Kujdes shpejtësinë/ Akset rrugore ku ka radarë

July 30, 2017 14:13

Kujdes shpejtësinë/ Akset rrugore ku ka radarë

Prej 10 ditësh Policia Rrugore po monitoron rrugët me radarë.

Policia po përdor radarët normal për të matur shpejtësitë me të cilat lëvizin shoferët, por edhe radarë të fshehtë, ku gjoba të vjen në shtëpi.

Gjatë ditëve të fundit janë vendosur më shumë se 500 gjoba, pikërisht për makinat që ecin me shpejtësi.

Deri më tani radarët e fshehtë kanë dhënë efektin e tyre, pasi është ulur numri i aksidenteve.

Por cilat janë rrugët që shoferët duhet të kenë kujdes, pasi ka radarë të fshehtë.

Burime nga Policia për Shqiptarja.com bëjnë me dije se radarët janë vendosur në të gjitha rrugët që të çojnë në bregdet, sidomos në jug të vend. Ka radarë në rrugën Fier-Vlorë, Lushjë Fier dhe Durrës-Kavajë.

Gjithashtu radarët janë vendosur edhe në rrugën Fushë-Krujë-Milot dhe përgjatë gjithë rrugës së kombit.

Një tjetër aks i cili monitorohet me radarë është Tiranë-Elbasan, Tiranë-Gjiri i Lalëzit. Po kështu po monitrohen edhe akset Elbasan-Korçë dhe Fier-Gjirokastër.

Rrugët ku ka radarë 

Fier-Vlorë
Lushnje-Fier
Durrës-Kavajë
Fier-Gjirokastër
Fushë-Krujë-Milot
Rruga e Kombit
Tiranë-Durrës
Tiranë-Elbasan
Elbasan-Korçë

Në të gjitha këto akset shoferët duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak se do të gjobiten. Në rast se pikaseni nga radrët e Policisë atëherë do gjobiteni duke filluar nga 10 mijë lekë të reja, deri në pezullimin e lejes së drejtimit.

Në rast se radarët e fshehtë tregojnë shpejtësi tej normave të lejuara, atëherë gjoba do t’ju vij me postë në banesë, ose duhet të kontrolloni faqen online të Policisë së Shtetit.

Shumica e akseve jane me shpejtësi deri në 90 km/orë, ndërkohë që shoferët duhet të kenë kujdes në rrugët e drejta, ku mendohet se janë vendosur edhe radarët e fshehtë.

Të paktën deri më tani Policia Rrugore ka vendosur 1600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor, ndërkohë vetë unifomat blu po patrullojnë akset ku ka risk më të madh për aksidente, siç është rruga Fushë Krujë-Milot.

July 30, 2017 14:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*