Kujdes! Një virus i ri në formën e një përditësimi mund t’u vjedhë të dhënat

April 2, 2021 13:01

Kujdes! Një virus i ri në formën e një përditësimi mund t’u vjedhë të dhënat

Studiuesit e sistemeve të sigurisë thonë se një virus i ri i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit tuaj Android dhe t’ju vjedh të dhënat.

Ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi të Smartphone-it. Ai instalohet si aplikacion jashtë Google Play, por pasi është instaluar ai fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e viktimës në serverat e operatorit. Vlen të theksohet se ky virus kërkon veprim të vetë përdoruesit.

Studiuesit në firmën e sigurisë celulare Zimperium, të cilët e zbuluan këtë virus thonë se ai mund të vjedh mesazhet, kontaktet, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, mund të përgjojë dhe regjistrojë thirrjet telefonike, si dhe të shkrepë foto duke përdorur kamerat e pajisjes.

Ky virus arrin t’ju përgjojë dhe vendndodhjen. Gjithçka ndodh pa u kuptuar nga përdoruesi. Drejtori i Zimperium, Shridhar Mittal tha se ky virus mund të jetë pjesë e një sulmi të përqendruar e të mirëmenduar.

“Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”, thotë ai. Të mashtrosh dikë për të instaluar një aplikacion me virus është një mënyrë e thjeshtë por efektive, për të kompromentuar pajisjen e tij.

Kjo është arsyeja pse pajisjet Android paralajmërojnë përdoruesit të mos instalojnë aplikacione nga jashtë Play Store. Ky lloj ‘malware’ ka qasje të gjerë në pajisjen e një viktime dhe vjen në një larmi formash dhe emrash, por kryesisht bën të njëjtën gjë.

Ndërkohë po punohet për të gjetur një zgjidhje për këtë virus të ri që prek sistemet android të smartphone-ve në mbarë botën.

O.J/DITA

April 2, 2021 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim