Kujt i bie mendja që kemi Republikë?

Dr. Kesiana Lekbello January 17, 2015 13:27

Kujt i bie mendja që kemi Republikë?

Presidenti Holland, ditën e atentateve terroriste në Paris, e hapi fjalimin e tij më dramatik duke para popullit francez me këtë fjali: “Në emër të Republikës franceze le të bashkohemi …”. Kushdo që dëgjon fillimin e një fjalie të tillë, sigurisht i vjen në shpirt ndjenja atdhetare, ndjenja e Lirisë që Republika, nëpërmjet Kushtetutës të garanton: Lirinë e Fjalës, së Mendimit, së Shtypit, Barazinë e kështu me radhë. Nisim arsyetimin nga një pyetje e thjeshtë: A është Shqipëria Republikë?

Sipas kushtetutës ne jemi Republikë, po jemi i vetmi vend perëndimor që nuk festojmë, nuk nderojmë ditën e Lindjes së Republikës, të cilën e reklamojmë. Sapo e kaluam 11 Janarin, por sigurisht Kryeministri ynë ishte i zënë në Paris me Marshimin e Liderëve, edhe pse vitin e kaluar nuk ishte në ndonjë marshim dhe sërisht nuk doli të kujtonte ditën e Republikës, pra 11 Janarin.

Por dikush mund të thotë: ne kemi Presidentin që duhet të kujtojë Ditën e Republikës. Po të kishim President, do t’i kishte vënë pikat mbi i edhe me çdo kryeministër që nuk kujtohet të festojë Ditën e Republikës. Po ja që Shteti jonë është i tillë, është demokrat, monarkist, fetar, ideologjist, komunist, fashist, anarkist… çdo gjë, por republikan mesa duket jo.

Duke filluar pra, që nga Presidenti e me rradhë, asnjë figurë politike në Shqipëri nuk flet dhe nderon themelimin e Republikës Shqipëtare, ndërkohë që simboli i Republikës Shqiptare ka marrë dhenë kudo: ekziston në çdo fletë protokolli, në çdo pasaportë e në çdo institucion.

Hipokrizia na rrethon, sërisht thërras vëmendjen e lexuesit, sepse edhe tek Marshimi i Liderëve, të cilët ngritën lapsat për të drejtën e Fjalës, Mendimit dhe Shtypit… ekzistonte hipokrizia. U çudita pa masë kur pashë drejtuesit e Tunizisë, Turqisë, Egjiptit, Rusisë, Hungarisë … të manifestonin për Lirinë e Fjalës, të Shtypit… ! Në këto shtete këto liri paguhen me burgim ose vrasje! Sa gazetarë, sa qytetar laikë po kalben nëpër burgjet e këtyre vendeve.

E nuk po dëshiroj aspak t’i futem historisë përse Shqipëria duhet të nderojë dhe festojë në mënyrë eskluzive 11 Janarin 1946! Republika nuk zgjidhet nga Parlamenti, ashtu siç bëri Zog më 25 janar 1925. I cili mbas dy vjetëve u mërzit me Republikën, i piu lëngun dhe tha: Vetëzgjidhem Mbret!

Sa Turp!

Po ajo që është më e trishtuara sot, sepse e quajmë veten të “shkolluar”, pranuam që Presidenti Nishani të dekorojë të vetëzgjedhurin mbretin Zog me Urdhrin e Flamurit Kombëtar të Republikës, në nëntor të vitit 2012.

A e kuptoni të nderuar lexues përse nuk përmendim, nuk festojmë, nuk nderojmë Republikën? Ne jemi bërë lëmsh me historinë, ne kemi lejuar ta bëjnë lëmsh historinë “baballarët” e Kombit. Kur arrijmë dhe nuk kuptojmë fenomenologjinë e shkaqeve historike që bënë të mundur lindjen reale, me Votën e Popullit, të një Republike Shqiptare, si mund të kuptojmë dhe të analizojmë drejt proçeset historike, kur edhe sot e kësaj dite ekziston frika të luftosh me logjikë e fakte për të vërtetën! Mbetem pa fjalë kur shikoj të festohen vetëm datat e lindjes së partive në Shqipëri apo të lëvizjeve demokratike; ndërkohë që Data e Datave është harruar: Lindja e Republikës së Shqipërisë!

Festa e Republikës është gjëja më madhështore që Bota Perëndimore feston dhe nderon denjësisht si festë Kombëtare.

Njëherë një student më pyeti: “Si e kuptoni Ndërgjegjen Kombëtare?”

Ju përgjigja: Kushtetuta e Republikës sot fillon me këtë fjali: “Ne, Populli i Shqipërisë, krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen…”.

Fatëkeqësisht sot kemi humbur tërësisht konceptet themelore që krijojnë Ndërgjegjen Kombëtare i dashur student; ne nuk jemi më të vetëdijshëm për historinë tonë dhe nuk kemi përgjegjësi për të ardhmen, sepse po t’i kishim këto dy cilësi që përmend, nuk do mundeshim dot kurrë të barazonim dhe t’i jepnim të njëjtin titull – Nderi Kombëtar – Skënderbeu baraz me Zogun, baraz me Bajram Currin, Ballistët baraz me Dëshmorët e Kombit. Cilët janë tradhëtarët dhe cilët heronjtë? Po ta kishim kuptuar nuk do vendosnim në diskutim Historinë e Kombit Tonë, nuk do kishim bërë Heronj tradhëtarët dhe nuk do kishim mohuar kurrë, për asnjë arsye në botë, Themelimin e Republikës sonë më 11 Janar 1946.

Dr. Kesiana Lekbello January 17, 2015 13:27
Komento

34 Komente

  1. Fevzi Ahmet Berisha January 17, 13:50

    BRAVO,POR NE KETE VEND NUK KA ME SHQIPETARE,ATA JANE ZEVENDESUAR ME FISE BARBARE TE ARDHUR NGA VERIU ACAR QE QUHEN SALISJANE QE VERTETOJNE TEORINE E DARVINIT SE PO U DEL BISHTI!

    Reply to this comment
  2. Lion January 17, 14:35

    Nje kritike e drejte. Po per ke? Kreret e sotem tremben si djalli nga temjani te kujtojne 11 janarin e vitit 1946 pas Republiken e themeluan ata qe cliruan vendin nga nazifashistet. Ndryshe do te ishte po ta kishin bere ballistet apo bashkepuntoret e fashizmit, se ne fakt ata jane dekoruar keto kohet e fundit.

    Reply to this comment
  3. Cœur January 17, 16:03

    uuuuuuaaauuuu
    Dr Lekbello
    me qorodite ,me qorodite fare .
    dhe ne mos gaboj e ke artikull te perseritur kete , ndoshta i ke nderruar fjalet pak ,ose dhe ndoshta gaboj …
    te ka zene meraku per republiken , nga Holland kalon te Zogu
    ne fakt te ka zene meraku me shume te besh politike sepse histori ka pak ne kete artikull
    e di ti DR Lekbello ,si u shpall republike ,kush e shpalli republike [majmunesh socialist]
    qe vetem me socializmin nuk kishin lidhje ???
    perse 11 janari ??
    DR Lekbello ,shume nga keto pergjigje i di vete ti ,po une do te them njeren
    ata Baballaret e republikes se 11 janarit ,kaluan ne sater gjithe deputete e ketij vendi
    zvarriten burgjeve dhe internimeve gjithe familjet e tyre .

    Republika jote i ka rrenjet ne gjak !

    Ne janar te 46 themeluat republiken e sklleverve ,duke ekzekutuar kokat e ketij kombi .
    Mos i jep pergjigjen atij studenti ne ate menyre
    i thuaj vargjet e T,Xhagjikes

    ……Republike e mjera Republike
    ti do te jesh perseri me mua
    POR SOT TE TE PESHTYJ UNE DUA !

    Reply to this comment
    • Gregor January 17, 18:03

      Ti ceaur, a cfare emri ke, je vetem CIANUR. Kur flisni ju, vetem helm nxirrni nga goja.
      Republika eshte kjo qe thote Lekbello dhe i gjithe populli, dhe jo ju fashistet e dikurshem dhe kolaboracionistet e sotem, qe bashke me ju shkaterruat dhe helmuat SHQIPERINE e shqiptaret.

      Reply to this comment
  4. Shqiptari January 17, 16:28

    Te lumte Dr. Lekbello e jua them si jurist qe punoj dhe jetoj jasht. Vendet Perendimore nuk e fituan Republiken pa gjak, por ai gjak i derdhur krijoj bazat e cdo shoqerie, mjafton te kujtojme Revolucionin Francez. Shkrimi, jo vetem te bene te reflektosh, por mbi te gjitha, jep nje informacion te sakt, sepse Votimi i Popullit per here te pare ne 1946 eshte themelimi i Republikes edhe pse ajo Republike u kthye ne Diktatur, Fakti juridik, pra qe Populli Shqiptare Voton per here te pare ne gjithe historine e tij shekullore eshte nje fakt jasht mase i rendesishem, ndaj dhe mbetet data qe duhet festuar. Perse nuk festohet Republika ata qe e mbajne veten per historian, apo dhe gazetaret duhet te shkojne dhe te pyesin keta politikane qe drejtuan vendin dje dhe sot. Suksese!

    Reply to this comment
    • Cœur January 17, 17:12

      SHQIPTARI
      do jesh juridiks ti ,se juristet e kane ca ndryshe gjykimin

      1]te gjithe e kane fituar Republiken me gjak ,por kane luftuar pushtuesit
      ata qe vrate ju ,qe u gjykuan nga ca marangoze prekuror , ishin firmatare te pavarsise dhe partizane te oreve te para ,ne kryesine e LANC
      2] Votuan per here te pare ne 46 dhe qenka fakt juridik ??
      ke goditur dhe koken qysh i vogel ,jo shkolle qe nuk ke [nuk eshte hera e pare]
      Cfare votuan ???
      emri: enferr
      kantidatura : envorr
      partia: enferr
      populli : parti enverr jemi gati kurdoher
      alternativa
      PUSHKATIM PA GJYQ !

      ne aspektin juridik ,zgjedhje quhet kjo ??

      e pra aty ndalo te Diktatura
      Nuk festohen diktaturat ,DENOHEN ME VDEKJE DHE MBAS VDEKJES
      EDUKOHEN BREZAT QE TI NEVERISIN REPUBLIKAT E DIKTATURAVE !

      Reply to this comment
      • Rebeli January 18, 08:56

        Ju e fituat me mish te pjekur Gerdeci republiken tuaj maloke or te.Ti veme si ditelindje 15 marsin.Ka per ti pelqyer dhe doktor Adhamudh Berishoviqit.E keni qind perqind fitore te paster mbi bashkekombasit tuaj.Fillo me dy prillin vazhdo me 97 Mbaroje me Gerdecin dhe 21 janarin.Zullumet dhe helmi juaj jane te fresket fare.Sa te jeni gjalle kane per tu ndjekur hijet e te vrareve bashke me urrejtjen popullore.

        Reply to this comment
  5. Shqiptari January 17, 17:48

    Kuptoj zoteri dufin dhe urrejtjen tuaj ndaj diktatures, te cilen e denoj ashtu si ju, por nuk kemi perse te ngatarrojme urrejtjen ndaj nje diktature me nje fakte historik.Kodi penal apo ai civil dhe e drejta juridike kur flet per Republiken niset dhe konsideron themelimin e saj qe kur populli per here te pare zgjedh cfare deshiron te jete,Ajo date mbetet data e themelimit te Republikes, per historin tone. Dr. Lekbello ka te drejt, problemin dhe fajin nuk e ka ky shkrim, por mungesa e Liris dhe Debatit demokratik dhe kostrutiv qe ekziston ne Shqiperi. Kur askush nuk shpjegon si dhe si linden Republikat kendej nga Perendimi, keshtu do vazhdoj kjo pune ne Shqiperi. Nese ju zotri njihni nje date tjeter historike kur Populli, jo burrat, (por grat bashke me burrat), votuan per here te pare, atehere keni te drejt, por para 1946 zor se do gjeni nje popull te bashkuar te votoj per Republiken.

    Reply to this comment
    • Cœur January 17, 18:27

      Jo , nuk eshte urrejtje .
      Eshte mania qe keni ne ndryshimin e historise .Ju nuk e denoni diktaturen , ju heshtni , kjo eshte shume afer pranimit te saj . .
      Nuk ishte Republike dhe u kthye ne diktature .Ishte Diktatura e Proletariatit dhe u shpall Republike ,u vetshpall me sakt .
      Nqs kjo eshte e drejte ,ateher njohim dhe monarkine ,fakt historik ngelet dhe ai .
      U vetshpall apo u votua ,nuk ka rendesi sot …apo jo ?
      Perendimi nuk i ka shpallur Republikat nen emra diktatoresh dhe as nen diktatura
      revolucioni dhe diktatura nuk jane njesoj .
      kane votuar dhe grate ,kane qene dhe pjesmarrese ne politike ,sigurisht jo si ne Republiken tuaj dhe te Lekbellos ,ku si ju thashe alternativa ishte “voto envorrin ose je armik i popullit” ,pra kjo i heq te drejten e votimit per here te pare …nuk ishte votim ishte pushkatim .Nuk ishte popull i bashkuar ,ishte popull nen diktature .Pak a shume si ato filmimet qe realizon SS ne kampet e perqendrimit ….ishin te gjithe te lumtur .Perendimi i ka shpallur :Genocid kunder njerzimit” …ka ende njerez qe i justifikojne …por ama genocid ngeli …
      dhe kjo aty eshte .47 vjet genocid ,republike diktatoresh .

      Nuk e dua kete republike , dhe femijet keshtu do i edukoj ,shqiptare pa republiken e Lekbellos dhe tuajen . As neper mendje nuk do kerkoja festime
      ne 46 thjesht keni vrare, keni shpallur
      Republiken e vrasesve, jo te shqiptareve !
      [prandaj dhe askush nuk e kujton ,nuk keni arsye festimi ,thjesht ulni kokat ]

      Reply to this comment
      • feniks January 17, 19:04

        O trushkuluri “cianur”!
        Po si te mos i pushkatonte Enver Hoxha ata deputetet,qe kur lexon komentet e tua tere urrejtje antri shqiptare thua:I LUMTE DORA ENVERIT!!!
        Po REPUBLIKA eshte e popullit e jo e TRADHETAREVE apo spiuneve te huaj!
        Republika e Shqiperise i ka rrenjet ne GJAKUN E DESHMOREVE TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE kunder [pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre ballisto-zogiste!
        Ne te gjithe Europen kolaboracionistet u PUSHKATUAN OSE U VAREN ne mes te qyteteve si TRADHETARE!
        Rraca jote e poshter mund te jete anti komuniste,por kjo nuk te ben edhe ATDHETAR!
        Ti je antikomun ist se je ne radhe te pare ANTI SHQIPTAR!!
        Mos e prano SOCIALIZMIN,por te vertetat thuaja!
        Po sot e 24 vjet cfare keni bere ju KELYSHET E BALLIT?
        Nje vrime ne uje!
        Asnjehere nuk ju votoi populli se ju jeni KERMAT e tij!
        Ju gjithmone keni bashkepunuar me ARMIQTE E SHQIPERISE si para LUFTE edhe sot e 24 vjet,qe mbeshtetet ARMIKUN E ZI Sali Berishen!!!
        Hyyyy,VRROMA FASHISTE!!!
        A i ke numeruar sa te VRARE E TE HUMBUR ka patur keto 24 vjet nga KLIKA Berishiane?
        Ku jane themeluesit e PD-se sot???
        Kush i grabiti pasurite kombetare 50 vjecare te SOCIALIZMIT keto 24 vjet???
        Pse jetojme sot me keq se para 90-tes???
        Eh,o GELBAZE TUBERKULARE kur derdellit edhe ti per demokracine!
        DEMOKRACI KISHTE VETEM NE SOCIALIZEM E JO SOT!
        Sot ka “DEMOKRACI” vetem per HAJDUTET,KRIMINELET etj e jo per popullin!!!

        Reply to this comment
        • Cœur January 17, 19:38

          po po ,republika e popullit ,lufta e popullit ,partia e popullit
          bunkeri i popullit ,burgu i popullit , te gjitha ne
          Emer te popullit
          shiko cfare kenge me derguan sot ,kengen e popullit
          republikes popullore
          🙂 🙂 🙂
          mora pushken dola malit
          te luftoja per atdhe
          ku ta dija une i ngrati
          se armiku ishim ne
          mora pushken dola malit
          te luftoja per liri
          ku ta dija un i shkreti
          se armiku ishe ti
          mora pushken dola malit
          te luftoja ne furtune
          ku ta dija une i ngrati
          se armiku isha une

          xhaxhi Feniks ,mos u nxeh kaq shume ,se demton zemren
          kto artikuj nuk duhet ti lexosh ti ,
          lexo Luftar Pajen vetem 🙂

          Reply to this comment
          • N.VJOSA January 17, 20:29

            Moj ti Vrroma e ketij forumi,
            Po nuk pashe nje koment tendin qe te afirmoje dicka positive per kete Popull dhe per kete Republikë!…
            Po te pyes direkt:
            Cilit Formation Politik i perket moj Sorrë ?…
            Qe je nje genjeshtare qe vetem grin e grin papushim ate Sallaten tende te helmuar, kjo nuk eshte veshtire te kuptohet…
            Ajo Republika qe u krijua ne 11 Januar, u votua nga shqiptaret, ne menyre plebishitare, te cilet edhe pse ishin 90 Perqind analfabet, duheshin marre perdore, sic merrte Qorri….
            Duhet ti neneshtroheshin nje Disipline , se nuk ka shtet ne Bote qe te eci para me anarshi!…
            Nuk ka shtet ne Bote qe te mos denoje Spiunet, sabotatoret, diversantet, terroristet!…
            Pergjigju moj Sorrë, ne cilen periudhe Shqiperia njohu aq shume ndryshime ne prodhim, ne kulture, ne mbrojtjen, ne njohjen nderkombetare…?!
            Perparimi i nje vendi nuk mund te sigurohej pa zbatimin e nje Disipline te hekurt, pa zbatimin e Ligjit…
            Ja, u lame te Lire ju mbeturinat zogiste balliste keto 25 vjet dhe e kthyet Shqiperine ne nje
            B o r d e l l o,
            ku gjysma e popullsise mori arratine dhe kerkon te marre arratine…
            Ai Perbindshi ua ka fajin akoma?!…
            Rralle kam pare e lexuar dike me nje llogjike te çoroditur si ty!….

          • Cœur January 17, 21:39

            ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahhahahhahahahahhahahahahahaahahahahahahhahaahhaahah
            nuk te ka pelqyer kenga besoj
            po pse ,ti e vlereson vargun ?????

            o Neti , flasim ne menyre serioze
            🙂 🙂 joooo ,me ju nuk flitet seriozisht

            deputete Neti ,vrau deputete ne 46
            ishin firmatar te pavaresise ,ishin te gjithe komisar dhe ne krye te LANC
            e ktheu kuvendin ne teatrin e kukllave
            ?????asgje nuk dmth kjo ???

            cfare ka lidhje ketu formacioni im politik ??
            aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa 🙂
            pse perseri me politik do merrem une
            kam qe ne 1956 qe politika u mor me mua

            ama e dike qe paskan qene qorra ,por do qe une te festoj dhe te brohoras nje Republike qorrash dhe horrash ….te shkel me kembe mbi gjakun e tyre ???
            jo ,mor i dashur dhe i trashur Neti
            une nuk jam kokepalar e 21 janarit
            ti je mesuar te amnistosh krimet dhe te gjakosesh duart nga duartrokitjet
            UNE JO ,NUK JAM SI TY !

            Sorra pyet inteligjencen tende
            Cili ishte ai vend te Europes ,qe doli nga Lufta e dyte boterore i zhvilluar ??
            dhe ajo qe me habit me shume
            tani qe shoh gjithe Europen ,si ja paskan dale keta pa displinen e envorrit ?
            pa vrare e burgosur ,pa internuar ,pa kocka anonime ??Pa republike diktatoresh ??

            kto 25 vjet nuk linden nga hici
            jane filizat e partise tende , eshte njeriu i ri i riformuar
            ti je me shkolle ,e di mire se cfare eshte kjo qe them une ,
            na i late ne dore neve ??
            jo ,ngelet pa buke , u veremoset nga pamjet e Caoceskut , asgje nuk lihet
            enderra ishte qe Ermali te kishte ende ciflig Shqiperine
            por cfare ti besh , enderrat jo gjithmone realizohen …sidomos enderrat me gjak .
            po ti mos u arratis , kthehu te bunkeri
            dhe gjyshe Nexhin gjalle e ke 🙂
            merre dhe Feniksin …festoni republiken
            Cfare te them me , nejse dhe pse me shan ,une perseri do i them , perseri dhe perseri
            po dhe ti
            ne emer te popullit
            mos ler me gje pa thene
            vetem sharja ju ka ngelur
            nuk shani neve ,urreni veten , jetuat dhe himnizuat nje klase bastardesh , ju vjen aq hidhur qe e harxhuat jeten kot .
            Klase bunkeri …kaq do kujtoheni !

            21 janari eshte festa e Republikes
            jo asaj te envorrit ,e asaj te shqiptareve .

          • Tartufi January 17, 22:14

            Neti pensionisti i sakatuar ne te gjitha kuptimet,nga trute dhe nga trupi,se bashku
            me lekbellon varfanjaken ne shkrime . Kjo
            republike qe ka ngelur,qe nuk e festoi dhe
            rilindija eshte republika e tredhjes se shqiptareve,o me force o me te mire. Ti o
            kafkalla Vjosa i takon te tredhureve me
            deshire i republikes se dylberit.

          • N.VJOSA January 17, 23:13

            Per ty Sorrë
            që di vetem te besh krrrau-krrrrau…
            Dhe per [email protected] Tartuf Hipokrizia,
            Sorrë, mbaji kembet ne toke dhe mos i ngri PERPJET…!
            Krahason Italinë, Belgjiken dhe Austrine me Shqiperine?!… (kur thua keto vende si kane ecur …pa disiplinen e Perbindshit…)
            Kaq naive je?!…krahason Italine, djepin e Qyteterimit BOTEROR, …krahason Shqiperine me Belgjiken, e krahason me Austrine e Kaizerit qe kish Shtetin me te madh te Europes?!….
            E krahason me Shqiperine e Tanzimatit, qe Universitetin e pare ua krijoi AI, Perbindshi, para 60 vjetesh..?!
            Kur te tjeret universitetet i kishin disa shekuj me pare?!….
            Prandaj te them: ULI KEMBET NE TOKE…DHE MOS I MBAJ PERPJET…(ja keshtu bie e gjithe sallata jote bajate!…
            Ndersa per ty @Tartuf, te jap plotesisht te drejte…Nuk e dija se ke qene ne Spaç, ore Shejtan….!!!!!!
            Tani e kuptova se ku e ke mesuar e shijuar Zanatin e Sherbetin evjeter te D y l b e r i t ….
            Bravo Tartuf Hipokrizia e Molierit te D y l b e r i t….Sa vjen dhe behesh me i embel….
            Juve ku ndihmoft Zoti,
            se Robi nuk ka se çfarë tu bejë…..!

      • Lion January 18, 00:05

        Qenke me te vertete Cianur dhe me te vertete i ngeshem!

        Reply to this comment
        • Cœur January 18, 01:06

          dhe ti boll i ngeshem dukesh derisa na lexon
          por per epitet me gjej ndonje tjeter mor burrrrr
          mos kopjoni 🙂

          jini pak te pervecem te pakten ne sharje
          ngelet turme e kolektivizuar gjithe jeten

          Reply to this comment
  6. M A R K O January 17, 17:56

    Ne kemi nje feste te Republikes.. por kemi politikane koqekandari…

    Reply to this comment
  7. Shqiptari January 17, 18:42

    Naten e Mire zotri, mos ofendoni, kuptoj urrejtjen tuaj qe ju humb llogjiken. gjithe te mirat

    Reply to this comment
  8. ay January 17, 21:07

    Vetem nje feste festojne te gjithe shqiptaret: 28 nentor 1912!Ajo eshte krijimi i Republikes se Shqiperise

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA January 17, 23:25

    Per ty Sorrë
    që di vetem te besh krrrau-krrrrau…
    Dhe per [email protected] Tartuf Hipokrizia,
    Sorrë, mbaji kembet ne toke dhe mos i ngri PERPJET…!
    Krahason Italinë, Belgjiken dhe Austrine me Shqiperine?!… (kur thua keto vende si kane ecur …pa disiplinen e Perbindshit…)
    Kaq naive je?!…krahason Italine, djepin e Qyteterimit BOTEROR, …krahason Shqiperine me Belgjiken, e krahason me Austrine e Kaizerit qe kish Shtetin me te madh te Europes?!….
    E krahason me Shqiperine e Tanzimatit, qe Universitetin e pare ua krijoi AI, Perbindshi, para 60 vjetesh..?!
    Kur te tjeret universitetet i kishin disa shekuj me pare?!….
    Prandaj te them: ULI KEMBET NE TOKE…DHE MOS I MBAJ PERPJET…(ja keshtu bie e gjithe sallata jote bajate!…
    Ndersa per ty @Tartuf, te jap plotesisht te drejte…Nuk e dija se ke qene ne Spaç, ore Shejtan….!!!!!!
    Tani e kuptova se ku e ke mesuar e shijuar Zanatin e Sherbetin evjeter te D y l b e r i t ….
    Bravo Tartuf Hipokrizia e Molierit te D y l b e r i t….Sa vjen dhe behesh me i embel….
    Juve ku ndihmoft Zoti,
    se Robi nuk ka se çfarë tu bejë…..!

    Reply to this comment
    • Cœur January 18, 00:55

      jo ,une kur lexoj ty marr qendrim gatitu
      si ne zbor ….nuk kam qene ndonjeher ,por e di qe ajo klase je 🙂

      aha ,nuk paska krahasim ,
      e pra si ta rrotullojme gjuhen .por ama ata qe u pushkatuan ,burgosen ngelen kenetave ishin te gjithe te diplomuar jashte …po kete se di ti
      ti di vetem koperativisten Lenka ,injoranten dhe putanen pa shkolle Liri Gjoliku ,kepucaret gjyqtar dhe marangozet prekuror …ne dor te tyre ngeli vendi
      ngeli vetem xhaxhi envorr ,qe dhe pse me bursen e A.Zogut shkollen se mori
      por ama ai qe marrte nga ditet tuaja ,ngaqe ishte shume i ditur dhe e perparoi Shqiperine …hapi universitetin …ja vuri emrin “envorr”, tezat e provimit ishin mbi marksizem leninizmin dhe librin “rreziku angllo amerikan”
      aaaaaaaa pika thuaj … bie sallata ime apo ty te mbaroi ideologjia ??

      o Neti ,ato qe shkruaj une jane fakte .Medalja juaj ngelet
      vrasja ,diktatura, sharja
      ti ke vetem ….envorr…vrrome dhe kembet ….gatitu 🙂
      dhe Zotin lere atje ku eshte ,komunistet nuk kane zot ,kane vetem parti .
      Komunizmi eshte ne toke ku se do asnje dhe ne ferr ku tashme jane !

      Reply to this comment
      • N.VJOSA January 18, 11:42

        Nuk ka koment, qe te mos merresh me Perbindshin!…
        Ne nje Vrime i bie Fyellit…
        Jetojme ne 2015-te!….
        Zgjohu!…
        Envorri, siç i thua ti ka kthyer patkojt qe ne 1985-ën, te vijë Prilli Plot 30 vjet!…
        Akoma me Perbindshin merresh…?!
        Eshte fjala per R e p u b l i k e n !…
        Ti ne çfare Republikë bën pjese?…
        APO nuk e do fare Republiken me atehere kane qene komunistet!?….
        Kaq keq te ka helmuar Gjyshi?…
        Por ju te helmuarit, jeni nje grusht njerzish…
        POPULLI SHQIPTAR ESHTE MILIONA…
        Edhe Republiken Austriake e çliroi nga Fashizmi Ushtria e atij MUSTAQEMADHIT…dhe populli Austriake ne shenje Respekti i ka ngritur nje lapidar madheshtor ne mes te Vjenes dhe 26 Tetorin e ka F E S T K O M B E T A R E !…
        Se Austria mbeti Austri dhe jo nen Tundren e Vollodjave dhe as te Nazisteve….
        Republika Shqiptare eshte e Popullit shqiptar, ku i mbledh te gjithe tok,
        Puntore, fshatare, intelektuale, me te gjitha pikpamjet, me te gjitha ngjyrat e Y l b e r i t,
        kushdo qe ka ne Pasaporte EMRIN E SHENJT ( per ne shqiptaret) REPUBLIKA E SHQIPERISE….!
        Per kete ben fjale artikulli i DITA -s me EMRIN e z. Dr.Lekbello!
        Meso te respektosh Republiken tende !..
        MOS me trego mua çfare eshte i ashtuquajturi kommunizmi shqiptareve!…
        Rende shoqerore me drejtime te ndryshme ka mbare Bota!…
        Rendet maten nga Ajo SE SA E ÇOJNE PERPARA PRODHIMIN DHE JETEN SHOQERORE NE GJITHE KOMPLEKSITETIN E SAJ…
        Meso o injorante se e Majta, pjese e se ciles Jane dhe te ashtuquajturit komuniste apo socialist, Sozialdemokrat APO Demokrat, perfaqsohen sot nga
        SOCIALDEMOKRACIA BOTERORE, e cila ne evolimin e saj Po ndermerr reforma soziale ne favor te gjithe pjestareve te shoqerise…
        KE DEGJUAR TI TERMIN SHTET SOCIAL…?!…
        Se ti grin sallate dhe nuk kupton se si funksionon shoqeria sot…Duhet te te spjegoje une ketu se Fjala Demokraci, ne thelbin e saj (Demos=Popull, nga grq . Dhe Kraci= sundim, dmth SUNDIM I POPULLIT, dmth Sundim i Shumices…
        Prandaj respekto Shumicen dhe Verdiktin qe dha Sovrani ne 23 Qershor
        Qe do te thote respekto ligjin dhe reformat qe merr Qeveria….deri ne Zgjedhjet e tjera kur te flase Sovrani prape me Voten…e Lire.!
        U zgjata, por tipave si ty duhet tua besh loçka-loçka , siç thone korçaret….
        Dhe tani shko merru me ndonje pune shtepine, ke burr ti, ke femije, u ke gatuar gje per dreke sot?!…MOS shiko mua, se kane gatuar te tjeret per mua, se une jam me pushime

        Reply to this comment
        • Cœur January 18, 12:25

          eeeee po po ,ashtu eshte
          ne 2015 dhe qeverisemi nga sekretaret e
          partise se p[dh]unes
          te kam thene une qe historia perseritet ,me e hidhur se me pare …per te gjithe ata qe nuk nxjerrin mesim nga e kaluara
          NUK E DUA REPUBLIKEN E 11 JANARIT
          DHE FLM O ZOT QE MUND TA THEM PA MARRE PUSHKATIM !
          nuk me helmoi gjyshi mua jo ,me helmon e sotmja kur shoh ku jemi katandisur nga politikat e “zhvilluara” te qelbesires hoxha dhe klanit te tij .
          me helmon e sotmja kur shoh pasaporten e asaj republike bastardesh qe nuk vlen asnje lek ,as te biletat e avjoneve nuk vlen ,te huajt kane radhe tjeter dhe shqiptaret e gjore izolim ne radha pa mbarim .
          por gjyshit ne fakt i detyrohem nje monument , sepse e luftoi ate sistem ,nuk me rriti si dele …si ty .
          nuk duartrokiti asnjeher varjet dhe vrasjet .
          kjo eshte diferenca midis meje dhe teje .
          femijet e tu ngado qe po rriten do jene luftetare , jo si ty
          sepse shpetuan nga republika e janarit !

          E majta sa her vjen ne pushtet i ka aq merak te varfrit saqe e shton radhen e tyre _thoshte S.Pertini .
          une personalisht jam e te njejtes ide .jo per Shqiperine ,aty nuk ka te majte e te djathte ,aty ka vetem hajna qe e kane aq te shkurter horizontin ,saqe ndalojne vetem te llogarite of shore dhe vilat bunker .

          ooooooo ,mos me trazo me verdikt sovrani mua ,se ngeli pa ngrene dhe moderatori
          ne 23 qershor verdikti ishte i HALEances
          vazhdimesi e kokepalareve qe thote ai Shqiptari me poshte , ata qe votuan masivisht …ne janar
          Neti une te shtune e te djele ,vetem qenin kam detyre te shetis ,…
          me pushime nuk iki asnjeher ,nuk jam ne moshe pensioni
          e kam te domosdoshme te bej 10 gjera njehersh
          po ti pusho ,bej ndonje gje me te kenaqshme se do te rritet ca endorfina ne tru dhe do kuptosh ndonje gje me mire
          burrin e kam marre :komunist” …,e le ate te gatuaj dhe te fshij shtepine 🙂 ceshtje ideologjike ….keshtu zbuten 🙂

          Reply to this comment
          • N.VJOSA January 18, 13:31

            Te lumte o Vrromë,
            As mos gatuaj, as laj…
            Vari dhe nje pale bidona atij merhumi , se e meritoka…
            Nejse kjo eshte puna juaj…por une duke lexuar, per ate shokun tend te Ideve, pashe nje koment
            Fantastik, …. duket e ketyre te medhenjve te Humorit:
            (por te pershtatet edhe ty…)
            —————–
            SI SHKUAN GJITHE KETO PUNE…

            Si shkuan gjithë keto punë,
            O Nastro po ta them une,
            Enverit i hengre mu…në,
            Nga e Diela gjer të Shtunë…
            2.
            Gjersa ishte gjalle Enveri,
            S’tu degjua ” maliheri”…
            Ti je pushkë që shkrep tërbuar,
            Kur betejat kane mbaruar…
            3.
            Ndaj, të lutem bena nderin,
            Mjaft “luftove” me Enverin…
            Se kaq shumë sa e përmend,
            Do ta ngjallesh me gjithë mend….!
            Nenshkruar: gjermani fundit.
            ———
            Besoj se dhe ty te rri tamam…
            Kaq,
            mos debato më me mua, se nuk te kthej pergjigje…. se ti qenke nje psikopate e pasherueshme…
            Të bëfte derman Zoti,
            Se Robi nuk ka çfarë të bejë….

          • Cœur January 18, 14:46

            bidona nuk ka me ,kane mbaruar qysh ne radhen e vajgurit ,kur ishim te zhvilluar

            uuuuaa sa keq po me vika ,po pse nuk do te me flasesh ?? mbaruan argumentat ??ngelen vetem bejtet ??….mos e filloni kete loje ,se te kam dimostruar qe nuk ma ke dale ,as kur ishit 200 petrita me bejtexhiun Duka ne krye.dhe pak me i edukuar ,kur flet duhet dhe te degjosh
            ai shoku im i idealeve ,ju ka shkruar dhe do ju shkruaje historine .hapja e dosjeve na con direkt ne gjykaten e Hages .dale shoku Neti ,se nuk ke pare gje ende .do denohen per krime kunder njerzimit .ne na kane edukuar shkollen dhe jo bejtet .durim dhe pak .
            uroj qe te jesh dhe tja arrish asaj dite .Hakmarrja eshte nje pjate qe haet e ftohte ,dhe ne kemi HISTORINE ne anen tone .

            Rahim Neziri – Poezi per Enver Hoxhen
            ky eshte “gjermani i fundit”….keshtu do ngeleni 🙂

          • nastradini January 18, 15:52

            Beji te fala Ermal Hoxhes dhe klanit HOXHA te kokaines kubaneze te Nexhmijes dhe kur te dale nga burgu merre ne Austri si shofer taksie qe te mos harrosh Komandantin legjendar.

  10. info analitike January 18, 11:18

    “Kushdo që dëgjon fillimin e një fjalie të tillë, sigurisht i vjen në shpirt ndjenja atdhetare, ndjenja e Lirisë që Republika, nëpërmjet Kushtetutës të garanton: Lirinë e Fjalës, së Mendimit, së Shtypit, Barazinë e kështu me radhë”

    Kesiana Lekbello duke cituar fjalimin e presidentit Hollande (jo Holland si e shkruan Kesiana) permend nder te tjera edhe lirine e fjales e te mendimit, shtypin e lire, barazine.
    Qe nga kjo premise ajo nuk deshiron te kuptoje arsyen se perse ajo e themeluar me 11 janar 1946 nuk i ngjan aspak republikes franceze.
    Republika jone u themelua mbi dhunen, diktaturen, triumfin e mendimit unik dhe luften mizore ndaj mendimit te lire. Ne nje vend ku votohej 99.99% per PPSH-ne nuk mund te flitet per liri apo alternative te asnje lloji.
    Lekbello pretendon qe te festohet dita e themelimit te Republikes pa bere akoma nje analize te katastrofes njerezore qe ajo solli.
    Lekbello na rreshton si “vend perendimor” por nuk shpjegon ne krahasim me cilat vende jemi perendimore, sigurisht jo me Francen.
    Habit menyra siperfaqesore me te cilen Lekbello trajton tema te tilla historike.
    Fakteve qe sjell Lekbello i mungon pikerisht logjika ndaj ne vend qe ta zgjidhe lemshin ajo e komplikon akoma me teper ate, aq me teper kur e rendit veten ne personat e shkolluar.

    Reply to this comment
  11. Shqiptari January 18, 11:42

    info analitike, shkruan dhe kritikon, jep mendime, e drejta e tij. me 1946 edhe italia apo hungaria, apo shqiperia etj, votuan per te zgjedhur cfare sistemi deshironin, monarki apo republike. fakti qe ne keto vende per here te pare, ashtu si dhe ne shqiperi, gra e burra vajten e votuan, mbetet edhe sotb e kesaj dite per keto shtete, por jo per shqiperin, Festa e Republikes. Lekbellos mos i trego shkollen ti, ajo shkruan, punon dhe jeton ne itali, sic komenton edhe gazeta Dita per te, kur e vlerson nje vend i huaj ske goj te flasesh zotri. po sigurisht ne shqiptaret dime vetem te japim mend e te ofendojme kur nuk e mendojme njelloj.

    Reply to this comment
    • info analitike January 18, 12:12

      “Lekbellos mos i trego shkollen ti, ajo shkruan, punon dhe jeton ne itali, sic komenton edhe gazeta Dita per te, kur e vlerson nje vend i huaj ske goj te flasesh zotri.”

      shqiptari,

      E nise mire por e bitise keq. Lekbello nuk eshte e vetmja qe ka studjuar, jeton e punon ne Itali. Pastaj jo me urdhra se jemi republike e jo diktature.
      Mos perdor mburojen e vleresimit nga shteti i huaj apo faktin se publikon artikuj tek Dita, por argumente sepse nga menyra si argumentohet shihet pergatitja e personit.
      Me vjen keq qe ne mungese argumentesh diskutimi te kthehet ne nje shpalosje vleresimesh si mburoje ose perdoret varianti i sharjeve.
      Kush ka pergatitjen akademike nuk i trembet ballafaqimit por perkundrazi ulet dhe diskuton pa arrogance, mendjemadhesi apo rrahje te kota gjoksi.

      Reply to this comment
  12. nastradini January 18, 15:45

    REPUBLIKA E ENVERIT NUK ERDHI SI DESHIRE E SOVRANIT

    por me urdher nga Moska dhe Beogradi me te njejtin stereotip si Republika Federative Socialiste Jugosllave. 11 janari 1946 eshte nje nga Datat e ZEZA te historise se Shqypnise qe u parapri nga 29 nentori i ZI jugosllave, i cili mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.

    Krahasimet debile qe i ben kjo pseudoshkencetare enversite ne DITA me Republiken e pare Franceze te 14 korrikut 1789 jane mese qesharake dhe pa kurfare llogjike shkencore historike.
    Sepse menjehere duhet te pyesim zonjen Lekbello:

    KU E KA BASTIJEN E SAJ SHQYPNIA NE HISTORI? KU I KA INTELEKTUALET ZHAN ZHAK RUSO, VOLTER, SHARL DE MONTESKY, DENI DIDRO E SHUME TE TJERE QE PERGATITEN POPULLIN DHE REVOLUCIONIN DEMOKRATIK TE PER PERMBYSUR ARSTOKRATINE E LUIGJIT TE 16-TE?

    Ne dallim nga Franca ne Shqypni Republika i importua nga jashte me urdher nga bolsheviket e Moskes permes komuisteve te Beogradit duke vrare dhe duke prere jo koka mbreterish dhe aristokrate, por duke mbushur lumenj me gjak intelektualesh e kundershtaresh politike properendimore, te cilet nuk donin komunizmin ne Shqypni dhe keto vrasje dhe masakra komandoheshin nga aventurieri pa shkolle Enver Hoxha. Ky perben nje ndryshim te madh midis Republikave te Shqypnise dhe Frances dhe per ta mbyllur kete debat pa piken e llogjies njerezore mund te shtojme se Enver Hoxha e beri Shqypnine jo Republike Demokratike, por sic e kishte bere Francen si Luigji i 16-te, si nje CIFLIG personal te familjes se tij.

    Kur Nexhmija e pyeti Ramiz Aline se c’ka populli qe po proteston kaq shume ne vitin 1990 ai i tha:

    NUK KANE BUKE TE HANE.

    Nexhmija ja ktheu:

    PO PSE NUK HANE BISKOTA?

    Reply to this comment
  13. Bocari January 18, 16:04

    u takuan 4 shoqe. Njera kish nje qen te bardhe,njera te zi, njera te kuq. Filluan te zihen me levdata per te zgjedhur me te mirin. Ajo qe skish qen u tha: pushoni moj qyqe qe ziheni. Qen i kuq, i zi a i bardhe, mendoni se behet fjale per te njejten gje, per qenin.
    Kete anekdode ndoshta e kane degjuar shume, po e permend per te terhequr vemendjen tek thelbi i debatit Behet fkale per 1. nje sistem, ne rastin tone komunist, qe ishte nje diktature , qe shfrytezoi shume emra per te trullosur dhe vene ne gjume pjesen me te madhe te popullsise duke e verbuar mendjen e vogel njerezore me parrulla dhe nocione nga me idealistet, por ne fund te fundit ngeli gjithmone ajo qe ka qene historikisht cdo sistem, sic eshte edhe sot kudo ne bote; nje regjim diktatorial i pakices mbi shumicen. Se sa e eger dhe korrupte eshte kjo pakice qe sundon i pershtatet atyre qe e mbajne, e ushqejne dhe votojne.

    Reply to this comment
  14. Liana January 18, 16:18

    @couer

    po ti ke dhe emrin ashtu si je moj bilbil i llogjikes. Per mu je mo e modhja, pas Bules ke lagja ime. Per mu je pena mo e fuqishme dhe mos pusho me shkrujt. Kur jam i merzit dhe jam perdit me politiken hap gazeten Dita dhe kur lexoj se cfare shkrun ti kenaqem dhe qesh. Te falemners!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*