“Kujdes thepin o bir!”

May 13, 2017 13:42

“Kujdes thepin o bir!”

I nderuar z.Kryeredaktor

Ngado që i vinë propozimet, e kurdoherë kur mer sugjerime, kryetari i PD-së ka vetëm një copë dru që ja ka bllokuar qëndrën e të menduarit. “Ne kemi vendosur për luftë totale, paqësore, për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga krimi dhe nga droga. Kaq e thjeshtë është”. Kaq tjeshtë ja ka spjeguar bojkotin e tij edhe koleges Bregu, duke u përpjekur t’ja lehtësojë jetën asaj nga makthi i fundit të opozitës në Shqipëri. Po “kaq thjeshtë” ka ky kryetar i drunjtë, që prej më tepër se dy muajsh duke u nisur nga këjo premisë flet e flet, ngjiret, pozon, shan, premton, buzëqesh e buzëqesh, gjithmonë paraprirë nga ai gishti i tij “elokuent” që kërcënon, çuditërisht jo si çdo gisht tjetër në botë, por si një gisht që vuan nga artriti reumatizmal akut. Sëmundje që shkakton dhimbje të mëdha, të cilat përveçëse deformimeve mbetëse në artikulacione, me sa duket shkakëtuakan edhe deformacione të kores të trurit.

Pra, ti Lulzim Basha je ai që do të garantosh zgjedhje të lira e të ndershme, pa influencën e parave të drogës e krimit. Ti je ai që me qeverinë tënde do të sigurosh një zhvillim të gjithanshëm të ekonomisë të vëndit në nivelin më të përparuar. Ti je ai që do ta pastrosh vëndin rrënjësisht nga mafja e drogës dhe krimi. Ti je ai që do të sigurosh një drejtësi e barazi sociale perëndimore. Ti do t’ju a japësh falas karburantin fermerëve, të cilëve në një vit do t’u japësh mbi njëqint miljon euro kredi bujqësore, ti je ai që brënda 4 viteve do të çosh asfaltin e ujin në pragun e çdo familje shqiptare, ti do t’i hapësh cilitdo dyert e universiteteve krejt falas, biles në degën që dëshëron. Ti je ai që shkollat do t’i kthesh menjëherë në kryevepra të arsimit modern, biles nxënësve të kohës “tënde” do t’ju sigurosh edhe nga një drekë të shijshme falas. Ti pra je ai që cdo gjë që do të prekësh do ta kthesh në ar.

Ti kështu!? Ti dhe paraardhësi yt që është njëkohësisht edhe pasardhësi yt, hija e jote e përjetëshme e që keni 25 vite që ja keni vënë në fyt ganxhën këtij vëndi (në fakt 25 vite më parë ti ke mbuluar detyrën e kamarjerit dhe mësove aq bukur të buzëqeshësh sipas bakshishit të radhës). Ti kështu!? Ti kërkon luftë ndaj krimit, partija jote, ajo që qysh në ditët e para të lindjes të saj lidhi aleancë të pashkëputur me krimin, ajo që qysh në 2 prillin e largët në Shkodër ktheu pushkën e të pabesit ndaj përkrahësve të saj, e që ende edhe sot nuk shkëputet dot nga asgjësimi fizik, nga “do t’ju pijë e zeza”, nga marja e pushtetit me dhunë. Ti kështu!? Ti kërkon t’u mbushësh mëndjen qytetarëve se me ty ekonomija do të lulëzojë. Ti që katër vite pasi ta “falën” bashkinë e Tiranës e qelbe qytetin, e meke, e përgjume, e hoqe zvarrë nga dita e parë e deri kur të mbeti në dorë “derri maç” i  votuesëve të tij. Ti? Ti do ta ngresh ekonominë bujqësore deri në nivelet e bujqësisë moderne, ti që nuk di se nga lidhet gomari, ti që e njeh bujqësinë vetëm brënda rrethit të tasit të sallatës  e të muhalebisë që të kojnë në tavolinën tënde të bikës. Ç’ironi! Ti ke kurajon të flasësh për shkollat, për universitetin. Ti, që bashkë me mentorin tënd nuk latë rrugaç e injorant pa e diplomuar e pa e graduar doktor shkencash, që i latë shkollat në mes të rrugës, nën zgjedhën e tutorëve e nën presionin e bandave e të kuplarave të lagjeve.

“Ose do të bëhen zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë”, ja ky është flamuri yt i rreckosur, me të cilin ke dy muaj që ke mërzitur edhe qentë e rrugëve e jo më njerëzit, qoftë edhe me dy gram tru. Sepse ti hiqesh si demokrat e je një hiç, hiqesh si një filozof e je një dënglaxhi, hiqesh si orator e je thjesht një llapaqen i mërzitshëm për vdekje, hiqesh si trim e je një pordhac që dhjet e sheh prapa, hiqesh si popullor e je një pocaqi që edhe dreqi nuk ta hap derën. Zgjedhjet e lira na e garantueke ti! Ti që je mashtrimi i gjallë, ti që je pasqyra e hipokrizisë politike, ti që deri tani nuk njeh jetë në përpjekje e djersë por vetëm në grabitje e provokim, ti që me fjalën tënde nuk shkon dot as edhe deri në hale e jo më deri në zgjedhje të lira. Sepse dukesh, dukesh sidomos kur në vënd vazhdon e kutërbon kryeqelbësira politike e të mbyt këllira e demagogjisë tënde. Si tha ai Muç Nano ai gojë mjalti, si? Të bashkohen gjithë qelbësirat për t’u pastruar nga kryeqelbësira!

I bukur është definicjoni yt, “zgjedhje nuk do të ketë”. Po si nuk do të ketë zgjedhje o bukurosh, o flokë ziu i qoftëlargut? Në mënyrë demokratike! Po leri pordhët ore ditëzi e punëzi. Kërkon të hapësh luftë me plumba e ekxploziv? Kërkon të vrasësh si në  prillin e Shkodrës apo 21 janarin e Tiranës, që pastaj të ulesh ti në prehërin e atij që kërkon të ulet përsëri në karriken e kryeministrit? Mos vazhdo më të provokosh popullin e të ngresh veshët e injorantëve e vagabondëve politikë o zotëri aspak i nderuar. Mos ju fut më thellë rrugës që ke nisur, se nuk e di atë not ti. Mos e ngref më zemerekun e urrejtjes e revoltës të vërtetë popullore, se kur fillon e punon ky sahat nuk dihet se si vazhdon e përfundon. Rri o njeri në hallin tënd e në atë të partisë tënde e kruaj vetëm zgjeben tënde. Ke apo s’ke fëmijë ti, grua, nënë, apo ç’ke? E ke parë “profesorin” tënd se ku ju a ka futur kokën fëmijëve e tij e si ju a ka komlikuar jetën? Sot, ai i biri që po “kërcen më keq se prifti nga belaja” pati kurajon të sulmonte deri edhe…të madhin Kadare.

Ore për kurjozitet, ke qënë këtu, në Shqipëri ti në 97-ën apo 98-ën? Me siguri që jo, pa le nga ç’fusha ndiqje flutura nëpër kopshtijet e tulipanëve andej nga Hollanda, atdheu yt i vërtetë. Sepse ndryshe nuk do të merje kurajo të kërcënoje kështu. Por nuk ke edhe shumë faj! E kush të të këshillojë? Plaku që ke pranë ka rroitur qysh nga ai vit e nuk e shtrin dot më kabllin e kokës. Sepse ndryshe do të të paralajmëronte si ai plaku i moçëm e i ditur. “Kujdes me atë thepin e kobures o bir, i tha pasardhësit të vet, se edhe në të daltë ndonjë hundëlesh e ta fut atë nga mbrapa, nuk është kushedi se çfar. Ai thepi, ai thepi o bir, kujdes atë, se kur ta heqin, ja ai thepi të bën hatanë e të fik derën”.

Bardhyl Ermini

 

May 13, 2017 13:42
Komento

7 Komente

  1. vjola May 13, 17:35

    Shkrim i duhur per keta kriminela .

    Reply to this comment
  2. Barjami May 14, 10:10

    Bardhyl,BRAVO.
    Shkrimi i juaj mendoj se eshte si ai ilaci i duhur per semundjen.Me lejo per komplimentin,por shkrimi i juaj, vec kurajos per ti thene gjerat me emrin qe kane,ka dhe ate pastertine e fjaleve qe burojne ashtu sic i shikon ngjarjet,mbasi muti quhet mut dhe duhet ta flasesh ne emrin ke ka,po keshtu qelbesiren duhet ta thuash qelbesire.E them kete,se asnje,ma asnje njeri ne Parlament nuk ja thot ne sy dhe ball per ball atij,qelbesires,se QELBI nje Shqiperi te ter me pranin e tija ne ate vend.Shkateroje,dogji,vrau,vodhi,dhe akoma mbreteron.Veshi mijera nena me te zeza,dhe ka kurajon e flet,ku me e pakta duhej te mos kalonte me tek ai bulevard ku vrau,mbasi do i ngjiteshin kembet tek gjaku i atyre fukarenjeve qe vrau………
    Me pak fjale,POSHTE sali QELBESIRA, sali KRIMINELI,sali BANDITI, sali KUSARI,ose me popullorece-sali MUTI.
    Te pershendes.

    Reply to this comment
  3. kritiku May 14, 16:06

    Nje shkrim brilant , per kete injorant ogurzi .Bravo autorit

    Reply to this comment
  4. betixho May 14, 16:41

    AAA!MË TË LUMTË.SA BUKUR JA KE QËNDISUR,PO Ç’FARË KRESHENDO!SE KE LENË TË MARRI FRYMË,PO KU I KE GJETUR,E KUPTOJ,TI JEP VETË AI BUDALLAI KËTO INSTRUMENTA,POR NATYRISHT DUHESH TË JESH BARDHYL EMINI TI KAPISH NË AJËR.KAM LEXUAR EDHE DISA ARTIKUJ TË TJERË TË TUTË,DHE MË KE LENË PA MËND. TU LUMTË MËNDJA,A PO AI FUNDI,ATË BARCOLETE E KAM DEGJUAR NË KUKËS NË VITET 70 KUR NGA JUGU PUNOVA NE VERI 16 VJET,DHE NUK E MENDOJA SE DO MA KUJTONTE BARDHUL EMINI NË NJË SITUATË VËRTET SI AI QË TE DRITARJA E TIJ I MPREFTE THEPIN ALLTIJES SË TIJ DHE KALIMTARI NGA RRUGA SA HERË KALONTE,FLISTE ME VETE,POR QË TA DEGJONTE AI PORDHACI-MPREFE,MPREFE MIRË ATË THEPIN.KUR MBAS DISA HERËSH DHE KOHE,AI DËNGLAXHIU E PYETI: ORE! TË KAM DEGJUAR TË THUSH MPREFE,MPREFE ATË THEPIN,Ç’FARË DO ME THËNË?,E PO JA-I THOTË-MPREFE MIRË ATË THEPIN SE PO DOLI NDONJË HUNDELESH E TA MORI E TA FUT NË PRAPANICË,E PO TË MOS JA KESH RRAFSHUAR MIRË THEPIN,KUR TË TA NXJERRË DO TË VUASH DYNJANË,PER TË MOS E THËNË FARE TROÇ.EEEE! MOS VDEKSH KURRË O BARDHUL EMINI>

    Reply to this comment
  5. Novruz Taip Vishanji May 15, 05:03

    BARDHYL !

    Nuk di ne se ke bere pak gjuhe shqipe ne Shkollen ushtarake Skenderbeg, sepse duket qarte nga shkrimi yt qe ate (gjuhen shqipe) e ke nje “optional”. Do ishte me mire sikur ta korrektonte dikush tjeter kete shkrim para se ta botonte redaksia e DITA-s dhe kaq.

    Nje gje me ben pershtypje ne shkrimin tend te turbulluar, kur quan “qoftelargu” ate qe te mundesoi te studiosh pak art ushtarak, e te besh karriere qe ne nje vend normal nuk do te lejoheshe as te pastroje halete publike.

    Pa le pa na ben mish-mash edhe gjuhen shkodrane qe kushdo me pak kujdes e percepton mes rrjeshtave qe ke shkruar. Mos u tenderos shume te besh bashke miellin me orizin, sepse muhalebija qe permend me lart te del jo vetem majahoshe por edhe mund te te bllokoje zorren e trashe qe te eshte holluar nga gerryerja e fasuleve, kur metoje ne radhet e skenderbegasve te dikurshem.

    Mbase ke qene edhe shok toge me pordhacin dorecung Mehmeti, ne art Nishani, po te pakten ai lakimet e gjuhes shqipe ne mbrojtje te gangstereve dhe krimineleve e njeh me te tepert.

    Mos u ngaterro me kete mllef te vockel timin, duke krijuar iluzionin se po i dal ne mbrojtje hollandezit fluturues, asgje nuk me lidh me te dhe zagaret e tij, Por ajo qe desha te te kujtoja, besoj se duhet ta kesh kuptuar se nuk do shume stervitje mendore per te te thene mos i fut me hundet ne epoken qe lame pas dhe nuk kthehet me !

    Enveroxhizmit ti dhe sultjashe si ti i hani mendermethenen, andaj thiri trurit tend te “drunjte” para se te vetem mendosh te vjellesh vrere kunder tij.

    Reply to this comment
  6. Beni May 16, 21:06

    Ky Luli po te ishte burr, ne 2009 kur Rama e mundi boterisht (ish ambasadori Arvizu ishte me çizme duke pare numerimin live si asnjehere me pare) dhe pushteti i kohes me paturpesine me te madhe ja grabiti Rames pushtetin publikisht, Basha duhet te mos e pranonte postin e kryetarit te bashkise. Ato zgjedhje do mbeten ne histori pasi me kujtonte emocionet e ndeshjeve historike te futbollit deri ne minuten e fundit, megjithese une qe po shkruaj nuk eshte se e vleresoja Ramen ne ato zgjedhje. Ato zgjedhje ishin si puna e nje loje futbolli, ku Rama bente gola, ndersa basha,berisha,meta benin shtylla,por albitri shtyllat e bashes i jepte gola.

    Reply to this comment
  7. demo May 17, 20:17

    Kete pergjigje duhet t`ja jepte batutaxhiu Rama.Bravo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*