“Kujdes nga paracetamoli P/500 sepse përmban virus!” Si lajmi i rremë po tremb shqiptarët

January 11, 2018 15:12

“Kujdes nga paracetamoli P/500 sepse përmban virus!” Si lajmi i rremë po tremb shqiptarët

 

Sot rrjetet sociale në Shqipëri janë përmbytur nga një lajm alarmant se një lloj paracetamoli, konkretisht paracetamoli P/500 përmban virus.

“Ky paracetamol thuhet se përmban virusin “Machupo” i cili është një ndër viruset më të fortë në botë e më të rrezikshëm përsa i përket fertilitetit. Ky virus vjen nga Bolivia dhe përhapet më së shumti nga rrugët ajrore dhe me anë të ushqimeve”, theksohet në mesazhet që po përhapin panik tek shqiptarët.

Por ky lajm është tërësisht i rremë.

Edhe pse në Shqipëri ka nisur të shpërndahet ditët e fundit, lajmi ka qenë viral nëpër botë që në fillim të vitit 2017.

Lajmi i rremë u shpërnda fillimisht nga një faqe po e rreme e një ashtuquajturi Dr Römal Möhammadi.

Pikë së pari, Paracetamoli P/500 thonë ekspertët botërorë nuk ka asnjë virus.

Por le të fokusohemi tek Shqipëria dhe Kosova.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, ky lloj paracetamoli nuk është pjesë e asnjë faramacie pasi nuk është lejuar qysh prej fillimit importi i tij.

Ndërkohë, Blitz.al kontaktoi me farmacistë të Tiranës, të cilët na pranuan se as në Shqipëri nuk ka Paracetmol P/500 pasi nuk është lejuar hyrja e tij.

Thënë këtë, të gjithë mund të qetësohen sepse edhe pse Paracetamoli P/500 nuk përmban virus, gjithsesi ai nuk është prezent në tregun farmaceutik shqiptar.

January 11, 2018 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*