat e “Ramë redaktorit” përdorin pa fund terma e terminologji të huaj! Tronditëse! Nuk po vazhdoj më tej nga ky kutërbim frikësues i qelbjes së identitetit shqiptar..! Nderime për Entelën dhe për ju!

    Reply to this comment
  13. emigranti01 March 20, 17:14

    Ai është një emigrant shqiptar, që jeton në Danimarkë që nga viti 1995. Në një shëtitje që bën për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy miq danezë, njëri madje gazetar, i sjellë për të promovuar Shqipërinë turistike “iu prishet shija” nga sjellja e pahijshme dhe abuzimet financiare ndaj tyre, thjesht prej parkimit keq të makinës.

    Emigranti shqiptar, të cilin për arsye privatësie po e lëmë anonim, bën krahasime dhe qahet në letër, teksa zbulon se sa shumë abuzive është në Shqipëri fakti që automjetet e parkuar keq transportohen me karrotrec, kur shumë mirë mund të bllokoheshin rrotat deri në pagesën e gjobës. I duket shumë abuzive edhe që të vihen gjoba aq të larta, si 13500 apo edhe 8000 leke të reja, siç i morën atij, kur në Danimarkë gjoba është sa gjysma e një dite pune. E abuzim gjithashtu edhe me mënyrën krejt pa edukatë me të cilën atyre iu drejtuan.

    “Më shton pakënaqësinë fakti, që Fieri ka një kryebashkiak socialist, që nuk ka vënë një gur në Fier, perveçse një damkë, si kjo që firmat e një të kërkuari nga drejtësia në anën tjetër të Adriatikut, vjedhin në mes të ditës qytetarët”, thotë emigranti.

    LETRA E EMIGRANTIT: SI ABUZUAN ME MUA DHE DY DANEZËT NË FIER
    Arsyeja që po ju shkruaj është se në Fier më ndodhi një ngjarje e pakëndshme, per me teper qe isha ne shoqerine e dy miqve te mi daneze, njeri gazetar.

    Me date 19 korrik, ndalojme ne Fier ne shetitoren kryesore te qytetit dhe vendosim te pushojme pak ne bar Rinia.

    Shikoj per te famshmit roje te parkingut, por nuk ishte askush. Vendosim te shkojme te pime diçka. Makina me targa daneze.

    Itinerari duhej te vazhdonte me tej per ne Apoloni, dhe ne bregdetin jugor, meqe miku im deshironte te shkruante dicka me lidhje me mundesite e kampingut ne Shqiperi. Mbas rreth 70 minutash kur kthehemi, nuk gjejme makinen. U alarmova dhe vendosa te telefonoj policine, por nje i moshuar me nderpreu dhe me keshilloi te flas me nje roje parkingu pak metra me tej.

    I drejtohem, dhe ai me jep nje nr telefoni 0674045135, duke me treguar se kane qene ata te grupit te Mondit, se ata jane te tmerrshem dhe i kane shume qejf te huajt. Pasi marr ne telefon, me nje mungese te llahtarshme edukate, pohojne se kane mjetin tim, dhe do vinin te me merrnin.

    Vijne me marrin, dhe me thone se duhet te paguaj 13500 leke , por ma ulen ne 8000 leke te reja.

    Miqte e mi qe u shqetesuan, zune te buzeqeshin kur me pane dhe episodi u be objekt barcalete, bashke me lutjet e mia te meparshme per promovim te bukurive te Shqiperise ne mediat daneze, gje e cila na kushton disa mijera euro ne vit, te pakten keshtu thone “ustallaret e turizmit”.

    Me duket shume abuzive qe mjeti te transportohen me karroatrec, kur shume mire mund te bllokohet rrota deri ne pagesen e gjobes.

    Njekohesisht, eshte abuzive taksa qe merret per kete. Nese verejme qe cmimi i nje bilete eshte 50 leke, nuk ka logjike te merren 13500 apo qofte edhe 8000 leke sic me moren mua.

    Me shton pakenaqesine fakti qe Fieri ka nje kryebashkiak socialist, qe nuk ka vene nje gur ne Fier, pervecse nje damke si kjo qe firmat e nje te kerkuari nga drejtesia ne anen tjeter te Adriatikut, vjedhin ne mes te dites qytetaret.

    Sa per krahasim nje ore parking ne mes te Kopehagenit ne zonen me te shtrenjte, kushton 29 krone daneze, por gjoba per mospagim eshte 560 kr daneze, afersisht 75 euro, qe jane gjysem dite pune.

    Nuk besoj se ne kete vend eshte dikush qe me pune te ndershme mund te beje aq para per gjysme dite pune.

    Ne jemi qytetare te thjeshte qe nuk deshirojme te vidhemi ne mes te dites, nga njerez me masken e pushtetit dhe licencave.

    Reply to this comment
  14. Adrian March 20, 18:02

    1 – Nje makine qe nuk eshte duke qarkulluar NUK mund te gjobitet se nuk ka kolaudim! Ajo mund te jete e prishur. Si mund ti behet kolaudimi nje makine te prishur?! Apo “Rushiti” kujdeset per shendetin e makines!
    2 – Nga nje makine e marre me karrotrec merren te pakten 7.000 leke. A nuk mundet ti demostrohet shkelesit nje foto e printuar qe kushton 30 leke per ta bindur ne shkeljen e bere ose nje foto dixhitale pa lek?!
    3 – Pse duhet te sorollaten njerezit per te paguar gjobat dhe per te kaluar neper komisione?! Le te hapen me shume sportele ose te vihet rradhe me nr dhe orare. Koha vlen dhe dinjiteti vlen me shume se gjoba. Te marresh nje gjobe nuk do te thote te trajtohesh si kriminel!
    4 – A duhet te kene ndonje siguracion te vecante keta karrotrecet kur i shkulin makinat dhe demi i bere shkon 1000 Euro?!
    5 – Ne kete vend ku problem madhor jane vendparkimet, pse vendosen tabela ndalohet parkimi vend e pa vend edhe brenda rrugeve te lagjeve te cilat jane te gjera?!
    Rregulli nuk vendoset me arbitraritet.

    Reply to this comment
  15. labinot March 20, 19:03

    Kam blere nje hyrje ne nje pallat prane postes ns Elbasan,ku parkoj edhe makinen time.Pronari i pallatit shiti edhe disa dyqane ne katin e pare nje prej te cilave u be lokal.Si qendroi nje vit brenda, i zoti i lokalit u hap me tavolina dhe karrike ne sheshin perballe,ku parkoja makinen,Cdo dite me jep urdher mua te largoj makinen nga sheshi publik qe s`eshte i tij.Aq me teper polici vjen e me merr makinen me karrotres,i paguar nga pronari lokalit.Perse i lejon Qazim Sejdini keta pronare lokalesh te perhapen ne sheshe,lulishte,trotuare,publike,qe s`jane te lokaleve.?Vec kesaj familjaret tane duhet te kalojne poshte cadrave,midis karrikeve te pijaneceve,qe grumbullon pijeshitesi dhe te durojne fjalet e tyre!

    Reply to this comment
  16. latif March 20, 19:04

    Kam blere nje hyrje ne nje pallat prane postes ns Elbasan,ku parkoj edhe makinen time.Pronari i pallatit shiti edhe disa dyqane ne katin e pare nje prej te cilave u be lokal.Si qendroi nje vit brenda, i zoti i lokalit u hap me tavolina dhe karrike ne sheshin perballe,ku parkoja makinen,Cdo dite me jep urdher mua te largoj makinen nga sheshi publik qe s`eshte i tij.Aq me teper polici vjen e me merr makinen me karrotres,i paguar nga pronari lokalit.Perse i lejon Qazim Sejdini keta pronare lokalesh te perhapen ne sheshe,lulishte,trotuare,publike,qe s`jane te lokaleve.?Vec kesaj familjaret tane duhet te kalojne poshte cadrave,midis karrikeve te pijaneceve,qe grumbullon pijeshitesi dhe te durojne fjalet e tyre!

    Reply to this comment
  17. Kris 1 March 20, 19:37

    Gjobat jane te larta por duhet mbushur arka e shtetit.Me cfare parash do inagurojme muzeumet e vendstrehimet po nuk pagoi populli?Kot e shkruam Kurbanin qe e kemi me te shtrenjte se kuranin?
    Sa per emrin Rushit vjen prej emrit rrush qe ne rilindasit e Edvinit e kemi qejf dhe nuk ka lidhje me Turqine por me vreshtat tona te begata.
    Vertet ne perendim gjobat jane maksimumi nje dite pune por pastaj me mijra dollare ti hane kompanite e sigurimit qe menjehere te rrisin siguracionin dhe per 5 vjet te rrjepin mijra dollare.
    Shqiptaret ne pergjithesi kane pare dhe i harxhojne per qoka.Shembull jane dy burra te mencur qe grinden kush harxhoi me shume per kaleministrin qe kish vajtur ne Itali pa dieta.
    Njeri thote harxhova per nje dreke 8000 euro tjetri 2600euro.Dhe eskorta e palikarit te PS ishte 35 veta.Hajde Piktor hajde.Ke rene ne hazine.

    Reply to this comment
  18. nek March 20, 21:00

    ne qofte se doni nje shtet minimal te disiplinuar ,ateher
    regulloni trafikun ,parkimet dhe shenjezimet
    vendosni polic me shkolle dhe me roge sa te nje drejtusi ndermarje
    ……………………………..mos u beni shqiptar nga mentaliteti

    Reply to this comment
  19. Arben March 21, 06:47

    NUK E MORA VESH CFARE KISHTE BERE KY RUSHITI, KONKRETISHT????!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Adrian March 21, 09:23

      Rushiti merr makina poshte pallateve me porosi te kujtdo qe do te vendose tavolinat e lokalit ne rruge, ose kush do te ndertoje pa leje i liron vendin e parkimit per te vendosur kamionet me materiale duke hequr makinat e lagjes me karrotrec!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*