Kujdes me zemrën e thyer…

April 5, 2021 00:44

Kujdes me zemrën e thyer…

Sindroma e zemrës së thyer lidhet me propabilitet për tumore në organizmin e njeriut në të paktën një në çdo gjashtë raste.

Sindroma në fjalë e quajtur edhe si takotsubo ndodh kur një njëra prej barkusheve zgjerohet përkohësisht dhe nuk pompon mirë gjak.

Simptomat që ndjen njeriu në këtë rast janë të ngjashme me ato të një ataku, dhimbje në gjoks, frymëmarrje e vështirësuar, por jo për shkak të dëmtimit muskular të zemrës dhe bllokimit të koronareve. Kjo sindromë shkaktohet nga stresi fizik.

Studimi i kryer së fundmi nga 26 qendra studimore provon lidhje mes kësaj situate dhe shfaqjes së kancerit.

Studimi ynë duhet të shërbejë për të ndërgjegjësuar edhe onkologët dhe hematologët që duhet ta konsiderojnë sindromën në fjalë si shkak për kontroll për kancerin” – shprehet drejtuesi i studimit, Christian Templin nga spitali i Zyrihut në Zvicër.

Nga 1 604 pacientë me sindromën e zemrës së thyer në regjistrin e krijuar posaçërisht, tek 267 prej tyre, ose 1 në 6 u zhvillua kanceri.

Më frekuent ishte kanceri i gjirit te femrat, pasuar nga tumoret që prekin sistemin gastrointestinal, traktin respirator, organet e brendshme seksuale, lëkurën dhe zona të tjera te meshkujt.

o.p. / dita

April 5, 2021 00:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim